Fjalimi i ministrit të Mbrojtjes në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të CEDC dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor

Të nderuar kolegë,

më lejoni të filloj duke përgëzuar organizatorët për këtë takim të rëndësishëm për të gjithë vendet tona të përfaqësuara sot në Vjenë. Forume të tilla na ndihmojnë jo vetëm për të shkëmbyer ide, por edhe për të filluar të gjejmë zgjidhje për sfidat e përbashkëta që vendet tona përballen çdo ditë.

Emigracioni i jashtëligjshëm është duke u bërë në mënyrë progresive një nga çështjet kryesore të sistemit ndërkombëtar. Dhuna e vazhdueshme politike dhe destabiliteti në periferinë jugore të NATO dhe BE, nënkupton se emigracioni i jashtëligjshëm do të vazhdojë të jetë një sfidë madhore e sigurisë në të ardhmen. Miliona emigrantë, kryesisht nga Siria, kanë kaluar detin Mesdhe në kërkim të një jete më të mirë në zonën evropiane.

Ndërkohë, ne jemi dëshmitarë të një rritjeje të shqetësimeve legjitime në rajonin tonë, të krijuara nga ndikimi që kriza e refugjatëve mund të ketë në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Shqipëria mbështet përpjekjet e komunitetit humanitar ndërkombëtar në Siri dhe Irak dhe në të gjithë rajonin, në ofrimin e ndihmës për të plotësuar nevojat kritike të atyre që janë zhvendosur apo dëmtuar nga konflikti dhe dhuna.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë shumë masa, edhe pse ne nuk jemi ndikuar nga kriza e refugjatëve si vendet e tjera në rajon. Ne kemi hartuar një plan emergjence, i cili përfshin elementë të mundshëm që mund të vihen në punë në rast të devijimeve të rrugës së refugjatëve drejt Shqipërisë. Por, ne kemi vendosur të mos mbetemi të izoluar në territorin tonë. Qysh nga nëntori 2016, në perspektivën e një kontributi ushtarak, Shqipëria merr pjesë me një anije patrullimi në aktivitetin detar të NATO në Egje, i cili tashmë është duke bashkëpunuar me operacionin e BE "Sofia", Agjencinë e Kufijve të Jashtëm të BE (FRONTEX), Greqinë dhe Turqinë në përpjekjet për të ndaluar krizën e emigrantëve dhe refugjatëve.

Për shumë vite Shqipëria ka theksuar shqetësimin lidhur me fenomenin e “luftëtarëve të huaj” dhe aspektin e sigurisë lidhur me kthimin e tyre në vendlindjet e tyre. Një pjesë tjetër e angazhimeve dhe përpjekjeve shqiptare për të kuptuar më mirë këtë fenomen është nisma e krijimit të një Qendre Ekselence të NATO në Tiranë, për t'u marrë me kërcënimin e “luftëtarëve të huaj”. Kjo nismë është një vlerë e shtuar dhe një kontribut i konsiderueshëm që Shqipëria po i jep NATO, por edhe vendeve të rajonit tonë. Një punë e gjatë është kryer, pavarësisht nga fakti se çështja e luftëtarëve të huaj është shumë komplekse.

Bashkëpunimi me njëri - tjetrin është shumë i rëndësishëm për të shmangur pasojat e lëvizjeve të njëanshme, jo vetëm për shkak të ndikimit shumë negativ dhe rreziqeve që kjo do të sjellë për secilin nga vendet tona, por edhe sepse kjo nuk i zgjidh problemet e krizës së refugjatëve. Kjo nuk është thjesht një çështje për të hapur apo mbyllur kufijtë. Ky është një angazhim për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje të gjerë evropiane, bazuar në solidaritet dhe kapacitet, në gatishmëri për të mbrojtur vlerat e parimet dhe, respektit për ligjin ndërkombëtar. Shqipëria vlerëson shumë dhe do të bashkohet me nismat dhe veprimet e mundshme për të ndihmuar në forcimin e zellit të vendeve pjesëmarrëse për të përballuar krizën e refugjatëve dhe të emigrimit.


Si përfundim, më lejoni të falënderoj dhe përgëzoj edhe një herë Austrinë si vend pritës, si dhe presidencat e Hungarisë dhe Republikës Çeke, për punën e bërë deri më tani dhe organizimin e shkëlqyer të këtij takimi.

Faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor prill 2018Ditari, të rejat kryesore prill 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2018) Maj 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria04 maj 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2018
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3