Fjala e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli mbajtur në Zall-Herr me rastin e nisjes së Batalionit të Dytë të Këmbësorisë në stërvitjen “Trident Juncture-15”


Zotërinj gjeneralë,

oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,
të nderuar ushtarakë të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë,
veprimet destabilizuese ushtarake në kufijtë lindorë të NATO dhe pasiguria në rritje në Mesdheun Jugor kanë sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, Siri, Irak dhe jo vetëm, demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qenë e mirëpërgatitur në parandalimin e çdo agresioni të mundshëm apo për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme. Stërvitja “Trident Juncture 2015” është me e madhja dhe më ambiciozja që Aleanca jonë ka organizuar që nga viti 2002.

Dhe ju, ushtarakë të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë po merrni pjesë në një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që nga nisja e procesit të anëtarësimit në NATO. Kjo për faktin se kufijtë e Aleancës sonë janë të kërcënuar, liria, pavarësia dhe vlerat tona demokratike po vihen në shënjestrën e armiqve që vijnë nga lindja e jugu.
Pjesa e dytë e stërvitjes “Trident Juncture” në të cilën ju do të merrni pjesë, ka si qëllim rritjen e gatishmërisë për t’ju përgjigjur një game të gjerë sfidash.

Kjo stërvitje do të testojë edhe Task Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë, pjesë e së cilës është edhe batalioni juaj. Stërvitja ka një rëndësi strategjike për Aleancën. Shqipëria, me pjesëmarrjen e kompanisë tuaj, por dhe të dy kompanive të tjera të batalionit të dytë, jep një shenjë të qartë solidariteti dhe vendosmërie për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin Euro-Atlantik. Për ju, të nderuar ushtarakë, kjo stërvitje është një konfirmim i aftësive dhe kapaciteteve tuaja për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.

Nën moton “28 për 28” ju do t’i bashkoheni më shumë se 36 mijë trupave ushtarake të vendeve të Aleancës, por dhe të atyre partnere. Ndihem krenare që ju po merrni pjesë në këtë angazhim masiv, të pajisur sipas standardeve dhe modeleve më të mira të NATO. Jemi në pararojën e vendeve që kanë trashëguar armatim lindor, me një program të qartë e të shpejtë të zëvendësimit të arsenalit me standardet më të përparuara perëndimore.

Të nderuar të pranishëm,
rajoni në të cilin jetojmë është krejtësisht i përfshirë në vorbullat që po krijohen në Lindje e në Jug. Ballkani Perëndimor është i influencuar si nga dimri i ftohtë rus, ashtu dhe nga nxehtësia përvëluese e radikalizmit. Valët e refugjatëve që po vijnë drejt Europës forcojnë nevojën për të gjetur një zgjidhje që prek rrënjët e problemit, e jo vetëm pasojat e tij. Njësia juaj përfshin edhe një grup ushtarakësh amerikanë të Gardës së Nju Xhersit. Angazhimi ynë i përbashkët me aleatët tanë strategjikë është sprova më e mirë e asaj lidhje të pazgjidhshme që kemi lidhur. Do të jemi kudo bashkë, në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të lirisë e demokracisë. Dhe për këtë nuk ka asnjë ngurrim.

Kompania e parë e Batalionit të Dytë po niset drejt Italisë, një tjetër vendi mik e aleat që ka dhënë e bërë shumë për ne në këtë transformim rrënjësor disavjeçar të Forcave tona të Armatosura. Jo pa qëllim vendosëm të angazhoheshim në atë pjesë të skenarit të stërvitjes që zhvillohet në Itali. Urat  e bashkëpunimit janë prezente prej vitesh. Ato thjesht duhen sprovuar e forcuar.

Po merrni pjesë në një angazhim historik të Aleancës. Prandaj ju kërkoj të tregoni më të mirën tuaj. Të jepni maksimumin për ta bërë si gjithnjë Shqipërinë krenare për ushtarakët që ka, për Aleancën që ka në gjirin e vet profesionistë të zotë, por dhe për familjet tuaja që kanë burra e djem trima e sypatrembur.
Ju priftë e mbara!



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4