Ministrja Mimi Kodheli bashkëbisedim në Universitetin Politeknik të Tiranës për fushatën e pranimit në FA

Foto Galeri

Në kuadër të fushatës së nisur nga Ministria e Mbrojtjes për rekrutimin e 250 ushtarëve/detarëve aktivë në Forcat e Armatosura, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Qendrës së Personel - Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, drejtorë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm.

Gjatë fjalës së saj, Ministria Kodheli i ftoi studentët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke sjellë në vëmendje avantazhet që ka ky vendim i tyre. “Është intrigues shkollimi, është intriguese puna, misioni fisnik i shkruajtur me germa të arta në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është e rëndësishme puna që do të bëni nesër në FA. Padyshim është intriguese dhe veshja”, u shpreh Kodheli. Ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli i ftoi studentët të bëhen pjesë e vlerave më të mëdha që një shoqëri ka: dashurinë për atdheun. Një vlerë e cila është shumë e rëndësishme dhe përmbledh shumë fjalë, shumë zemër, shumë histori, por dhe dashurinë për tjetrin, një vlerë universale kjo. Jetojmë në momente të vështira historike, në ambiente ku risku i të qenit përpara një agresioni është më i madh nga ç’duket në jetën tonë të përditshme.

Për ministren e Mbrojtjes ata që do të aplikojnë për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura jo vetëm që kanë një kontratë të sigurtë pune, por edhe mundësi të tjera, duke u ndalur tek shkollimi dhe trajnimi në shkollat më të mira në botë. “Gjëja që unë do të garantoja pa pasur frikë se bie në patetizëm është fakti që ju do të gjeni jo vetëm një ambient paqësor, nëse do të vini ta provoni veten, por do të gjeni drejtësi, do të gjeni transparencë, që është shumë e rëndësishme”, theksoi Kodheli.

I pranishëm në këtë aktivitet, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e FA dhe të shërbejnë për kombin nën këtë uniformë të dashur dhe të rëndësishme.

Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë në radhët e saj 500 ushtarë/detarë aktiv në FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktiv në fillim të vitit, ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 7 (2017) Korrik 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 14 korrik 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Korrik 2017
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6