Fjala e ministres Kodheli në 65 - vjetorin të krijimit të AISM

Fjala e plotë e ministrit të Mbrojtjes Kodheli në ceremoninë e 65 - vjetorit të krijimit të Kompanisë së Radiozbulimit, sot Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), pjesë e strukturave të Forcave të Armatosura zhvilluar në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Të nderuar të pranishëm,

kjo e sotmja është nga ato ceremonitë që në fakt dalin jashtë të zakonshmes. Është një përvjetor i një shërbimi të heshtur, i një përpjekje ushtarake, e cila është mirë në fakt dhe do të ishte mirë të kalonte në heshtje të plotë, për shkak të ndjeshmërisë së punës dhe informacionit të përfituar prej tij. Megjithatë, unë do të them disa fjalë jo vetëm për Shërbimin e Radiozbulimit, por dhe për mjedisin e sigurisë në të cilin po jetojmë e veprojmë.

Sot mbushen 65 vjet nga dita e krijimit të Shërbimit të Radiozbulimit. Pjesën e historisë, arritjeve dhe sukseseve unë do të kisha dashur t’ia lë historianëve, por pse jo drejtuesve ndër vite. Kam respekt dhe konsideratë të veçantë për të gjitha arritjet mirëfilli ushtarake të këtij shërbimi. Keni punuar në kushte të vështira duke përballur njëkohësisht edhe armikun e jashtëm edhe paranojën e politikës izoluese.

Por sot është mosha perfekte që Shërbimi i Radiozbulimit të dalë në pension. Ka ardhur koha që këtë shërbim të mbledhjes së informacionit ta largojmë njëherë e mirë nga terminologjia jonë, aparatura dhe mentaliteti lindor. Edhe emërtimi është i tejkaluar në këtë epokë të informacionit në të cilën ne sot jetojmë. Lind nevoja që të gjithë ne, të nisim një etapë të re të kësaj strukture, bazuar në elementin më të shëndoshë që ne kemi, burimet njerëzore. Burimet njerëzore që kemi në dispozicion. Duke pasur projekte konkrete dhe plane afatgjata për atë çka kërkojmë të bëjmë në të ardhmen. Duke kërkuar me zgjuarsi dhe efikasitet burime financiare për të investuar në drejtim të kapjes së sinjaleve dhe komunikimeve, të cilat synojnë të cënojnë ose realisht cënojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në realizimin e misionit të tyre kushtetues. Dhe njëkohësisht jam e vendosur të mos lë asnjë moçal pa e trazuar në Forcat tona të Armatosura. Dhe për këtë ju garantoj.

Realiteti ynë i sigurisë ndryshon nga dita në ditë dhe shumë shpejt. Sfidat dhe rreziqet vijnë nga drejtime nga më të ndryshme, aspak statike dhe larg klasikes, asaj çka në shkollë kemi mësuar. Dhe duhet që shërbimin e zbulimit të sinjaleve dhe komunikimeve ta shndërrojmë realisht në një pjesë të integruar serioze dhe profesioniste të strukturave të ngjashme të NATO, organizatës përmes së cilës ne garantojmë mbrojtjen e përbashkët. Personeli juaj sot operon me profesionalitet në shtabet dhe komandat e NATO dhe shpesh unë marr falënderime për punën tuaj të vyer. Por ky fakt thjesht vërteton atë që thashë pak më parë: burimet njerëzore i kemi shumë të mira.

Në Agjensinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes punojnë disa nga ushtarakët më të arsimuar të Forcave tona të Armatosura, të arsimuar në akademitë dhe institucionet më të njohura të hapësirës euroatlantike. Njerëz që kanë marrë trajnim e edukim të atillë që çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë do ta kishte zili. Dhe nga ju zotërinj, pikërisht nga ju, kërkoj projekte inteligjente, profesionale, bazuar në mbrojtjen e mençur, për të bërë shërbimin e zbulimit të sinjaleve dhe komunikimeve në veçanti, por dhe Agjencinë në përgjithësi, t’u përgjigjet realisht sfidave të kohës. Ka ardhur koha që kush punon sot në agjenci të kthejë mbrapsht investimin që Atdheu ka bërë për ta. Në këto katër vjet, kemi plotësuar të gjitha kërkesat tuaja për trajnime, edukim, gradime. Kemi përmbushur të gjitha kërkesat për rregullim statusit, të ardhurave, të përfitimet ekstra për shkak të detyrës. E përsëris, tani duhet të ktheni mbrapsht investimin e bërë tek ju. Dhe pres zyrtarisht plane e projekte konkrete për të pasur një fillim të ri.

Kur kam nisur punën si ministër i Mbrojtjes, thuajse katër vjet më parë, vija nga opozita e përgjuar nga agjencia e asaj kohe, e kërcënuar nga hija e zezë e keqpërdorimit të një shërbimi inteligjent ushtarak. Politikanë të opozitës së këtij vendi, së bashku me shumë diplomatë perëndimorë, përjetonim realitete pinoçetiane në shekullin e 21-të, në zemër të Evropës, në një vend NATO.

Dhe që askujt mos t’i ndodhte ajo që bëhej para vitit 2013, pata si objektiv kryesor pastrimin e asaj mbeturine të vogël të keqe që kishte mbetur në agjenci. Një pastrim të bazuar në parimet më të shëndosha demokratike të nje vendi të denjë për të qenë një vend anëtar i NATO. Dhe së bashku me ju, të pranishëm këtu sot, por dhe me shumë gra e burra të zonja në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, e bëmë këtë agjenci, një model pune dhe suksesi dhe për këtë dua t’iu dërgoj një falënderimi të veçantë duke filluar që nga drejtori dhe të gjithë ata që kanë punuar për të mbërritur këtu ku kemi mbërritur, me këtë sukses që kemi.

Të nderuar të pranishëm,

Meqë jemi te sukseset e AISM në fushën e kundërzbulimit mund të them që ato janë me të vërtetë mbresëlënëse. Ju jeni vërtet heronjtë e heshtur të Shqipërisë sonë të vërtetë. Ju jeni heronjtë e heshtur të Forcave të Armatosura të një vendi ku realisht ka demokraci, ku zbatimi i ligjit forcon sigurinë absolutisht, gjithnjë edhe më tepër sigurinë e këtij vendi. Falë djemve dhe vajzave që punojnë çdo ditë në terrene dhe situata të vështira, kundërzbulimi po korr sukseset e një pune të mirëorganizuar dhe thjesht dhe vetëm profesionale.

Dhe të njëjtën gjë kërkoj nga sot e tutje prej shërbimit të zbulimit të sinjaleve dhe komunikimeve gjithashtu. Pasion, përkushtim e profesionalizëm. Sepse vetëm kështu ne do mund të kemi Shqipërinë që ne duam.

Punë të mbarë edhe njëherë dhe urime për përvjetorin. Shpresoj që bashkarisht të shihemi me plane të reja dhe realizime dhe suksese të reja.

Ta gëzoni 65 - vjetorin dhe ju falënderoj shumë që keni ardhur të shumtë sot dhe shpresoj që vitet do të kalojnë dhe ju do të vazhdoni të jeni shtylla kurrizore e një shërbimi tek i cili keni besuar dhe për të cilin keni punuar me ndershmëri.

Ju faleminderit!



Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2017) Dhjetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 dhjetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31