Deklaratë për media e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka

Të dashur miq,

kam dëgjuar këto dy ditë akuzat e opozitës në adresë të ministrisë që drejtoj mbi blerjen e disa mallrave ushqimore për Rezervat e shtetit, jetike për situatën e emergjencës që po kalon vendi. Nuk do kisha dashur të fokusohesha asnjë minutë nga puna që bëjmë për të sqaruar shpifësit e radhës, por më duhet ta them që jam e habitur, madje e trishtuar për nivelin, në të cilin ka degraduar opozita e "Babaleve".

Sot në mes të një lufte dhe përballë një armiku që po na rrezikon të gjithëve, ka njerëz, si këta regjisorët e "Babales" që kanë luksin të merren me inskenime të ulëta me qëllimin e vetëm përhapjen e panikut dhe hedhjen baltë mbi një operacion humanitar, që ndodh 24 në 24, që nga dita e parë e emergjencës, i paprecedentë për ne e për vende më të zhvilluara nga ne, i cili po u vjen në ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve në nevojë në çdo cep të Shqipërisë.
Fakti që këto akuza të pavërteta vijnë ekzaktësish në këtë kohë e bëjnë edhe më të turpshme këtë sjellje të ulët të këtyre opozitarëve të pashpresë.

Besoj që është një rast unik në botë, që në një periudhë të paprecedentë emergjence botërore, kur një parti opozitare, që deri pak vite më parë ka qenë në krye të punëve të vendit, e që pretendon të jetë alternativë qeverisëse, jo vetëm që nuk tregon solidaritet, jo vetëm që nuk na bashkohet të na ndihmojë, por përpiqet në mënyrë aktive të sabotojë duke përhapur panik, duke hedhur lloj-lloj shpifjesh e akuzash nga të më çmendurat.

I keni dëgjuar besoj? Kryeministri ka bërë koalicion me koronën, i keni mbyllur njerëzit brenda sepse jeni autoritarë, s’ka bukë, s’ka pajisje, çuat mjekë e infermierë të pacertifikuar në Itali, e sa e sa të tjera si këto. Nuk e di. Sinqerisht nuk arrij dot ta kuptoj sesi mund të kenë aq shumë helm e ligësi brenda vetes sa ta përjetojnë si humbje personale e ta vuajnë si disfatë politike faktin që deri më sot ia kemi dalë ta mbajmë kurbën e infeksioneve të ulët, faktin qe po u gjendemi 600.000 familjeve e qytetarëve, apo faktin që ata 30 mjekë e infermierë na bënë të ndihemi aq krenarë në sytë e të gjithë botës.

E kuptoj që s’bëjnë gjë për të ndihmuar. E kuptoj që asnjë nga këta zotërinjtë nuk ka marrë mundimin të vijë të çojë një qese me ushqime a ilaçe tek një pensionist. E kuptoj edhe që të vetmit doktorë në këtë vend që s’po lëvizin as gishtin për të ndihmuar, kur kolegët e tyre po përballen me infeksionin në vijën e parë të frontit, janë doktorët politikanë të opozitës. Por kjo është zgjedhja dhe turpi i tyre.

Por që të jenë aq të papërgjegjshëm e aq të pamoralshëm sa fitoren e kësaj lufte ta shohin si fitore të qeverisë e të sulen me të gjitha bateritë e shpifjes e baltës për të sabotuar rezistencën ndaj epidemisë nga frika se mos fiton pikë qeveria, kjo është kriminale.

VIDEO

Ne jemi çdo ditë në krye të organizimit për të mbështetur familjet e qytetarët në nevojë. Prindër jemi edhe ne, fëmijë kemi edhe ne, edhe ne merakosemi për shëndetin e tyre e tonin dhe do donim të rrinim të sigurt në shtëpi, t'i ndiqnim gjërat nga televizori e t'i komentonim nga facebook-u. Por jemi në punë! Na është ngarkuar një detyrë dhe po e bëjmë. Me shumë modesti se nuk po bëjmë asnjë heroizëm. Bashkë me 20.000 burra e gra, djem e vajza të angazhuar në këtë operacion të madh solidariteti po bëjmë detyrën që asnjë qytetar mos mbetet pa ndihmën dhe mbështetjen që i takon.

Ama është e tepërt që në një situatë si kjo, përveç se duhet të ruhesh nga COVID të të duhet të përballesh edhe me "Babalet" me shokë në këtë nivel papërgjegjshmërie dhe ligësie.

Tani dy fjalë për procedurën. Në një rast tjetër, nuk do kisha harxhuar asnjë moment për t'ju dhënë një debati akuzash të pavërteta që na çfokuson nga puna që po bëjmë. Por në respekt të qytetarëve dhe në respekt të të gjithë atyre njerëzve që po punojnë në prapavijë për të bërë të mundur që kategorive në nevojë të mos u mungojnë ushqimet bazë gjatë këtyre ditëve të vështira, në një emergjencë mbarëbotërore, ndihem e detyruar të jap disa sqarime.

Si fillim, e inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më shpejt duke dalë e vërteta siç ka dalë me çdo gjë të inskenuar nga regjisorët e "Babales".

Procedura e prokurimit të ushqimeve të Rezervave të shtetit është bërë në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe aktet nënligjore që krijojnë mundësinë e blerjes me afate të përshpejtuara pikërisht për të përballuar situata ekstreme të shkaktuara nga gjendja e fatkeqësisë.

Në datë 24 mars u bë efektiv Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 236 dhe u ngrit mekanizmi për asistencën sociale ndaj shtresave në nevojë. Ndërkohë, po në 24 mars, në të njëjtën ditë u miratua me VKM vendosja e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë. Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra, brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe.

Pra, nuk është pritur as javë e as muaj, por është bërë të nesërmen e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë, siç e do edhe logjika e këtyre procedurave urgjente dhe ishte kjo punë pa orar dhe këto procedura në përputhje me ligjin pa humbur kohë të çmuar që bënë të mundur furnizimin pa ndërprerje të operacionit të ndihmës.

Këta që i bren meraku i madh për popullin i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanet, të lënë telekomandat, telefonat e facebook-un e të vijnë të na ndihmojnë në terren, atje ku nevoja është e madhe. I pajisim ne me maska e doreza, se për shkak të asaj punës urgjente brenda 24 orëve, jo me zvarritje javësh e muajsh, por brenda 24 orëve, si në shumë pak vende, ushtarakëve dhe vullnetarëve tanë nuk u munguan asnjë ditë masat mbrojtëse. Përfytyroni të kishte munguar qoftë edhe një ditë ushqimi për nevojtarët apo masat mbrojtëse për funksionarët e shtetit çfarë thagma do kishin nxjerrë nga goja "Babalet" e opozitës.

Nuk dua të zgjatem më, por u garantoj qytetarëve që jemi të gjithë në krye të detyrës dhe pavarësisht llafeve të 3-4 individëve që ju i dini, nuk do e ndërpresim për asnjë çast punën. Çdo ditë edhe më të organizuar dhe strukturuar do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, që qytetarëve në nevojë mos u mungojnë ushqimet dhe gjithë trupës së atyre që u shërbejnë mos u mungojnë masat mbrojtëse duke zbatuar ligjin në mënyrën më të rreptë dhe rigoroze.

Ndërsa opozitën e ftoj të bashkëpunojë dhe pse jo të ndihmojë duke filluar nga kontrolli po deshën, numërimi, paketimi e deri tek shpërndarja në çdo familje në fshat a qytet, në çdo cep të Shqipërisë të ndihmave ushqimore.

Sepse, kur kjo situatë të ketë kaluar, siç do të kalojë, kur kjo luftë të jetë fituar, siç do ta fitojmë, njerëzit me të drejtë do të pyesin ore po këta ç’bënë për të ndihmuar? Dhe po të isha në vend të tyre do ta kisha shumë të vështirë të gjeja një arsye që të më bënte të ndihesha krenare për veten apo partinë time politike.




Si të mbrohemi nga COVID -19? Mars 2020 Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19...
Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2020Janar 2020 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2020) Maj 2020Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 22 maj 2020Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qershor 2020
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5