Deklarata e ministres së Mbrojtjes gjatë ceremonisë së mbërritjes së gjashtë autoambulancave të para ndihmë nga Turqia

 

Gjashtë autoambulancat e mbërritura sot janë mjetet e para të siguruara falë grant-it të qeverisë turke të akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, në kuadër të modernizimit të FA. Dua të shpreh mirënjohje dyfish, edhe në emër të qeverisë shqiptare, për Turqinë, miken dhe aleaten tonë, që na u gjend në ditë të vështira edhe pse po përballet edhe vetë me pandeminë edhe me këtë armik të padukshëm sikundër të gjithë ne.

Një falënderim të veçantë e kam, siç ju thashë, edhe për ambasadorin, i cili e kishte të pamundur të ishte sot këtu, por që ka bërë maksimumin për të koordinuar mbërritjen e këtyre autoambulancave sa më parë në Shqipëri. 

Siç e tha edhe gjenerali, ato janë në vetvete një mini-urgjencë (mini-spital). Janë të pajisura me të gjitha pajisjet e duhura, që nga respiratorët për rrugët e frymëmarrjes, kompletet e imobilizimit për frakturat, aparatet ORL apo të gjitha mjetet e mjekimit apo të ndihmës së shpejtë. Që sot këto autoambulanca do të pjesë operacionale e Forcave të Armatosura në kuadër të Emergjencave Civile, por ato  në rast nevoje mund t’i atashohen rast pas rasti Spitalit të Traumës për përballimin e nevojave urgjente në raste aksidentesh, apo urgjencave të tjera mjekësore, duke qenë se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në këtë spital po kryhen një pjesë e mirë e shërbimeve mjekësore që deri dje kryheshin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Këto autoambulanca janë vetëm fillimi i transformimit të Emergjencave Civile. Përmes ligjit të ri, Emergjencat Civile po transformohen nga një drejtori me 10 vetë, siç ka qenë gjatë këtyre viteve, në një agjenci të mirëfilltë me mbi 100 inxhinierë e specialistë të të gjitha fushave, të aftë që të koordinojnë veprimet e pushtetit vendor e atij qendror për planifikimin, parandalimin dhe reagimin në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të emergjencave civile në përgjithësi. 

Efiçenca e reagimit është përmirësuar ndjeshëm me bashkimin e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura, dëshmi për këtë janë episode e tmerrshme të këtyre dy viteve, tërmetet, përmbytjet dhe të gjitha problemet e tjera ku na është dashur të reagojmë me gjithë fuqinë dhe përkushtimin e të gjitha strukturave tona. Madje edhe duke përshtatur mjetet dhe pajisjet tona përballë të gjithë skenarëve, kujtoj helikopterët me kapacitet të shtuar për shuarjen e zjarreve, mjetet tona të kalueshmërisë së lartë në rastin e përmbytjeve e kështu me radhë. 

Këto janë vetëm fillimi, e theksoj është vetëm fillimi. Po i japim fund një tradite 30 - vjeçare të mosinvestuarit në forcimin e kapaciteteve reaguese të shtetit në rastin e emergjencave civile, veçanërisht duke pasur parasysh që jemi një ndër vendet më të rrezikuara prej fatkeqësive natyrore dhe emergjencave në përgjithësi.

Në krye të pak muajve, edhe falë kësaj mbështetjeje të vyer nga qeveria turke, Emergjencat Civile do të kenë një fytyrë të re, një fuqi reaguese krejt të re, një brand-im të ri, uniforma të reja, pajime të reja, automjete të kalueshmërisë së lartë, çadra dhe modele spitalesh fushore, deri tek aparaturat më moderne që lehtësojnë punën e efektivëve tanë, ekipeve tona të kërkim - shpëtimit dhe atyre operacionale që zbresin në terren, të parët e garantojnë sigurinë e komunitetit atëherë kur ka nevojë, pra në ditët më të vështira.

Po koordinojmë po ashtu edhe me aleatët tanë, veçanërisht Italinë, e cila na asistoi me ngritjen e arkitekturës ligjore dhe operacionale të Agjencisë së re të Mbrojtjes Civile. Po koordinojmë për trajnimin e njësive tona operacionale me teknikat më të reja të ndërhyrjes së shpejtë dhe vlen të thuhet që shpirtit solidar dhe sakrifikues të trupave tanë të emergjencës do t'i bashkëlidhen tanimë edhe të gjitha mjetet e pajimet më moderne dhe në krye të pak muajve do të kemi një trup emergjencash civile tërësisht të pajisur dhe trajnuar sipas standardit më të lartë.

Qytetarët kanë nevojë të kenë një shtet serioz në krah në rast nevoje dhe. Ky është absolutisht detyrimi dhe prioriteti ynë. Jo më veprime të improvizuara, por një forcë reaguese të mirëtrajnuar, të mirëpajisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sapo kemi nisur dhe unë jam shumë krenare të pohoj se po i japim Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile më në fund imazhin dhe vëmendjen që meritojnë.

Prandaj edhe një herë, të dashur miq që jeni sot këtu me ne, shumë faleminderit për mbështetjen tuaj, dyfish mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë përmes grant-it të qeverisë turke për modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake dhe Emergjencave Civile, por dyfish mirënjohje që po na gjendeni edhe në këto ditë të vështira, kur edhe vendi juaj po përballet me të njëjtat vështirësi si ne dhe më të njëjtin armik të padukshëm si ne. Unë uroj me gjithë zemër, që ashtu si edhe ne, të keni sa më pak dhimbje dhe sa më pak humbje nga kjo situatë dhe siç na jeni gjendur, do ta përballojmë të gjithë bashkë këtë situatë të vështirë.




Si të mbrohemi nga COVID -19? Mars 2020 Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19...
Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2020Janar 2020 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2020) Maj 2020Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 22 maj 2020Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qershor 2020
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5