Fjala e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbajtur me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Garnizonin “Skërnderbej”

I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuar deputetë,

Shkëlqesi Ambasadorë,

Te nderuar Gjeneralë,

Ushtarë, Nënoficerë dhe Oficerë,

Të dashur familjarë të ushtarakëve,

Ky ishte shpirti i ushtrisë. Këta janë njerëzit që nuk ndalen para asnjë vështirësie, janë ushtaraket e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Burra dhe gra që sfidojnë veten për ti shërbyer atdheut e për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve të tyre.

Jam thellësisht e emocionuar nga gjithë ç’kam parë me sytë e mi, gjatë këtyre ditëve, për angazhimin vetëmohues të çdo ushtaraku në përballimin e situatës së rënduar të reshjeve e përmbytjeve, me thirrjen e detyrës si motivacionin për t’i shërbyer qytetarëve në nevojë e atdheut tonë të përbashkët.

Është fakt se reshjet e ditëve të fundit shënuan rekord krahasuar me vitin 2015. Por fakt është se, edhe reagimi i Emergjencave Civile dhe i Forcave të Armatosura shënoi rekord për nga shpejtësia dhe efikasiteti. Kjo, sepse, qysh në mandatin e parë kemi investuar e jemi organizuar shumë më mirë për këto ditë. 5 fishuam prezencën tonë në terren krahasuar me 2015-ën duke angazhuar thuajse 3000 efektive, 450 mjete.

Falë këtij organizimi evakuuam 598 familje në gjithë Shqipërinë, duke lehtësuar shpëtimin e 1552 personave. Në terren vetëm për Forcat e Armatosura.

Si kurrë më parë, institucionet e shtetit lokale apo qendrore, bënë maksimumin në një bashkëpunim perfekt. Një falënderim të veçantë i detyrohemi sigurisht Forcave te Armatosura, por edhe kontributeve të pazëvendësueshme të trupave operacionale të policisë së shtetit, shërbimit shëndetësor, OSHEE, zjarrfikëseve, autoritetit rrugor por edhe bizneseve private e njerëzve të thjeshtë me të cilët kemi bashkëvepruar si “shoke armësh” në këto ditë të vështira.

Dua te vlerësoj të gjithë të zgjedhurit, deputetët e kryetarët e bashkive, për angazhimin personal e institucional me të cilët kemi koordinuar hap pas hapi. Një vlerësim të veçantë për prefektët, që pak ditë punë në detyrë nuk i pengoi te bënin më të mirën e tyre ne menaxhimin e emergjencës falë eksperiencës së përfituar si ish drejtues ushtarak.
Të gjitha këto institucione të koordinuara nga kryeministri, si rrallë here në këto 27 vjet, bënë maksimumin e tyre, mes mundësish e pamundësish, e funksionuan si një mekanizëm perfekt zvicerian, krejt i rralle për traditën tonë ballkanike.

Kjo ishte vetëm faza e parë e përballimit të emergjencave. Puna jonë sapo ka filluar. Kemi ngritur qendrën e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave. Po koordinojmë me partneret tanë në NATO e BE dhe me gjithë donotarët e tjerë për menaxhimin më të mirë të mundshëm të ndihmave me qellim kurimin e çdo plage që la pas kjo fatkeqësi nga Kamza, Fushë - Kruja, Fieri, Vlora, Berati e deri në Gjirokastër.

Megjithëse kjo emergjence na la me 65 ura te dëmtuara, do të vazhdojmë të punojmë për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve e mjeteve në çdo zonë, edhe nëse kjo kërkon angazhimin tonë dite-natë, në kushte ekstreme, e kohë rekord si rasti i urës së Derëzezës. Dhe meqenëse urat janë kryefjala e nevojave emergjente, përfitoj nga rasti të falënderoj vëllezërit kosovarë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, krahun tjetër të Shqiponjës, për ndihmën e parë drejt Tiranës, me gati 100 metra lineare ura bejli, aq te domosdoshëm në ketë moment.

Në këto ditë po flitet shume për Forcat e Armatosura, e kjo jo prej përvjetorit të 105-të të themelimit, as se jemi përballur me armik e kemi bërë luftë. Nuk rreshtin fjalët motivuese e solidarizuese të qytetarëve për ushtarët tanë me mirënjohje e vlerësim. Si rrallë here më parë, ka një konsensus të gjerë për një reflektim ndaj qasjes e vlerësimit të shtetit ndaj Aorcave të Armatosura.

E përsëris, nuk jemi mbledhur këtu në shenjë mirënjohjeje vetëm për këtë rast. Ky është një nga qindra raste ku ju jeni ndodhur sa herë të tjerët janë dorëzuar përballe forcave ekstreme të natyrës, dhe jo vetëm. Ju keni qenë gjithnjë garancia ditë-natë, në përmbytje e në zjarre, në zheg e në borë, duke hapur rrugë e duke ndërtuar ura, e duke ju ndodhur pranë çdo njeriu të dobët e pafuqishëm e duke rritur hap pas hapi besimin dhe sigurinë tek shteti ynë. Kjo kartoline sot, është garancia e vërtete se ky vend ka djem e vajza që i dalin për zot në ditët më të vështira.

Kur një familje shqiptare është në nevojë emergjente, e përmbytur a e izoluar, ditën apo natën, detyra ju kërkon e ju niseni atje. Është një familje tjetër qe lini pas, familja juaj qe jeton me emergjencën, në merak për ata që kanë nevojë por edhe për ju. Është një nënë apo një grua, apo disa fëmije që mendojnë se e kanë djalin, a burrin a babain, të zhytur në ujë, a në mes të zjarrit, duke u hedhur nga helikopteri a të bllokuar në borë. Edhe familja juaj sakrifikon me emergjencën si ju. Prandaj sot këtu nuk kemi ftuar vetëm ushtarakët, por edhe familjet e tyre, nënat motrat e fëmijët e tyre. Ndaj një falënderim të veçantë e kam kryesisht për ju nëna, bashkëshorte e fëmijë të ushtarakëve që jeni mbështetja e tyre në këtë profesion plot sfida e kufizime.

Forcat e Armatosura do vazhdojnë të jenë në shërbim të atdheut e në balle të punëve më të vështira, ditën e natën me të njëjtin përkushtim disiplinë e vendosmëri siç kanë punuar çdo herë. Duke qenë se emergjencat civile janë tanimë fushë përgjegjësie e FA, në na pret një riorganizim akoma më i mire në vitet e ardhshme. Menaxhimi i situatës së përmbytjeve nxori ne pah shume aspekte qe duhen përmirësuar. Kemi evidentuar mangësi por edhe mundësi për të vënë në punë të gjitha strukturat mbështetëse e për te mbajtur e ndarë përgjegjësi me gjithkënd qe ka një rol ne parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave. Specialistët tanë, nuk do jene ne terren jo vetëm për te menaxhuar emergjencën por edhe për të bërë analiza te hollësishme mbi shkaqet dhe përgjegjësit. Ne asnjë rast nuk do të lejojmë që sakrifica e ushtrisë te përdoret për te mbuluar përgjegjësitë e të tjerëve. Dhe këtë duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve.

Duke e mbyllur nuk mund te le pa përmendur e falënderuar te gjitha vendet aleate dhe partnere qe iu përgjigjen thirrjes sonë për mbështetje dhe na u gjenden pranë gjate kësaj jave te vështirë. Pamë nga afër se solidariti dhe uniteti janë vlera që në vendet demokratike anëtarë të NATO-s dimë t’ja shfaqim njeri tjetrit.

Së fundi, por aspak për nga rëndësia, kam një falënderim te veçantë, në emër të të gjithë ushtarakeve për kryeministrin e vendit, Edi Rimën, për qasjen dhe vëmendjen e veçantë që po tregon e do tregoje për të gjithë djemtë dhe vajzat nën uniformë te forcave te armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Dua ta mbyll fjalën time duke ju ftuar kryeministër në podium për te dekoruar se bashku flamurtaret e reparteve ushtarake qe u dalluan në përballimin e kësaj jave të vështire emergjencash.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor korrik 2018Ditari, të rejat kryesore korrik 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Gusht 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria10 gusht 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2018
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2