Ministria e Mbrojtjes, aktivitet “Mbi rekrutimin për ushtar/detar aktiv në FA”

Foto Galeri

Sot, në ambientet e auditorit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua aktiviteti “Mbi rekrutimin për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, drejtorë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit.

Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, i cili i njohu pjesëmarrësit me rekrutimin që është “porta hyrëse” për në FA. Sipas kolonel Çokut, plani i rekrutimit për vitin 2015 punëson 250 veta në muajt prill - maj, faza e parë dhe, faza e dytë, shtator - tetor me 250 veta të tjerë. “Ajo që dëshiroj të përcjell tek të gjithë ju që jeni prezent dhe nëpërmjet jush të gjithë atyre që janë të interesuar të bëhen pjesë e FA të Republikës të Shqipërisë, është se tek ne do të ndjeheni të vlerësuar për kontributin e tuaj, do të motivoheni drejt një karriere ushtarake të sigurtë, serioze dhe pa pengesa artificiale”, ka theksuar kolonel Çoku.
Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj, pasi ka përshëndetur të pranishmit e në mënyrë të veçantë nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës që ndodheshin në sallë, me nota gazmore theksoi se, unë kam mësuar në gjimnazin “Sami Frashëri”, i cili në atë kohë linte pas liste gjimnazin “Partizani” dhe disa gjimnaze të tjera. Nuk e di se sot çfarë ndodh, por mendoj se ministrja Nikolla i ka bërë vlerësimet dhe nuk e di kë ka vendosur në vend të parë. Ne kemi kaluar vitet më të bukura të jetës sonë në shkollë dhe pavarësisht se ku kemi mbërritur sot, nuk do ta harrojmë kurrë gjimnazin tonë, universitetin tonë ku kemi mësuar. Tek ju, brezi i ri që ka lindur pas viteve 1990, është dhe duhet të jetë pamja e vërtetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, theksoi znj Kodheli.
Më pas ministrja Kodheli duke u fokusuar te FA u shpreh “Le të vijmë tek diskutimi ynë, pse Forcat e Armatosura? Kam vetëm një përgjigje: Sepse janë maja e shoqërisë. Patjetër që për të arritur te maja ka mund, ka disiplinë, ka dhe zhgënjime, por në fund të fundit, ajo maja është një shans i madh për gjithë secilin prej jush që do të vazhdoni apo jo universitetin, sepse në FA hyhet 18 vjeç, por mund të hyhet edhe pas universitetit. Për të pasur një shkollim falas, brenda e jashtë vendit, për të pasur një shërbim shëndetësor falas, për ju dhe familjet që do të krijoni nesër, për të pasur një mjedis të disiplinës, por një mjedis të strukturuar, dashamirës, dhe që ka respekt për veten. Është një shans shumë i madh për të qenë pjesë e një strukture, e cila bën një gjë për veten, por bën një gjë edhe për komunitetin. Madje bën për komunitetin, pa bën dhe për veten. Vetëm Forcat e Armatosura kanë mbërritur të jenë në front të parë, të barabartë midis të barabartëve në misione, kanë arritur ta kenë kaq të lartë moralin”.
Në vijim, ministrja Kodheli ka nënvizuar se, shekulli i 21 është shekulli i vajzave, i grave, i motrave dhe nënave. Sot kemi 14.4% gra dhe vajza në FA. Unë vij në fakt nga një takim që pata me një vajzë, e cila ka mbaruar një ndër akademitë më të forta, në kuptimin e fortë të fjalës, në Britaninë e Madhe. Po ju them vetëm një detaj, një pjesëz të vogël të stërvitjes së kësaj vajze. Midis të gjithë atyre që merrnin pjesë atje, ishte vetëm kjo shqiptare. I kanë marrë, i kanë hipur në një avion luftarak dhe i kanë parashutuar në një vend X të Evropës, pa ditur se ku parashutohet. Kjo është një vajzë shqiptare që ka mbaruar suksesshëm këtë akademi, vajzë pra, që ju i keni parë vetëm nëpër filma, apo nëpër ato lojëra që bëni. Pra, mund t’ia dalim, sepse shtysa është shumë e fortë. Është sa dinjitare, fisnike aq edhe pragmatiste. Kështu që duke mos dashur të bie as në përsëritje dhe as të kalojmë në mërzi, unë jam e bindur që mbas këtij takimi, ju jo vetëm do të reflektoni, por do shkoni ta tregoni dhe në shtëpi këtë gjë. Shanset janë të mëdha, mundësitë janë të mëdha për ta bërë karrierën tuaj këtu brenda dhe shpresoj shumë që bashkërisht ne të kemi zgjuar ato qoshet e fjetura të pasionit tuaj, të mendjes tuaj të ndritur, të vullnetit tuaj, të dashamirësisë tuaj për të zbuluar gjëra të reja dhe, në këtë mënyrë të mund të konsideroni këtë një ftesë që del nga mendja dhe zemra e atyre që drejtojnë sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të Shqipërisë. Jeni më shumë se të mirëpritur të merrni pjesë në proceset e rekrutimit, ku nuk ka më emra që dalin nga fundi i listës për të qenë të parët, ku nuk ka më fitues që nuk e kanë bërë atë vrapin 400 m në një pistë, ku nuk ka më anonimë që këtu vijnë për të marrë një rrogë. Ajo epokë ka mbaruar. Ju falënderoj shumë që keni ardhur, ju uroj shumë suksese, vazhdoni të jeni këta që jeni, mësoni, bëni qejf, dashuroni, por mos harroni një gjë: respektin për veten, mos e ulni askurrkund. Duke pasur respekt për veten do të keni respekt për familjet tuaja, për shkollën, mjedisin ku jetoni dhe dot të bëheni qendra komunitare për një shoqëri që akoma ka nevojë për mësimin pozitiv që, Shqipëria dhe shqiptarët bëhen. Ne do të bëhemi, ne jemi, ju jeni, pjesa më e mirë e saj dhe ndaj nuk shikoj asnjë arsye se kjo gjë nuk duhet të ndodhë”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja Kodheli
Më pas, fjalën e mori shefi i Shtabit të Përgjithshëm së FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili cilësoi se në këtë aktivitet jemi mbledhur për qëllimin që t’ju frymëzojmë e të diskutojmë që të bëheni dhe ju pjesë krenare e Forcave të Armatosura. Arsyet që shtyjnë një djalë ose vajzë që të bëhet pjesë e FA janë një përzierje midis pragmatizmit dhe idealizmit. Të dyja këto shkojnë së bashku. Duke falënderuar të gjithë nxënësit prezentë në sallë, ai u shpreh: “Be all you can be, bashkohuni me FA!”
Gjatë këtij aktiviteti të pranishmit ndoqën në projektor posterin për rekrutimin në FA me moton “Bëhu edhe ti pjesë e FA” përgatitur nga Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.
Më pas, nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit që morën pjesë në këtë veprimtari promovuese vizituan nga afër Muzeun e Forcave të Armatosura, si dhe mjedise të tjera të garnizonit “Skënderbej”.

Përshendetja e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli drejtuar nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës.



Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
NATO - takimi i ministrave të Mbrojtjes 26 - 27 tetor 2016Takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO konkludoi në dy ditë bisedimesh, 26 dhe 27 tetor, në Bruksel...
Kodheli dhe sekretari Fallon në stërvitjen “Albanian Lion - 16” 29 shtator 2016Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes...
Stërvitja e Përbashkët “Joint Effort-16” 26 shtator 2016U zhvillua “Dita e Vizitorëve të Shquar” e Stërvitjes së Përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi më datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë...
Nisen për në Shkollën e Trupës 317 rekrutë të rinj 10 tetor 2016Në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në FA...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Janar - Shkurt 2016Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Shqipëria në “Trident Juncture-15” 16 tetor 2015Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupave të kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Vizitë zyrtare në SHBA e ministres Kodheli 28-31 tetor 2014Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes z. Chuck Hagel...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
SHQIPËRIA EUROPIANE, DESTINACION BRENDA NESH korrik 2014 Raport Publik për 300 ditët e para
të qeverisjes
Ministrja Kodheli vizitë në Komandën Supreme të Forcave Aleate 26 maj 2014 Ministrja Kodheli: Shqipëria hap përpara në angazhimin tonë në NATO
Raporti vjetor 2014 i NATO 30 janar 2015Mendime të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Raportit Vjetor 2014, në selinë e NATO, Bruksel...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 11 prill 2013Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes...
Revista Mbrojtja Nr. 4 (2017) Prill 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 26 maj 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2017
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4