Fjala e ministres Kodheli në 1 - vjetorin e rënies së kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha

Mirëdita të gjithëve,
të nderuar të pranishëm,

Jemi së bashku për të përkujtuar, me plagët e dhimbjes ende të freskëta, rënien në krye të detyrës së dy pilotëve të Forcave Ajrore “Dëshmorë të Atdheut", kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha. Ata u ndanë nga jeta, në 6 prill të vitit të kaluar, prej rrëzimit aksidental të helikopterit EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor me rrezikshmëri të lartë, ashtu siç janë të gjitha fluturimet.

Floran Delia dhe Donald Hoxha, u nisën në këtë fluturim, për të mos u kthyer më në gjirin e familjes dhe të kolektivit, duke iu bashkuar listës së mbi 40 pilotëve që sot nuk gjenden më fizikisht midis nesh. Me rënien e tyre, u ndez drita e përjetësisë, kujtimit dhe mirënjohjes, pasi ata nuk kursyen as djersën dhe as gjakun, madje me sakrificën më sublime dhanë edhe jetën në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të Atdheut.

Kjo ditë është e dhimbshme për të gjithë ne, bashkëpunëtorët, shokët dhe kolegët, miqtë dhe dashamirësit e Floranit dhe Donaldit. Por, veçanërisht e vështirë sot është, për familjarët për prindërit, fëmijët, motrat, vëllezërit, bashkëshortet. Unë i bashkohem pikëllimit të dhimbjes së familjeve Delia dhe Hoxha: nuk ka nderim dhe respekt, fjalë apo ceremoni të lehtësojë dhimbjen tuaj, por ne shpresojmë se zemrat tuaja mbushen me krenarinë për ta dhe mirënjohjen tonë për atë që ata përfaqësonin dhe përfaqësojnë.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të tyre!

Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha shkëlqyen në profesionalizmin, devocionin dhe pasionin e tyre, për të cilat ata u respektuan, vlerësuan dhe promovuan edhe për të cilën do të kujtohen në të ardhmen. Historia e suksesit të Forcave Ajrore të FARSH është shkruar me sakrificat, përkushtimin dhe vetëmohimin e pilotëve dhe ushtarakëve të zotë, sikurse jeni pjesa më e madhe e juaja dhe ishin këta dëshmorë, që me sakrifica, aftësi dhe profesionalizëm kryen detyra të vështira, në shërbim të qytetarëve shqiptarë, në situata emergjente apo fatkeqësish, ditën apo natën.

Teknika bashkëkohore dhe misionet specifike të Forcës Ajrore kërkojnë kapacitete moderne, teknologji të lartë, por dhe pilotë të aftë, sikurse janë dhe jeni ju. Përveç përkushtimit kërkohet mund, sakrificë dhe stërvitje intensive e pilotëve deri në kufijtë e të pamundurës. Dikujt kjo i duket një aventurë, por për ne është një detyrë e rëndësishme pasi tek kufiri i të pamundurës tejkalohet vetvetja dhe arrihet standardi i profesionalizmit dhe gatishmërisë.

Në këtë përvjetor të parë të rënies së tyre në detyrë, dua të theksoj përsëri, se pavarësisht vlerësimeve të Prokurorisë lidhur me aksidentin e një viti më parë, në vlerësimin tim, të kolegëve të mi, të shokëve dhe të eprorëve të Floranit dhe Donaldit, jemi së bashku të palëkundur në atë që kemi menduar që në fillim të herës, se pilotët e meritojnë dhe e kanë merituar plotësisht titullin Dëshmor i Atdheut, të cilin e paguan me çmimin më të lartë, jetën e tyre.

Në këtë ditë përkujtimi, si drejtuese e Ministrisë së Mbrojtjes dhe qytetare e këtij vendi, reflektoj mbi sakrificat që ju duhet të përballni ushtarak të Forcave të Armatosura. Sakrificat tuaja e tyret nuk do mund të harrohen. Të gjithë burrat dhe gratë në uniformë, por veçanërisht pilotët meritojnë vlerësimin dhe nderimin më të lartë për aktet e guximshme, të cilat në i shohim çdo ditë, të shkruhen me profesionalizëm dhe vetëmohim, në qiejt e hapësirës tonë ajrore.

Ngjarja për të cilën jemi mbledhur, i dëshmon aktet e pavdekshme të sakrificës dhe të vetëmohimit; i dëshmon ato më së miri. Dua t’ju siguroj se sikurse edhe deri tani Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria, përtej mirënjohjes dhe nderimit për përkushtimin, sakrificën dhe vetëmohim tuaj në përmbushje të misionit, do të jetë pranë jush dhe e gatshme për t’ju mbështetur ju dhe familjet tuaja me të gjitha mundësitë që ajo ka.

Të parët që e meritojnë respektin tonë, mirënjohjen dhe mbështetjen janë pikërisht ata që dhanë gjithçka, madje edhe jetën.

Qoftë i paharruar kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha!

Zoti i bekoftë ata, por edhe familjet e tyre!

Ju faleminderit!



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2017
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2