Fjala e ministrit të Mbrojtjes me rastin e 5 - vjetorit të rënies së “Dëshmorit të Atdheut”, kapiten Feti Vogli

Të nderuar të pranishëm,

20 shkurti tashmë është futur në kalendarin e ngjarjeve të dhimbshme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Pesë vjet më parë, në Afganistanin e largët ra në krye të detyrës kapiten Feti Vogli, krenaria e kombit, djal trim i Batalionit Special.

Për askënd nga ne, dita e sotme nuk është e lehtë. Për familjarët, shokët dhe miqtë, dashamirësit dhe kolegët, 20 shkurtet janë ditë të vështira, të mbushura me kujtime dhe histori. Për nënën, vajzën dhe bashkëshorten nuk është aspak e lehtë. Dhe megjithëse jam prej atyre që e njoha Fetiun vetëm përmes aktit të tij historik dhe heroik, unë si nënë, si vajzë dhe si bashkëshorte i bashkohem pikëllimit të dhimbjes së familjes Vogli.

Këtu mes jush janë shumë prej atyre që kanë luftuar krah për krah me Fetiun, por edhe shumë e shumë të tjerë që kanë ngritur flamurin shqiptar në krizat më të mëdha botërore të shekullit XXI. Nga Afganistani në Irak, përpjekja dhe gjaku juaj nuk do të mund të harrohen. Disa prej jush kanë ende në trup plagët e luftës, të tjerë plagët i kanë të padukshme, por dhimbja ka qenë e vërtetë. Nuk keni një profesion të lehtë, por ju, si burra dhe gra trima, vazhdoni të punoni me profesionalizëm dhe vetëmohim. Detyra përpara vetes: këto janë fjalët pikërisht që përcaktojnë secilin prej jush që vishni uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Secili prej jush sakrifikon çdo ditë. Ju motivon atdheu, ju motivon detyra, ju motivon dëshira për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe për këtë jemi krenarë për ju, për të gjithë ju, burrat dhe gra në uniformë, sepse ju jeni shembulli më i mirë dhe më i vërtetë sesi duhet të jetë shqiptari, sesi duhet të jetë një punonjës i shtetit, që i shërben atdheut, i shërben popullit.

Asnjëherë nga ju nuk janë dëgjuar fjalë disfatiste. Askush nuk është ankuar edhe në momentet më të vështira, si ato të ndarjes përjetë nga shoku, bashkëluftëtari dhe kolegu juaj. Gjithnjë keni parë përpara, duke punuar me profesionalizëm dhe patriotizëm.

Në Afganistan, Irak, Çad, Bosnje, Kosovë, Mali, Detin Egje, kudo ku kanë shërbyer dhe do të shërbejnë ushtarakët tanë, do të jenë ashtu si edhe janë një shembull për t'u ndjekur. Keni ndryshuar imazhin e Shqipërisë me punën, sakrificën, profesionalizmin dhe vetëmohimin tuaj, si askush tjetër më parë, si askush tjetër sot. I gjithë kombi ju falenderon për atë çka bëni përditë.

Shumë prej jush keni dhënë diçka nga vetja juaj, Fetiu dha atë që ishte më e shtrenjtë, jetën. Qoftë i paharruar kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, të madhit Kapiten Vogli!

Ju faleminderit!



Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 8 (2017) Gusht 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 04 gusht 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2017
Ma En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3