Fjala e ministres Kodheli në aktivitetin për botimin “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912 - 2017”

Të nderuar të pranishëm,

Ndihem shumë e privilegjuar që jam ftuar sot në këtë 105 - vjetor të krijimit të institucionit të Prefektit të Tiranës, megjithëse realisht, në 90 vitet e fundit kjo zyrë ka pasur vërtet menaxhimin e hapësirës ku zyrtarisht është vendosur kryeqyteti i Shqipërisë. Dua të falënderoj Sadin për ftesën dhe gjithashtu t’i uroj suksese të mëtejshme në detyrën fisnike të Prefektit të Tiranës.

Unë nuk do të bëj histori, por do të ndalem shkurtimisht tek kujtimet e mia për periudhën e shkurtër - shumë e shkurtër krahasuar me mandatin e zotit Vorpsi – gjatë të cilës kam qenë në krye të Qarkut të Tiranës. I përkas asaj pjese të prefektëve që nuk vijnë nga familjet tradicionale tiranase, si Vorpsët, Toptanët, Karapicët, Keçët, Mulletët apo Bodinakët, por jam bijë e qytetit të Tiranës, jam lindur, rritur, dashuruar, krijuar familje gjithnjë në këtë qytet. Këtu ka lindur babai im, bashkëshorti im, biri im, tre meshkujt më të rëndësishëm të jetës time.

Por përveç pjesës emocionale, qarku i Tiranës nuk mund të jetë vetëm i autoktonëve. Këtu kanë jetuar që prej pothuajse 100 vitesh, të gjitha krahinat e Shqipërisë, janë folur të gjithë dialektet, është përfaqësuar e gjithë shumëllojshmëria e vendit tonë. Këtu kanë jetuar shumica dërrmuese e të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion pune, biznesi apo dëshire personale. Në qarkun e Tiranës është përqendruar elita e financës dhe biznesit. Këtu zhvillohet mendimi dhe kërkimi, e po ashtu punon e gjithë administrata e lartë shtetërore.

Është qarku më i larmishëm, por dhe më i vështiri. Nuk besoj se ka ndonjë prefekt që të mos jetë vënë midis shumë vështirësive, situatave të komplikuara, problemeve që duan disa zgjidhje.

Por pa dyshim që pozicioni që Institucioni i Prefektit në strukturën administrative të qeverisjes, duhet të marrë vëmendjen dhe kompetencat që i takojnë për shkak të detyrës. Unë do të sugjeroja, me forcë dhe me insistim që prefekti duhet të jetë institucioni i kontrollit të përgjithshëm të ligjshmërisë dhe territorit që ka. Duke qenë syri dhe mendja e qeverisëqendrore ndaj pushtetit lokal, prefekti duhet të ushtrojë plotësisht kompetenca reale. E për këtë, edhe ne, përfaqësuesit e pushtetit qendror, e këtu kam parasysh Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Brendshme, Shëndetësinë dhe Arsimin, apo dhe atë të Zhvillimit Urban, na duhet të mos mendojmë vetëm për dikasteret tona, por më gjerë. Prefekti duhet të jetë dhe dora e pushtetit qendror, me kompetenca të qarta. Prefekti nuk mundet vetëm të kërkojë dhe të kontrollojë, por dhe të veprojë e zbatojë.

Unë dua të përshëndes të gjithë ata njerëz si dhe pasardhësit e atyre që kanë ushtruar detyrën e prefektit të Tiranës. Shumë prej tyre kanë pasur karriera të trazuara e ndonjëri edhe është keqpërdorur politikisht duke u bërë imazh i asaj që mbase nuk ka qenë vërtet. Dua t’i uroj dhe mikut tim, Sadi Vorpsit, punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.

Faleminderit!



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2017
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2