Fjala e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në vizitën në Forcën Tokësore me ambasadorin e SHBA

I nderuar ambasadori Lu,
të nderuar gjeneralë,
të nderuar të pranishëm,

së pari, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në Forcën Tokësore, si dhe të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ndaj Aleatit dhe mikut tonë strategjik, SHBA, për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar ndaj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Forcat tona të Armatosura, në këto vite të demokracisë kanë kaluar në një proces të gjatë reformimi dhe transformimi, proces i cili ka synuar ndërtimin e tyre sipas modelit perëndimor dhe atë të NATO, në mënyrë që të përballojë sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Shpreh bindjen time se ky transformim nuk do të kishte qenë i mundur dhe nuk do të kishte rezultuar i suksesshëm pa asistencën shumë profesionale të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, qeverisë dhe taksapaguesve amerikanë. Historiku i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona është tashmë i njohur dhe i pranuar gjerësisht, por unë do të theksoja veçanërisht marrëdhëniet tona në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes si një histori suksesi. Nuk dua të bëj një ekspoze të marrëdhënieve të bashkëpunimit me SHBA, por dua të nënvizoj faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale, por dhe të burrave dhe grave nën uniformë për këtë ndihmë të pakursyer.

Asistenca e SHBA për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka qenë e shtrirë në kohë dhe ka përfshirë shumë fusha, por unë do të veçoja asistencë për trajnimin e burimeve njerëzore, si investimi më i madh që është bërë në Forcat tona të Armatosura. Mund të kemi sisteme armatimi dhe pajisjesh nga më modernet, por pa kapitalin njerëzor i gjithë investim do të ishte i mangët.  Në memorien e Forcave tona të Armatosura numërohen rreth 740 kurse institucionale dhe funksionale të ofruara nëpërmjet programit IMET (International Military Education and Training) në SHBA si dhe rreth 280 kurse të tilla në Qendrën Marshall, që prej viti 1993.
Breza të tërë ushtarakësh shqiptarë janë formuar në auditorët e Forcave të Armatosura amerikane, përkrah kolegëve të tyre amerikanë.

Ne jemi mirënjohës dhe krenarë që shumë prej liderëve kryesorë ushtarakë të Forcave tona të Armatosura, ashtu siç e përmendet edhe ju zoti Ambasador, kanë kryer me sukses studimet në këto auditorë dhe aktualisht drejtojnë me sukses dhe profesionalizëm strukturat tona ushtarake. Dijet dhe njohuritë e marra në këto auditorë iu kanë shërbyer për t’i venë në përdorim në punën e përditshme dhe sidomos në habitatin e tyre më natyral, në teatrin e operacioneve, në të cilin kanë shërbyer e shërbejnë denjësisht përkrah kolegëve amerikanë dhe atyre të NATO.

Prej vitesh ushtarakët shqiptarë veprojnë si të barabartë së bashku me aleatët në të gjitha angazhimet duke u transformuar në një gjenerues të besueshëm sigurie. Gjendemi së bashku me aleatët tanë në zonat më të nxehta të globit, marrim përsipër angazhime në përmbushje të kërkesave të Aleancës, por gjithashtu mendojmë në çdo moment për përmirësimin e realitetit me të cilin përballemi. Jemi të vetëdijshëm se përballimi me sukses i sfidave te reja të sigurisë, kërkojnë padyshim rritjen e kapaciteteve operacionale si dhe një bashkëpunim mes vendeve aleate dhe atyre partnere. Por unë mund të pohoj me krenari se vendi ynë po bën me të mirën e mundshme për të dhënë kontributin e duhur. Për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO, duke përmbushur angazhimet tona në kuadrin e Aleancës, nëpërmjet plotësimit të objektivave të kapaciteteve.

Ne po investojmë në të ardhmen e FA, nëpërmjet disa shtyllave të programit të Mbrojtjes dhe në këtë ndërmarrje ambicioze kemi përsëri ndihmën e vyer të SHBA.
Armatimi i ri i sofistikuar sipas standardit të NATO, paketa e automjeteve të blinduara të transportit të përftuara nga programi i ndihmës amerikane, roboti amerikan për shkatërrimin e eksplozivave, si dhe kostumet për mbrojtjen nga bombat, të cilat përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve dhe pajisjeve moderne, që po ju shtohen përditë inventarit të armatimit dhe të pajisjeve të Forcave tona të Armatosura, kanë ndryshuar cilësisht realitetin e përditshëm së punës të ushtarakëve tanë si dhe kanë rritur së tepërmi performancën e tyre.

Kjo paketë ndihmash, që na është ofruar, është një materializim i shkëlqyer i kontributit të SHBA për rritjen e standardeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kjo paketë do të përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, në më shumë angazhime të përbashkëta, dhe sigurisht në më shumë siguri për vendin tonë si dhe për Aleancën.

Duke falënderuar Qeverinë e SHBA, Departamentin e Mbrojtjes si dhe taksapaguesit amerikanë, për mbështetjen e pakursyer ofruar deri më tani, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve, dua t’i siguroj ata se ne do t’i përligjim më së miri këto investime dhe do të vijojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

Një falënderim i posaçëm shkon dhe për angazhimin Tuaj personal z. Ambasador si dhe për Zyrën e Atasheut Ushtarak amerikan në Tiranë, për kujdesin e veçantë dhe mbështetjen e pakursyer për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Z. Ambasador,
Gjithashtu me lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për ftesën për të vizituar Departamentin e Mbrojtjes dhe të shpreh bindjen se ky do të jetë një rast i shkëlqyer për të diskutuar së bashku se si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë.
Edhe njëherë, Ju faleminderit z. Ambasador.

Ju faleminderit të gjithëve.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor gusht 2018Ditari, të rejat kryesore gusht 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Shtator 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria21 shtator 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2018
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30