Fjala e ministres Kodheli në ceremoninë e nisjes së 2 kontingjenteve të FT për në Afganistan

Të nderuar gjeneralë,
oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,
të nderuar zonja dhe zotërinj, familjarë, miq e të pranishëm,

jemi sot së bashku, në këtë ceremoni të përzemërt, për të nisur djemtë, shokët, vëllezërit dhe miqtë tanë në Afganistan, ku do të përballen në misionin dhe detyrën e vështirë të ruajtjes së forcave Aleate, në frontin më sfidues dhe më të rëndësishëm të NATO. Këto trupa të Forcave tona të Armatosura, do të vijojnë të dislokohen, në kuadër të operacionit të NATO Resolute Support Mission, në Afganistan dhe në përmbushje të angazhimeve të Aleancës për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Vetëm një javë më parë, në 22 maj në Mançester të Britanisë së Madhe, me një akt të shëmtuar, terrorizmi goditi barbarisht atje ku dhemb më shumë, tek fëmijët. Ishte shumë dëshpëruese të shihje se 22 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, të pafajshëm, ishin viktima të këtij terrori, pa përmendur edhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sulmet terroriste dhe aktet e dhunës çnjerëzore, kanë ndryshuar perceptimet për sigurinë dhe sfidat e botës së qytetëruar, për përballimin e të cilave, ushtarakët shqiptarë u nisën drejt Afganistanit, plot para 15 vitesh, kur Shqipëria, iu bashkua koalicionit të vlerave më të larta.

Si pjesë e Aleancës me të cilën na bashkojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë, ne nuk mjaftohemi vetëm me solidaritetin me viktimat dhe të goditurit prej terrorizmit, por kontribuojmë aktivisht në luftën kundër tij. Fjalët nuk mjaftojnë për të mposhtur këtë të keqe, prandaj si pjesë e Aleancës, i nisim djemtë drejt Kabulit dhe Heratit, për t’u rreshtuar në frontin më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm.
Aktet e terrorizmit, dëshmojnë edhe njëherë se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është domosdoshmëri dhe me sakrifica duhet luftuar qysh në burimin e saj.

Të nderuar pjesëmarrës,

ky është Kontingjenti i VI, me një togë prej 30 trupash, që shkon në Kabul dhe Kontingjenti i Dytë me një tjetër togë, prej 40 forcash që niset për në Herat. Ju “zemër luanë”, sikurse quhet Kompania e Parë e Batalionit të Dytë ku ju bëni pjesë, niseni kryelartë, për të lartësuar edhe më tej dinjitetin dhe emrin e atdheut dhe Forcave të Armatosura të RSH.

Këto dy toga do të kryejnë detyra ruajtje, që për vetë situatën konsiderohen kritike, si brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit edhe në bazën e Heratit.

Tashmë, pas përmbushjes me sukses të angazhimit në Forcën Reaguese të gatishmërisë tepër të lartë të NATO, nisim efektivat e Kompanisë së Parë, “zemër luanëve” të Batalionit të Dytë. Ata morën pjesë me sukses në stërvitjen e NATO-s me vizibilitet të lartë "Trident Juncture -15", në Capo Teulada, Itali, si dhe në stërvitjet e tjera dislokuese në Poloni, apo Gjermani.

Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë,

Po niseni për të vijuar historinë e sakrificës dhe profesionalizmit ushtarak. Sakrifica do të jetë jo vetëm e juaja, por dhe e familjarëve, shokëve dhe të dashurve tuaj të cilëve do t’iu mungoni edhe pse i mbushni me krenari për rolin dhe angazhimin tuaj në luftën kundër terrorizmit.

Duke ju uruar suksese në rrugëtimin e vështirë që po nisni, ne të gjithë jemi të sigurt se me përgatitjen, aftësitë dhe përkushtimin tuaj, ju do të qëndroni në lartësinë që ua kërkon nderi dhe detyra. Ne do të jemi me mendje dhe zemër pranë jush, do ju ndjekim çdo ditë në përmbushjen e detyrave tuaja, do të mërzitemi me problemet tuaja dhe do të gëzohemi me sukseset tuaja.

Të nderuar ushtarakë,

Duke vlerësuar mbështetjen e pakursyer që vendet aleate ju kanë dhënë dhe vazhdojnë t’u japin forcave tona të dislokuara në operacione, do të dëshiroja të shprehja mirënjohjen e thellë, veçanërisht për Forcat e Armatosura turke e italiane dhe për këtë, i falënderojmë nga zemra.

Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në një sërë operacionesh për menaxhimin e krizave, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ku rrezikohen vlerat dhe liritë bazë. Krenare për kontributin tuaj dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve operacionale, përmirësimin e përkujdesjes dhe rritjen e motivimit.

Nga ana tjetër, duke shërbyer përkrah me aleatët tanë, siç janë ushtarakët turq dhe italianë, ju do të përmirësoni sukseset e kontingjenteve të mëparshme që me përkushtim e devotshmëri kanë përmbushur detyrat në ruajtjen e forcave të batalionit shumëkombësh të drejtuar nga FA turke në Kabul, apo të kontingjentit të parë me mision ruajtjen e forcave italiane në Herat.

Kjo është një tjetër mundësi, që ju jepet për të dëshmuar dinjitetin, profesionalizmin dhe aftësitë ndërvepruese, të manifestuar në përpjekjet e përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Afganistan, si dhe zhvillimin dhe rritjen e profesionalizmit të tyre.

Me besim të plotë tek suksesi dhe se do vijoni të ngrini edhe më lart emrin e Atdheut dhe dinjitetin e Forcave të Armatosura ju përshëndes, ju dhe familjarët tuaj!

Dalshi faqebardhë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!

Zoti ju bekoftë!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor qershor 2018Ditari, të rejat kryesore qershor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 07 (2018) Korrik 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria13 korrik 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2018
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5