Fjala e ministres Kodheli me rastin e marrjes së detyrës së SHSHP të FARSH

Fort të nderuar të pranishëm, 

Sot është një tjetër ditë e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku sapo ka marr zyrtarisht detyrën e Shefit të Shtabit të FA. Ky është një nga momentet më të rëndësishëm për strukturës tonë ushtarake si dhe për strukturën e mbarëvajtjes për gjithë burrat e gratë që punojnë në këtë ambient të rëndësishëm sigurie. gjeneral Kollçaku është produkt i natyrshëm i karrierës së një ushtaraku shqiptarë. Ky ushtarak i kompletuar me 35 vite nën uniformë, ka mbajtur detyra të rëndësishme në strukturat tona, por edhe në shtabet ndërkombëtare.

Batalioni i Mbështetjes i Shtabit të Përgjithshëm, b2k, Drejtoria e Politikave Strategjike, Drejtoria e Planifikimit dhe Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës së Mbrojtjes janë disa nga stacionet më të rëndësishme të karrierës së tij. OKB dhe NATO kanë pasur ushtarakun Kollçakun në strukturat e tyre dhe kjo, është vetëm një pasqyrë e shkurtër e karrierës së shefit të ri të Shtabit.

Të nderuar pjesëmarrës, si ministër i Mbrojtjes jam përpjekur gjatë për të kthyer në normalitet Forcat tona të Armatosura. E nisëm këtë rrugëtim me gjeneral Bazon në shtator të vitit 2013, por edhe me shumë ushtarakë dhe civilë të tjerë. Na u desh një paketë e qartë reformash për këtë strukturë korrupsioni aktiv dhe reputacioni negativ. Katër vite më parë në këtë strukturë nuk vlente karriera, profesionalizmi, aftësitë, por edhe vështrimi i ministrit ishte pothuajse më i mjaftueshmi për të pasur një karrierë sa më të shkëlqyer. Një menaxhim personeli jashtë çdo imagjinate dhe parashikimi, katër vite më parë; një situatë financiare e goditur rëndë nga borxhet e akumuluara ndër vite; një bazë ligjore e cila i përkiste një periudhe të viteve 2003 - 2005, ndërkohë që Shqipëria kishte ditë që kishte hyrë në NATO. Përmendur të gjitha këto dhe shumëçka e pathëne thelbin e realitetit të cilën ju të nderuar ushtarakë përpiqeshit t’i mbijetonin sistemit. Madje në këtë realitet dhe t’i shërbenit shumë mirë vendit.

E kam thënë edhe më parë që përgjigjet e dilemave të mia i gjeta absolutisht mes jush që në orët e para. U takova me burra e gra me uniformë, të cilët vazhdonin të luftonin për dinjitetin e tyre. Mes jush të nderuar miq me uniformë gjeta zgjidhje për përmirësimin e situatës.

Forcat e Armatosura në thelb janë të bazuara në rregull, janë të bazuara në traditë dhe në nder. Këto elementë të kombinuar me ruajtjen e vlerave demokratike dhe me kontrollin civil mbi atë ushtarakë i gjeta të cenuara rëndë dhe përsëri e theksoj, zgjedhjet i gjeta thjeshtë dhe vetëm mes jush ushtarakëve dhe ushtarakeve të FA tona. Por kjo përpjekje katër vjeçare pati rrugës edhe pengesa të qëllimshme; për mbi 10 muaj FA u lanë qëllimisht pa shef shtabi. Gjej rastin të falënderoj gjeneral Bazon për punën e tij të palodhshme dhe për bashkëpunimin me mua si ministër i Mbrojtjes. Ndërkaq falënderoj kryeministrin Rama dhe presidentin Meta për gatishmërinë e treguar për dekretimin e gjeneral Kollçakut. Normaliteti i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë dhe është për fat të mirë sot mbi dëshirat personale. Sot po tregojmë se ky vend është një vend normal, i rregullt, dinjitoz dhe aleat i strukturës më të rëndësishme politiko-ushtarake, NATO.

Urimet janë për të gjithë trupën e ushtarakëve. Njerëz të sakrificës, vetëmohimit dhe të dashurisë për atdheun. Kjo është hera e fundit që marr pjesë në një aktivitet kaq të zgjeruar me ju në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes. Në këto katër vite jam përpjekur dhe kam përjetuar një eksperiencë unike. Kam njohur njerëz, gra dhe burra nga të cilët kam mësuar shumë. Kam mësuar se ushtarakët janë njerëz të sakrificës, vetëmohimit, njerëz që e duan atdheun, e duan flamurin, por kam parë padyshim edhe shembuj të këqij. Shërojini ato pak plagë që keni dhe mos harroni se kundërshtari juaj nuk është në llogoren përballë.

Dua të falënderoj shumë njerëz me emër mbiemër dhe detyrë. Për fat të keq nuk do të mund ta mbërrij ta bëj dot këtë gjë, sepse lista është realisht shumë shumë e gjatë. Gjithsesi faleminderit të gjithëve ju të cilët në Ministrinë e Mbrojtjes bëtë të mundur të kemi këtë realitet, që është krejt i ndryshëm nga realiteti i mëparshëm, që të jetë një ndër realitetet më të mira të mirëqeverisjes së këtij vendi. Treguam në këto 4 vite se mund ti modernizonim FA, mund të përdornim më mirë burimet në dispozicion, mund të merrnim pjesë në çdo mision dhe stërvitje të aleancës në tokë, det dhe në ajër. Kemi bërë të mundur forcimin e përfaqësimit tonë ushtarak në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bosnje, Mali, detin Egje. Kudo ku kemi shkuar, ju na keni nderuar ndaj ju falënderoj nga zemra.

Njerëzisht e kam të vështirë të ndahem prej jush...




Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2019) Nëntor 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 nëntor 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2019
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1