Fjala e ministrit të Mbrojtjes me rastin e nisjes së kontigjentit të tretë të Forcës Detare në detin Egje

Fjala e ministrit të Mbrojtjes me rastin e nisjes së kontigjentit të tretë të Forcës Detare në detin Egje, mbajtur në bazën detare Pashaliman.

Të nderuar  ushtarakë të pranishëm, familjarë,

Sot është një tjetër moment i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Dërgimi i Kontingjentit të Tretë të detarëve me mision në detin Egje, po shndërrohet në një proces tashmë të zakonshëm. Më kujtohet sesi 10 muaj më parë, nisëm diskutimin për të marrë pjesë në këtë eksperiencë të parë për Forcë tonë Detare jashtë vendit. Kujtoj me kënaqësi entuziazmin dhe dëshirën për të realizuar këtë ide fisnike, që Shqipëria t’i bashkohej misionit të NATO në detin Egje, në përpjekjen e përbashkët për të penguar trafiqet e paligjshme drejt kontinentit evropian.

Dhe ia arritëm. E nisëm anijen përkundër gjithë pengesave të fillimit, vështirësive që vinin nga të panjohurat, e madje edhe kundër skepticizmit që shpesh na karakterizon. Dhe prandaj po e përsëris se ndonëse kemi hyrë në normalitet, unë dua t’ju falënderoj një nga një për të gjithë përpjekjen e përbashkët e të suksesshme. Ky kontingjent i tretë është një histori e mirëfilltë suksesi e Forcës sonë Detare.

Ky normalitet na bën shpeshherë në fakt të harrojmë vështirësitë dhe ngjarjet e rënda në të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Muaji mars sjell gjithnjë kujtime të hidhura për të gjithë ne, e në mënyrë të veçantë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartëdashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e një individi. I cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.

E prapë, në marsin e 2008, po e njëjta klikë përmes abuzimit me pushtetin dhe me pasuritë publike, hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, qindra të plagosur e prona private të shkatërruara. Nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak i Forcave të Armatosura. Nga parimi i tyre i përhershëm se familja është mbi shoqërinë, individi mbi vlerat sociale. Vranë, vodhën dhe gënjyen. Edhe u fshehën pas procedurës. I kemi sot mes nesh, të lirë.

Janë po këta njerëz që sot, që të angazhuar me të gjithë forcat, pengojnë reformën në drejtësi, kushtin e vetëm për hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane. A e ka menduar njeri pse kemi vendosur të nisim kontigjente ushtarake kudo nëpër botë? Nga Afganistani në Letoni, nga Çadi në Irak? Pse angazhohemi në misionet e NATO dhe BE në Bosnje, Kosovë apo në Detin Egje? Mos vallë për statistika, apo për koleksionim vulash në pasaportë?

Jo të nderuar ushtarakë. Kjo qeveri është e vendosur ta bëjë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik. Angazhimi ynë i pandërprerë do të bëjë që reforma të transformohet konkretisht në të mirë të vendit dhe shoqërisë, për të çrrënjosur përfundimisht kulturën e pandëshkueshmërisë si dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Reforma në drejtësi merr rëndësi parësore për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit në gjithçka që lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo do të jetë edhe një mjet efikas në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Reforma në drejtësi do t’i shërbejë ecurisë se reformave në fusha të tjera, zhvillimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe shoqërore, pasi, forcimi i shtetit ligjor është një nga shtyllat kryesore të demokracisë.

Ne do të vazhdojmë të përpiqemi, që kontributi i çdo shqiptari të mos shkojë dëm. Do të bëjmë gjithçka që e ardhmja jonë të jetë më e mirë, më e drejtë, më europiane.
Rrugë të mbarë Kontigjentit të Tretë drejt Detit Egje. Mbarësi e suksese!



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 21 prill 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30