Deklaratë e ministrit të Mbrojtjes pas angazhimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile pas tërmetit të 21 shtatorit në Shqipëri

Jam vërtetë  shumë e lumtur t’i uroj mirëseardhjen z. Peter Glerum, shef i Ekipit të BE për Emergjencat Civile. Prania e z. Glerum këtu është padyshim një tregues i seriozitetit me të cilin BE dhe posaçërisht Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane po e trajtojnë çështjen e mbështetjes që po i ofrojnë vendit tonë. Por ai është padyshim shumë i mirëpritur edhe për eksperiencën dhe ekspertizën e tij në këtë fushë, nga e cila padyshim që kemi shumë për të mësuar sot, kur jemi në hapat e para të transformimit të mekanizmit tonë për përballimin e emergjencave.

Jam vërtetë  shumë e lumtur t’i uroj mirëseardhjen z. Peter Glerum, shef i Ekipit të BE për Emergjencat Civile. Prania e z. Glerum këtu është padyshim një tregues i seriozitetit me të cilin BE dhe posaçërisht Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane po e trajtojnë çështjen e mbështetjes që po i ofrojnë vendit tonë. Por ai është padyshim shumë i mirëpritur edhe për eksperiencën dhe ekspertizën e tij në këtë fushë, nga e cila padyshim që kemi shumë për të mësuar sot, kur jemi në hapat e para të transformimit të mekanizmit tonë për përballimin e emergjencave.

Dua po ashtu të falënderoj nga zemra, ambasadorin Soreca për të gjithë punën e tij, për gatishmërinë e orëve të para në fakt, por edhe për faktin që për fare pak kohë pas tërmetit të datës 21, ai jo vetëm që ofroi ndihmën e Delegacionit, por dhe pa humbur fare kohë vuri në lëvizje Delegacionin dhe Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të mbështetur Shqipërinë në momentin e saj të nevojës.

Tërmeti i datës 21 ishte padyshim një ngjarje dramatike. E gjithë situata, duke marrë parasysh edhe goditjet që pasuan ngjarjen kryesore sizmike, ishte traumatike dhe dramatike për të gjithë qytetarët dhe, pa diskutim shkaktoi shumë frikë.
Shqipëria ishte me fat që një ngjarje e atyre përmasave kaloi pa asnjë të lënduar dhe sidomos për faktin që nuk pati asnjë jetë të humbur. Gjithçka tjetër mund të zëvendësohet apo të rindërtohet, ndërsa jetët e humbura jo.

Dëmet që shkaktoi tërmeti, nga ana tjetër, ishin të konsiderueshme. Çdo vend, qofshin ato vendet më të zhvilluara e të pasura, qofshin këto vende me një  ekonomi shumë më modeste, si Shqipëria, kanë vështirësi në përballimin të vetëm të dëmeve që lënë pas ngjarje si këto. Të gjithë e dimë që vështirësitë e vërteta në raste fatkeqësish natyrore, fillojnë pas mbarimit të emergjencës, kur lind nevoja për të rikuperuar atë çfarë kemi humbur apo atë që është shkatërruar.

Prandaj i jam shumë mirënjohëse Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen. E vlerësoj akoma më shumë këtë mbështetje, për faktin që Shqipëria sot nuk është e anëtarësuar në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. E megjithatë jemi dëshmitarë të një shfaqje kaq të bukur dhe domethënëse solidariteti. Dua të falënderoj çdo vend që përmes këtij Mekanizmi, bujarisht ka vendosur që të na mbështesë në këto momente të vështira.

Ka kaluar shumë pak kohë që kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për Mbrojtjen Civile dhe tërmeti i datës 21 shtator ishte testi i parë i këtij mekanizmi që është ende në hapat e para dhe që kërkon ende shumë punë, koordinim, transformim institucional e përgjegjësish, përpara se të bëhet vërtet funksional. Por ishte një test që gjithsesi tregoi se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm ka ky mekanizëm i ndërtuar mbi modelet që funksionojnë sot në BE. Ishte një test që tregon që jemi në drejtimin e duhur sa i takon koordinimit dhe organizmit në raste të tilla të fatkeqësive natyre apo emergjencave civile, për të ndërtuar një mekanizëm të mbrojtjes civile modern, efikas dhe funksional, dhe që mbi të gjitha, do të na lejojë që të përmbushim të gjitha kriteret e standardet që nevojiten për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. 

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të lehtësoheshin shumë procedurat, jo vetëm  do të reduktoheshin shumë kohët e bashkëpunimit, por edhe Shqipëria, do të ishte e aftë të ofrojë ndihmën e mbështetjen e saj, siç po bëjnë sot vendet e tjera,  kudo që të jetë në nevoja në rajon apo edhe më gjerë, si pjesë e një mekanizmi të kolauduar mirë.

Unë dua t’i uroj punë të mbarë ekipeve shqiptare të Mbrojtjes Civile dhe kolegëve evropianë, që na janë bashkuar dhe do të jenë me ne për dy javët e arsdhshme, duke iu atashuar ekipeve tona, duke bërë vlerësimin e dëmeve në terren dhe duke ofruar padiskutim ndihmën e tyre të çmuar dhe shpresoj shumë që ky te jetë veç bashkëpunimi i parë në një marrëdhënie, që së shpejti do të zyrtarizohet dhe do të konsolidohet me anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Faleminderit nga zemra!




Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2019) Dhjetor 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 06 dhjetor 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2019
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5