Deklaratë për shtyp e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Një natë e vështirë por maksimalisht e menaxhueshme ajo që kaluam. Situatës së pazakontë për shkak të reshjeve të shiut, Forcat e Armatosura dhe e gjithë struktura shtetëtore i janë përgjigjur me angazhimin maksimal për përballimin e situatës.

500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

Deri në momentin që flasim, efektivët tanë të komandës mbështetëse, forca tokësorë, policia ushtarake dhe batalioni mbështetës i Shtabit te Përgjithshëm kanë mundur të evakuojnë 315 persona.

250 prej tyre kanë qenë të bllokuar në autostradën Tiranë – Durrës, Qafën e Kasharit e Valias, ndërsa pjesa tjetër në fshatrat e Krujës. Vetëm pak më parë efektivët e Forcave të Armatosura kanë evakuuar një foshnje 5 muajsh dhe nënën e tij në zonën e llixhave në bashkinë Krujë. Aktualisht në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcës Tokësore në Zallherr, po marrin ndihmën e duhur 13 personat e evakuuar nga FA pak përpara mesnatën në Valias.

Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. Në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë.

Dua t’i bëj thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga reshjet, të gjithë atyre që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që, historikisht rrezikojnë përmbytje: ju lutem largohuni menjëherë nga banesat tuaja dhe bashkëpunoni me Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencës për tu evakuuar. E përsëris këtë thirrje pas rikonfirmimit nga ana e Emergjencave Civile dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për shtim të intensitetit të reshjeve gjatë orëve në vijim, çka mund të sjellë rritje të nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve.

E gjithë struktura shtetërore është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës. Ju lutem Na ndihmoni të përballojmë bashkërisht situatën, bashkëpunimi me ju është garancia më e madhe për të siguruar jetën e secilit prej jush!

Forcat e Armatosura kanë angazhuar kapacitete të reja njerëzore dhe teknike për tu zhvendosur në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të përforcuar dhe mbështetur autoritetet vendore dhe mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e jetës për të gjithë banorët e prekur.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor gusht 2018Ditari, të rejat kryesore gusht 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Shtator 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria14 shtator 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2018
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30