Fjala e ministres Kodheli në 66 - vjetorin e krijimit të Forcës Ajrore

 

Të nderuar gjeneralë,
veteranë të Forcës Ajrore,
të nderuar komandantë e pilotë, ushtarakë dhe civilë të Forcës Ajrore
të nderuar pjesëmarrës, miq dhe të ftuar,

është realisht nder dhe kënaqësi për mua të bashkohem këtu me ju në këtë ceremoni shumë të veçantë, për të festuar së bashku 66 - vjetorin e Forcës sonë Ajrore dhe nisjen e shqiponjave tona “Cougar” për të marrë pjesë për herë të parë në një stërvitje që do të zhvillohet jashtë kufijve të Atdheut.
Prandaj së pari i uroj fluturim të mbarë pilotëve dhe dy ekuipazheve që do të nisen sot drejt stërvitjes, si dhe ju uroj pjesëmarrësve, ushtarakë dhe civilë që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Forcën tonë Ajrore: Gëzuar 66 – vjetorin!

Përveç jush që jeni të pranishëm, dëshiroj të përcjell urimet e mia më të përzemërta për të gjithë ata veteranë, ish - ushtarakë dhe civilë që kanë shërbyer në Aviacionin Luftarak, Mbrojtjen Kundërajrore apo vijojnë ende të shërbejnë në Forcën Ajrore.

Midis nesh sot nuk kemi të pranishëm shumë prej atyre që me mund e përpjekje kanë kontribuar në krijimin dhe ngritjen e aviacionit luftarak shqiptar, sikurse nuk kemi edhe mbi 40 Dëshmorët e Atdheut, që me sakrificën sublime, kanë dhënë jetën e tyre në krye të misioneve dhe të detyrave. Përkushtimi, djersa e derdhur dhe sakrificat e bëra në shërbim të Forcës Ajrore kanë nderuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe vijojnë të rrisin profesionalizmin e ushtarakëve dhe pilotëve.

Të dashur pjesëmarrës,

duke parë historinë 66 - vjeçare të Forcave Ajrore, të krijuar më 24 prill të vitit 1951, ndihem krenare si ministër i Mbrojtjes për sukseset e arritura në mbrojtje të atdheut dhe në zbatim të detyrave kushtetuese. Aviacioni luftarak u krijua duke përmbushur një prej aspiratave dhe ëndrrave të popullit shqiptar dhe gjithë ushtarakëve, qysh prej themelimit të shtetit shqiptar.

Rruga e suksesit nisi me fluturimin e një avioni të vetëm në Laprakë, për të mos ndalur as me Njësinë e Aviacionit Reaktiv të krijuar në Kuçovë. Duke tejkaluar barrën ekonomike, Forca Ajrore apo Aviacioni i dikurshëm, u pasurua me avionë të ndryshëm gjuajtës dhe transporti, me helikopterë, krahas Mbrojtjes Kundërajrore.

Forca Ajrore, për shkak të ndjeshmërisë ndaj zhvillimeve teknologjike, por edhe ndryshimit të mjedisit dhe situatës së sigurisë, ka pasur ndër vite metamorfozat e saj. Modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të Forcave Ajrore ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë, i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë pajisjes së Forcës Ajrore dhe ekuipazheve të fluturimit me teknologjinë më të lartë bashkëkohore, përmirësimit të trajtimit të pilotëve dhe gjithë personelit, mirëmbajtjes së helikopterëve për të përmbushur normat e gatishmërisë operacionale dhe të gjitha detyrat e ngarkuara.

Si rezultat i kësaj mbështetje të vazhdueshme, sot Forca Ajrore ka kapacitete me mjete dhe teknologji bashkëkohore, infrastrukturë moderne, personel dhe ekuipazhe fluturuese, të përgatitur dhe të mirëmotivuar. Këto kapacitete janë vënë në shërbim të atdheut dhe popullsisë nga ushtarakët dhe pilotë të aftë, për të kryer misione dhe detyra nga më të vështirat, ditën dhe natën, në çfarëdo lloj moti dhe terreni, nga sot e në vijim, brenda edhe jashtë kufijve të Atdheut.

Pilotët që sot do të fluturojnë drejt Gjermanisë, do të ngrihen për të kapur lartësi të reja suksesi e arritjesh, duke u bashkuar dhe marrë pjesë në dy stërvitje të rëndësishme (Saber Junction 17 dhe Combined Resolve VIII), me Aleatët tanë strategjikë forcat amerikane, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis vendeve tona. Falënderoj Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Atasheun e SHBA në Tiranë për realizimin e kësaj pjesëmarrje.

Pasi kemi marrë përsipër barrën që na takon, duke kontribuar ndjeshëm me kontingjentet e Forcës Tokësore, vitin e kaluar zgjeruam spektrin e kontributeve duke marrë pjesë për herë të parë edhe me një anije të Forcës Detare. Tani është radha e pajisjes, stërvitjes dhe përgatitjes ajrore për t’u angazhuar edhe në operacione në kuadër të Aleancës.

Pjesëmarrës në këto operacione,

ju po shkoni atje në fluturim sfidues për të transportuar trupat në një terren tërësisht të huaj e të panjohur, apo për të gjetur vendin e saktë dhe evakuuar njerëzit që vuajnë apo që rrezikohen, sipas rolit apo skenarëve të stërvitjes. Pjesëmarrja në këtë stërvitje i shërben drejtpërdrejt përgatitjes në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës, për të vendosur në të ardhmen, në gatishmëri të plotë dy helikopterë Cougar e kështu për t’u bërë pjesë e operacioneve NATO. Gjithashtu, kjo dëshmon se ushtarakët tanë, pilotët dhe ekuipazhet e fluturimit, me aftësitë e cilësitë e saj qëndrojnë në të njëjtin nivel me ato të Aleancës dhe janë të barabartë edhe me kolegët amerikanë, të aftë të ndërveprojnë me ta jo vetëm në stërvitje, por edhe në operacionet e përbashkëta.

Të nderuar pjesëmarrës,

Duke u kthyer edhe njëherë tek 66 - vjetori dua të shpreh vlerësimin tim më të lartë, respektin për përpjekjet, sakrificat, kurajën, djersën dhe gjakun e derdhur për suksesin e Forcës Ajrore në përmbushje të misionit dhe detyrave të ngarkuara. Prandaj sot shpreh mirënjohjen për të gjithë brezat e ushtarakëve, që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën sakrificë, më të njëjtin vetëmohim.

Me këtë rast, një falënderim i veçantë shkon për lidershipin ndër vite, për veteranët dhe për të gjithë ata ish - ushtarakët tashmë dhe civilët, të cilët kanë shërbyer në Forcën Ajrore, aviacion apo mbrojtjen kundërajrore, dhe i kanë dhënë gjithçka që ata dinin dhe kishin krijimin, zhvillimin dhe suksesin e kësaj force.

Në përmbushje të misionit, aviatorët tanë kanë dhënë dhe japin një kontribut të vyer në operacione për shpëtimin e jetës dhe pasurisë së qytetarëve të rrezikuara sidomos nga fatkeqësitë natyrore edhe sot. Pa aftësitë, kurajën dhe sakrificat tuaja, njerëzit e rrezikuar në emergjenca apo të humbur do ta kishin pasur më të vështirë dhe pothuajse të pamundur t’ia dilnin.

Një falënderim i veçantë shkon edhe tek vendet aleate, veçanërisht për Forcat e Armatosura të SHBA, por edhe vendeve të tjera, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të veçantë trajnimit dhe stërvitjes së pilotëve.

Jam e sigurt dhe e bindur se Forca Ajrore do të vijojë të jetë e gatshme dhe e suksesshme në ruajtje të hapësirës sonë qiellore për të mbështetur me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara që nga më të thjeshta deri te më të ndërlikuarat. Me këtë rast theksoj edhe njëherë se Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria, me mirënjohje dhe nderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja vetëmohuese, në përmbushje të misionit dhe garantimin e sovranitetit dhe integritetit të atdheut, do vijojë të mbështesë me të gjithë fuqinë e mendjes dhe mundësinë Forcën Ajrore por dhe familjet tuaja pa të cilat ju nuk mund të bënit atë që bëni.

Ju faleminderit edhe njëherë.

Gëzuar 66 - vjetorin e Forcës Ajrore!

Fluturim të mbarë dhe suksese!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor qershor 2018Ditari, të rejat kryesore qershor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 07 (2018) Korrik 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria13 korrik 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2018
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5