Fjala e plotë e ministres Kodheli në përcjelljen e Kontingjentit I EOD në Letoni

Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit I EOD (Explosive Ordnance Disposal) në misionin operacional të NATO në kuadër të prezencës së përforcuar në Letoni e zhvilluar sot në mjediset e Komandës Mbështetëse. 

Të nderuar gjeneralë, dhe atashe ushtarakë
oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,
të nderuar zonja dhe zotërinj, familjarë, miq e të pranishëm,

Janë bërë të zakonshme tashmë ceremonitë ku ne mblidhemi për të nisur djemtë, shokët, vëllezërit dhe miqtë tanë, në frontet e luftës dhe rajonet e operacioneve të drejtuara nga Aleanca. Pa kaluar dy javë nga nisja e dy kontingjenteve në frontin më sfidues dhe operacionin më të rëndësishëm të NATO, në Resolute Support Mission, në Afganistan, sot po nisim djemtë tanë të EOD, drejt Letonisë, ku për herë të parë do të kontribuojnë dhe ngrenë flamurin tonë, në një angazhim në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës.

Pas anëtarësimit në NATO, koncepti i Mbrojtjes Kolektive, e ka evoluar perceptimin tonë për mbrojtjen, pasi tashmë kufijtë e çdo Aleati janë edhe kufijtë tanë, të cilët mishërojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë. Në këtë kuadër, këta djem do të nisen sot, si pjesë e forcës së përparuar të Aleancës, për të kontribuar në mbrojtjen, parandalimin dhe aq më shumë garantimin e sigurisë së vendeve aleate të NATO në Europën Lindore.

Aleanca, në përgjigje të gjithë rreziqeve të pritshme, pas aneksimit të Krimesë dhe kapjes së territoreve lindore të Ukrainës, është duke e rritur prezencën e saj në vendet lindore. Kontributi i vendit tonë, në rritjen e prezencës së forcave në kufijtë lindorë të Aleancës apo siç quhet në gjuhën e NATO, në “Enhanced Forward Presence” tregon përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FARSH, për mbajtjen e barrës që i takon brenda aleancës, si dhe përkushtim për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të angazhimeve tona në raport me shtetet aleate siç dhe kemi rënë dakord në Samitin e Varshavës.
Gjithashtu, pjesëmarrja jonë dhe e aleatëve, si dhe përbërja e grup-batalioneve shumëkombëshe, dëshmon fuqinë e lidhjes transatlantike, forcën dhe solidaritetin brenda kësaj lidhje. Aktualisht po dislokohen katër grup-batalione shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që do drejtohen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA. Forcat tona do të ofrojnë kapacitetin EOD për grup-batalionin e dislokuar në Letoni, i cili është dhe konsiderohet një kapacitet shumë i rëndësishëm mbështetës.

Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Togës EOD,
Dislokimi juaj në terren, sikurse edhe i aleatëve krahas të cilëve ju do të shërbeni, i kontribuon rritjes së kapaciteteve të aleancës, por është edhe një tregues i qartë i unitetit, gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj, kur është fjala për mbrojtjen kolektive.

Ju, ushtarakë xhenierë, krenarë po niseni të hapni një sipar të ri, në një ndër angazhimet më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura që nga anëtarësimi ynë në NATO, si kontingjenti i parë pjesëmarrës në Mbrojtjen Kolektive të Aleancës. Kjo do të jetë një tjetër arritje në rrugën e sukseseve që do të lartësojë më tej emrin e atdheut tonë dhe emrin Forcave të Armatosura. Kapacitetet e EOD tashmë kanë dëshmuar profesionalizëm me sakrificat dhe përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve në misioneve brenda vendit, në pastrim të hotspoteve si dhe në misione jashtë vendit.

Për të arritur deri në këtë ditë, është shpenzuar kohë, janë shpenzuar energji dhe burime, për të modernizuar pajisjet, intensifikuar stërvitjen dhe përmirësuar aftësitë fizike dhe operacionale. Meritat i takojnë djersës, mundit dhe sakrificave tuaja, gjatë përgatitjes dhe stërvitjeve brenda dhe jashtë vendit, me aleatët dhe partnerët tanë. Jam e sigurt se ky angazhim do të shërbejë për të rritur aftësitë ndërvepruese dhe bashkëpunuese, duke aplikuar procedurat standarde të Aleancës. Njëkohësisht, ju do të demonstroni zotësitë tashmë të spikatura, eksperiencat e vyera dhe praktikave tuaja më të mira.

Ju do të jeni pjesë e kapaciteteve më të mëdha të përforcimit që Aleanca ka krijuar në kuadër të mbrojtjes kolektive që nga krijimi i saj. Të inkurajuar dhe inkuadruar në një grup-batalion shumëkombësh të udhëhequr nga Kanadaja dhe dislokuar në Letoni, do të ndërveproni me forcat e vendeve aleate siç janë: Italia, Polonia, Slovenia dhe Spanja. Ju jeni pajisur, trajnuar dhe përgatitur për të përballuar me sukses misionin që do të merrni përsipër dhe keni dëshmuar se keni frymëzimin dhe motivimin e duhur për të përmbushur çdo detyrë që do t’ju ngarkohet.

Të nderuar pjesëmarrës,
Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të NATO, ku rreziqet dhe sfidat tradicionale kombinohen me ato jotradicionale, të provokuara nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, dëshmojnë rëndësinë e angazhimit të përbashkët, përqasjen gjithëpërfshirëse dhe gatishmërinë për përballimin e çdo rreziku.
Vendi ynë po punon për përmbushjen e vendimeve më të rëndësishme të Samiteve të Uellsit dhe Varshavës, për të forcuar mbrojtjen kolektive bashkë me NATO-n për NATO. Në kuadër të masave konkrete, për implementimin e Planit të Veprimit të Gatishmërisë së NATO, vendi ynë po kontribuon në Task Forcën e Gatishmërisë Shumë të Lartë, me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018 dhe tani po hapim kapitullin e pjesëmarrjes në angazhimet e mbrojtjes kolektive siç është EFP. Po ashtu, si tregues i seriozitetit dhe përkushtimit për karshi Aleancës, vlen të theksohet se kemi plotësuar të gjitha detyrimet e vendit në Strukturën e Komandimit dhe Strukturën e Forcës së NATO, madje i kemi rritur ato me ushtarakë që shërbejnë në Njësitë e Integrimit të Forcave të NATO-s si dhe në Divizionin Shumëkombësh Juglindor, në Rumani dhe Bullgari.

Të nderuar ushtarakë,
Para se ta përfundoj dua të theksoj se kontributi, mundi dhe sakrifica e juaj, ka vëmendjen, mbështetjen dhe mirënjohjen jo vetëm prej lidershipit politik dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA, por dhe të gjithë shoqërisë, që sot më shumë se kurrë kupton vlerën e sakrificës tuaj në luftën ndaj atyre që cënojnë vlerat e lirisë, të paqes dhe stabilitetit.

Duke ju uruar suksese në misionin e vështirë dhe sfidat që ju presin, mbetem e sigurt se në përgatitjen, aftësitë dhe seriozitetin tuaj, ju keni çfarë tregoni, dini si të ngriheni në lartësinë që jua kërkon detyra duke shërbyer me dinjitet dhe të barabartë midis kolegëve.

Krenare për kontributin e Forcave tona të Armatosura për mbrojtjen kolektive dhe menaxhimin e krizave, ritheksoj edhe njëherë mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kujdesin për zhvillimin e kapaciteteve operacionale si dhe të ushtarakëve dhe familjeve të tyre.

Me besim të plotë tek suksesi juaj absolut, ju përshëndes, ju, ashtu dhe familjarët tuaj!
Dalshi faqebardhë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!
Zoti ju bekoftë!



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2017
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2