Fjala e ministres së Mbrojtjes në prezantimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018

Projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018 siguron vazhdimësinë e zhvillimit të reformës së Mbrojtjes, në përputhje me angazhimet dhe detyrimet si vend anëtar i NATO dhe kërkesat e dokumenteve kryesorë të planifikimit dhe programimit që ne kemi për Forcat e Armatosura.

Shqipëria ka marrë një angazhim në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që buxheti i Mbrojtjes deri në vitin 2024 të arrijë vlerën e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Para zhvillimit të Samitit të NATO të këtij viti, në muajin prill Ministria e Mbrojtjes ka dakordësuar me Ministrinë e Financave për një plan rritje të buxhetit të mbrojtjes deri në vitin 2024.

Në terma reale projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ka rritje të ndjeshme në krahasim me 2017. Konsolidimi makro-ekonomik dhe fiskal, tashmë ka krijuar premisat e duhura, për plotësimin e detyrimeve të qeverisë shqiptare ndaj Aleancës.

Shqipëria, është një vend që ka nevojë për më shumë rrugë, shkolla, spitale, kopshte, infrastrukturë dhe, debati për të shtuar buxhetin e mbrojtjes, kur nuk ka një rrezik direkt të jashtëm, është i vështirë. Gjithsesi, bazuar në këtë buxhet që na është vënë në dispozicion, ne e tejkalojmë lehtësisht nivelin e ambicies kombëtare, duke marrë pjesë në të gjitha operacionet e NATO.

Për hartimin e buxhetit 2018, strukturat e Forcave të Armatosura, janë mbështetur në dokumentet e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake, Planin Afatgjatë të Zhvillimit 2016-2025, planet mbështetëse e në kërkesat e paketës së objektivave të kapaciteteve. Ai përfaqësohet si përkthim i objektivave të vendosura gjatë fazës së planifikimit dhe kërkesave operacionale, që i nevojiten strukturave të Forcave të Armatosura për të përmbushur misionin e tyre kushtetues.
Trendi i rritjes është i dakordësuar gjithashtu edhe me aleatët strategjike amerikanë si edhe me vete NATO. Kjo dakordësi është pritur me vlerësim maksimal pozitiv pasi kemi qenë një nga vendet e para që paraqitën trendin rritës të buxhetit.

Ne buxhetin do ta ndihmojmë edhe me asistencën e aleatëve dhe grantet për vitin 2018. Janë 230 mjete të blinduara, që nëse do të bliheshin të reja, mund të kapnin një vlerë të përafërt me 40 milion dollarë amerikanë. Në fund të këtij viti, Ministria italiane e Mbrojtjes do të dhurojë 5000 armë automatike, vlera e të cilave, nëse do të bliheshin, do të kapte vlerën e 7 milion eurove. Si dhe do të përfitojmë edhe nga granti i përvitshëm turk. (rreth 1 milion dollarë në vit).

Ka një ridimensionim të punës së Forcave të Armatosura në shërbim të komunitetit për Emergjencat Civile. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave i është bashkuar strukturalisht Ministrisë së Mbrojtjes. Ne kemi filluar përshtatjen e strukturave ushtarake për t’iu përgjigjur sa më shpejt të gjitha emergjencave me të cilat përballet popullata.

Do të shfrytëzojmë në maksimum burimet financiare në dispozicion për përballimin e emergjencave civile, por duke koordinuar më mirë punën me pushtetin lokal, në mënyrë që fondet, që bashkitë dhe prefekturat kanë në dispozicion për emergjencat civile, të vihen drejtpërdrejt në shërbim të emergjencave civile. Shumë bashki kanë fonde që nuk i shfrytëzojnë, apo i kalojnë në aspekte të tjera, duke sjellë barrën më të madhe tek pushteti qendror.

Shpenzimet kapitale (investimet) për vitin 2018, kanë një rritje prej 32% më shumë se sa 2017. Kërkesat për modernizim, janë hartuar duke u bazuar ne Programet e Mbrojtjes dhe në Listën e Integruar të Prioriteteve. Këto kërkesa përfshijnë projekte që janë në vazhdimësi si: “Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të hapësirës ajrore”, implementimi i të cilit filloi që këtë vit. Ky projekt është me një shtrirje kohore prej 3 vitesh dhe kushton përafërsisht 22 milionë dollarë. SHBA financon rreth 3 milionë dollarë për projektin. Aktualisht vëzhgimi i hapësirës ajrore kryhet nga NATO.

Sistemet e armatimit në anijet patrulluese janë një objektiv tjetër me rëndësi. Për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar në buxhet projektin e pajisjes së anijeve patrulluese të klasit Iliria me sistem armatimi 20mm. Anijet patrulluese të klasit Iliria nuk kanë sisteme armatimi dhe pajisja me këto sisteme, ndikon në rritjen e operacionalitetit të këtyre anijeve në kuadër dhe të misionit paqeruajtës në detin Egje. Të dy këto projekte, zënë rreth 68% te investime ne total, që korrespondon me vlerën 1.5 miliard Lek.

Gjithashtu, prioritet do të kenë sistemet e mbështetjes me zjarr, sistemet e zbulimit taktik, sistemet vetëmbrojtëse të helikopterëve.

Një projekt tjetër i rëndësishëm, sikurse thuhet në programin e qeverisë, është Grup -batalioni I Këmbësorisë së Lehtë, si një pjesë tejet e rëndësishme e paketës së objektivave të kapaciteteve të NATO për vendin tonë. Ky objektiv duhet plotësuar me të gjithë komponentët e tij në janar të vitit 2019. Plotësimi i pajisjeve luftarake individuale dhe kolektive në funksion të Batalionit II të Këmbësorisë, i cili është dhe thelbi i grup-batalionit të këmbësorisë së lehtë, përveç të tjerave do të rrisë operacionalitetin e Forcave të Armatosura.

Në fushën e infrastrukturës, prioritet do të ketë ndërtimi i objekteve të reja dhe rikonstruksionet e ambienteve të Forcave të Armatosura për krijimin e kushteve të sigurisë në njësitë e reparteve ushtarake, modernizimin e kushteve të ruajtjes së armatim - municionit, krijimin e kushteve të favorshme për personelin ushtarak .
Brenda fondeve të planifikuara në zërin “Mallra dhe Shërbime”, do të vazhdojë të realizohet me sukses mbajtja e gatishmërisë operacionale e teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura nëpërmjet: realizimit të shërbimeve për mirëmbajtjen, trajnimit të ekuipazheve dhe personelit të tyre, rritjes së orëve të patrullimit në det (FD) dhe orëve të fluturimit (FAj) sipas standardeve të NATO, sigurimit të karburantit dhe lubrifikantëve, të cilat janë të domosdoshme për mjetet e transportit tokësor, detar dhe ajror të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Një vend të rëndësishëm në artikullin “Mallra dhe Shërbime”, zënë misionet paqeruajtëse ndërkombëtare në të cilat Forcat e Armatosura janë angazhuar; prej të cilave mund përmendim:

  - anije patrulluese në mbështetje të operacioneve detare në detin Egje,
  - togë për detyra ruajtje në Kabul,
  - togë për detyra ruajtje në Herat,
  - përfaqësues në shtabin KFOR; grup special në operacionin ushtarak KFOR,
  - përfaqësues në misionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë,
  - një grup EOD (grup çminimi) në operacionin ushtarak të Bashkimit Europian në Mali,
  - një grup EOD në Forcën e Prezencës së Përparuar së NATO në Letoni
  - si dhe plotësimin me personel të strukturës së komandës dhe forcës së NATO, ku përfshihen rreth 100 njerëz, ushtarakë dhe civilë.

Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të menaxhojë me kujdes e transparencë burimet financiare të alokuara, duke siguruar përmbushjen e angazhimeve të saj kombëtare në kuadër të Aleancës.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të punojmë fort, që Ministrisë së Mbrojtjes të vazhdojnë t’i alokohen fonde për modernizimin e Forcave të Armatosura, si një angazhim i marrë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Uellsit.

Sa më sipër, të nderuar anëtarë të komisionit, kërkojmë prej jush dakordësinë, për ta mbështetur projektbuxhetin e vitit 2018.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor prill 2018Ditari, të rejat kryesore prill 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2018) Maj 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria04 maj 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2018
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3