Fjala e ministres Kodheli në kthimin nga RSM, Afganistan e kontingjentit të Policisë Ushtarake

Të nderuar oficerë dhe ushtarë, 
zotërinj, 
miq, 
të pranishëm,

jemi sot, këtu, për të pritur së bashku djemtë, shokët, vëllezërit dhe miqtë tanë që kthehen më të lartë dhe faqebardhë nga Afganistani, ku për 6 muaj përmbushën me sukses misionin dhe detyrat e tyre. Këta trupa ishin dislokuar në frontin më të rrezikshëm dhe më të rëndësishëm të NATO duke kontribuar për sigurinë dhe luftën globale kundër terrorizmit.

Së pari, dua t’iu uroj mirëseardhjen djemve që sot u kthyen nga teatri i operacioneve: mirëserdhët të nderuar efektivë të Policisë Ushtarake dhe urime për suksesin tuaj dhe dinjitetin në përmbushje të angazhimeve të Forcave të Armatosura në kuadër të Aleancës!

Urime, padyshim, për ju familjarë, bashkëshortë, motra, vëllezër, miq e shokë për kthimin e të dashurve tuaj shëndoshë e mirë!
Urime edhe trupës komanduese për drejtimin, përgatitjen, frymëzimin dhe mbështetjen, që u keni dhënë këtyre efektivëve që për herë të parë morën pjesë në një mision NATO, atë të Resolute Support Mission në Afganistan tregon se jeni në gjendje të përmbushni më suksese misionet dhe detyrat edhe në frontin më të dhunshëm të operacioneve të drejtuara nga NATO. Njëkohësisht suksesi, duke garantuar sigurinë dhe ruajtjen e forcave aleate, dëshmon profesionalizëm ushtarak, aftësinë dhe pjekurinë e aftësive të mirëpajisur dhe të mirëmotivuar të Policisë tonë Ushtarake.

Me djersën sakrificat dhe sukseset në përgatitjen dhe performancën e tyre këta efektivë treguan se janë nga strukturat më elitare të Forcave tona të Armatosura. Me pjesëmarrjen në këtë operacion Policia Ushtarake e zgjeron spektrin e pjesëmarrjes jo vetëm me operacione brenda vendit, por edhe në operacione për kriza anembanë globit në krah të aleatëve.

Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Policisë Ushtarake,
duke hedhur vështrimin në këto muajt e fundit ndjehem krenare për përpjekjet, rezultatet dhe sukseset tuaja të arritura me përkushtim, përgjegjshmëri dhe sakrificë në shërbim të atdheut, në shërbim të Aleancës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit për një botë më të mirë.

Angazhimi i Policisë Ushtarake në operacionin e menaxhimit të krizave, i nisur qysh gjatë luftës së Kosovës, mbetet kudhra e kalitjes dhe banka e provës së suksesit tonë. Policia Ushtarake tashmë pjesë e njësive elitare të Forcave tona të Armatosura duke shërbyer përkrah me aleatët, ushtarakët turq, çuan përpara sukseset e mëparshme duke përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri detyrat për ruajtjen e batalionit të misionit shumëkombësh në Kabul. Ju jeni dëshmia e suksesit e Policisë Ushtarake si në operacione brenda vendit ashtu edhe në operacione ndërkombëtare. E trajnuar, e modernizuar dhe e pajisur sipas standardeve të NATO, sot ajo zotëron kapacitete operacionale për të zgjeruar spektrin e detyrave duke u rritur në ekspertizë dhe padyshim në profesionalizëm. Sikurse është evidentuar në të gjitha angazhimet, dislokimi juaj në RSM një mundësi për të dëshmuar dinjitetin, profesionalizmin, dhe aftësitë ndërvepruese në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë afgane.

Kontributi i juaj dëshmon edhe njëherë gatishmërinë për të përmbushur misionin dhe detyrat për sigurimin, ruajtjen e pjesëtarëve dhe pasurisë ushtarake të Forcave të Armatosura të forcave aleate.

Të nderuar pjesëmarrës!
Jetojmë në një mjedis të paparashikueshëm sigurie, ku terrorizmi godet pa mëshirë, ku dhe kur mundet, atje ku dhemb më shumë. Sfidat e sotme të sigurisë kërkojnë përqasje gjithëpërfshirëse, bashkëpunim dhe kontribute të përbashkëta, si parakusht i një suksesi të mëtejshëm. Ishte pikërisht terrorizmi, sfida që na shtyu t’i bashkohemi koalicionit perëndimor të vlerave të lirisë, qysh 15 vite më parë, duke nisur ushtarakët tanë drejt Afganistanit. Në vijim të historisë së sakrificës, me profesionalizmin ushtarak, ishte radha juaj të provonit se suksesi ishte i vetmi opsion me përballjen e situatës më të vështirë, ekstremizmit të dhunshëm, pikërisht atje ku ai ka rrënjët. Sot, gjej rastin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen personale timen për përgatitjen tuaj, për përkushtimin tuaj, për mënyrën se si qëndruat në lartësinë që jua kërkonte nderi i detyrave. Ne kemi qenë mendërisht dhe shpirtërisht me ju, duke ju ndjekur çdo ditë në përmbushjen e detyrave tuaja. Sot, jo vetëm që gëzohemi që ju u kthyet shëndoshë dhe faqebardhë, por ndjehemi krenarë me arritjet, sukseset dhe angazhimet tuaja, pra në kuadër të Aleancës. Duke qenë se Policia Ushtarake kryen një spektër të gjerë detyrash dhe ka rol esencial në aktivitetin dhe rolin e Forcave të Armatosura, dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e vijueshme të qeverisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke vlerësuar mbështetjen e vendeve aleate për forcat tona, veçanërisht atyre të dislokuara në operacione do të dëshiroja pa dyshim të falënderoj, aleatët tanë turq për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë forcave tona në Kabul.

Edhe njëherë mirëserdhët dhe suksese në sfidat e radhës!
Ju jeni i nderi i Forcave të Armatosura, nderi i Shqipërisë sonë! 
Respekte dhe faleminderit!

 



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6