Masat për të luftuar COVID -19 dhe ndihma për njerëzit në nevojë

260320

Çfarë diskutuat sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Kemi diskutuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID - 19, për masat që ka marrë qeveria për përballimin e kësaj emergjence, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi. Po ashtu është diskutuar për paketën financiare të prezantuar nga kryeministri pak ditë më parë dhe sigurisht për përballimin e situatës ekonomike dhe efektin që sjell përhapja e COVID - 19 për sa i takon ekonomisë së vendit. 

Është diskutuar gjerësisht për masat e marra për rikthimin e shtesave shqiptarë. Kjo ka qenë dhe një ndër shqetësimet e presidentit, të cilët kanë mbetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në pamundësi për t’u kthyer në vend, për të gjitha skenarët që mund të duhen, që ata të kthehen ose të shprehin dëshirën për t’u kthyer. Po ashtu, kryeministri Rama dhe të gjithë ministrat kanë informuar për masat e marra në dikasteret e tyre për të gjithë skenarët që duhet të përballojnë, natyrisht Ministria e Shëndetësisë, që është e para në këtë front lufte, duke konsideruar dinamikën e zhvillimit ngjarjeve dhe të situatës. 

Ka folur edhe kryetari i Kuvendit Ruçi, i cili ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Të gjitha aktet ligjore, aktet informative apo çfarëdo nisme ligjore për të bërë të mundur përshkallëzimin e masave në kuadër të dinamikave të situatës. 

Siç e dini, ka qenë i ftuar edhe kryetari i Opozitës, i cili për hir të së vërtetës ka bërë një parashtrim konstruktiv. Shprehu pikëpamjet e tij dhe të Partisë Demokratike për përballjen e kësaj pandemie dhe pasojat ekonomike apo sociale dhe propozimet e Opozitës që i keni dëgjuar edhe më herët.

Presidenca ka njoftuar se është folur për unitet politik për përballimin e krizës. Ku konsiston ky unitet politik?

Siç ju thashë ka pasur një diskutim shumë konstruktiv, qoftë nga mënyra si duhet ta përballim situatën, qoftë për masa të tjera parandaluese që duhen ndërmarrë në këtë moment, për të ashtuquajturin shkëputje të zinxhirit të infektimit, masat mbrojtëse nëpër stafe mjekësore dhe po ashtu për të injektuar ushqim në ekonomi duke qenë që karantina e gjithë vendit ka efektet e saj ekonomike dhe financiare. Kryeministri ka ftuar kryetarin e Opozitës që të bëhet pjesë së bashku me ekspertët pranë partisë së tij, të jenë pjesë e të gjitha përpjekjeve për të gjetur zgjidhjet më të mira për të përballur këtë situatë përpara çdo skenari sado i vështirë. Për momentin vlen të thuhet që gjitha masat kufizuese të ndërmarra që në orët e para, që pas identifikimit të pacientit zero, kanë dhënë rezultate pozitive, sepse kanë përmbajtur përhapjen e virusit në mënyrë të atillë që t’i japin kohë Sistemit tonë Shëndetësor që të kurojë të gjithë ato që kanë nevojë, të marrë ata që duhen, pa e mbingarkuar dhe pa e sforcuar që të mos jetë e pamundur për të ofruar atë që duhet të ofrojë në këto ditë të vështira.

Znj. Xhaçka, Ushtria mori dhe një buxhet nga paketa ekonomike që prezantoi kryeministri për një mision humanitar. Ku konsiston ky mision humanitar? 

Edhe më herët, kur ishim në komunikim me kryeministrin folët për rreth 600.000 familje janë me ndihma sociale, pra kanë nevojë pagesat e shtetit dhe ia çon ushtria? Çfarë po ndodh? Në çfarë konsiston ky operacion humanitar?

Janë 600.000 familje dhe individë. Pra, brenda kësaj shume bëjnë pjesë edhe shumë pensionistë të cilëve përveç ndihmës, kur janë të identifikuara si kategori, duhet të marrin edhe ndihmën ushqimore, ju ofrohen edhe të gjitha shërbimet në banesë. Siç e dini pensionistët janë kategoria më e rrezikuar e nga virusi për shkak edhe të patologjive që shoqërojnë moshën dhe për të mos i rrezikuar dhe për të mundësuar izolimin e plotë të tyre. Të gjitha strukturat e shtetit përmes disa shkallëve ndërinstitucionale, përmes ekipeve në terren të përbëra nga funksionarë të: FA, mjek i familjes, punonjës social, apo administrator social, grupe të bashkisë. Pra, grupe të organizuara të cilët bëjnë të mundur që pensionistëve u shkon: pensioni, pagesa e invaliditetit, barnat e rimbursueshme falas në shtëpi dhe çdo nevojë tjetër. Qoftë për shpenzime që mund të duhet të bëjnë për nevojat e tyre të përditshme, qoftë për të gjitha shërbimet që ne duhet t’ua ofrojmë që sot, në këto kushte të karantinës do t’ua ofrojmë në shtëpi.

Me lejoni t’ju pyes për numrat. Sa forca keni ju që të çoni këtë kontribut në shtëpitë e 600.000 familjeve? E përballoni dot vetë?

Jo, nuk do ta përballojmë vetë. Është ngritur një strukturë piramidale patronazhi, le të themi, me shtab qendror që drejtohet nga ministri i Mbrojtjes, pastaj, me shtab pranë prefekturës, që drejtohen nga prefektët, pastaj pranë bashkive, që drejtohen nga kryetarët e bashkive e deri tek grupet e zbatimit në terren. Dhe grupet e zbatimit në terren janë të formësuar nga disa aktorë ndërinstitucional edhe nga punonjës social edhe nga punonjës të bashkisë edhe nga punonjës të Postës, edhe nga Forcat e Armatosura, edhe nga mjeku i familjes edhe nga vullnetarë. Të gjithë bëjnë të mundur, në mënyrë kapilare, një sistem patronazhi që gjithsecili di se kush janë familjet që ka nën kujdes, cilët janë ata pensionistë, që nuk kanë në njësinë tyre administrative familjarë, nuk kanë fëmijë. Kjo ndihmë i ofrohet atyre që janë pensionistë kryefamiljarë. 

Sa janë ata që janë vetëm dhe kanë nevojë?

Janë absolutisht të skeduar në të gjithë Shqipërinë, janë lista tashmë të evidentuara të kryqëzuara përmes shërbimeve sociale, përmes gjendjes civile dhe administratorëve social në terren, të cilët kanë bërë verifikimin e gjithsecilit dhe po ashtu verifikuar edhe nga posta. Dimë saktësisht se ku janë. Dhe më në fund kjo piramidë e ngritur edhe me VKM katër - pesë ditë më parë, është tashmë e kolauduar edhe është duke funksionuar. Në ditë, zhvillojmë një raport, ku kemi të gjitha qarqet ditë pas dite dhe na japin informacion të detajuar: sa familjeve u kemi çuar pako ushqimore, sa familje kemi asistuar me barnat e rimburseshme, sa kemi asistuar me shërbime të tjera, pra kemi një grafik shumë të qartë se çfarë do të bëjmë deri në çfarë do bëjmë nesër, pasnesër, me një skemë shumë të qartë të shërbimit të këtyre familjeve. 

Bëhet fjalë për gjithë kategorinë e ndihmës ekonomike, veçanërisht ata që janë të pastrehë, që kanë humbur shtëpinë për shkak të tërmetit, ata që nuk kanë të ardhura të tjera përveç pagesës së ndihmës ekonomike, ata që janë më shumë se 5 pjesëtarë në familje dhe që 3 prej të cilëve janë në nën 18 vjeç. Pra, i kemi të kategorizuar dhe, kemi të zbërthyer edhe gjithë paketën e ndihmës ekonomike se cilët po asistohen me ndihma dhe me pako ushqimore.

Kjo ndihmë është e standardizuar, pra Rezervat e Shtetit e ofrojnë, por ofrojnë edhe bashkitë përmes fondit 4% që i detyron ligji i ri për Emergjencat Civile, që po e shpenzojnë për këtë qëllim. 

Kemi standardizuar fondin e ndihmës, është një ndihmë 2-javore, e cila është bollshme për një familje me disa pjesëtarë. 

Po koordinojmë që: ku shkon Bashkia, mos të shkojnë Rezervat e Shtetit, apo ku shkojnë shoqatat e tjera humanitare, fondacione të bamirësisë, të cilat janë të gjitha të koordinuara në këtë skemë dhe të ruajmë një standard të ndihmës. Ndërsa, shërbimet që bëjmë në familje pranë pensionistëve, pranë individëve, të cilët përfitojnë pagesën e paaftësisë, që janë të pamundur të dalin dhe që nuk kanë ndihmë në këto momente, këtu pastaj kemi të angazhuara të gjithë këto shtabet që ju thashë, deri në grupet e zbatimit në terren, që janë ndërinstitucionale. 

Forcat e Armatosura luajnë rol të posaçëm edhe për shkak të mundësive logjistike që ofrojnë edhe për numrat që kemi në terren dhe për pasojë të shpërndarjes së forcave tona në territorin e vendit. 

Pra ndihmat janë për dy javë, një paketë do të shkojë njëherë në dy javë. Sot që flasim është shpërndarë ndonjë nga ndihmat?

Po, ka filluar, patjetër! Deri më tani në total në këto pesë ditë janë shpërndarë 26.218 pako dhe janë asistuar me barna falas 5.735 pensionistë. Sigurisht që nga dita e parë që filloi të ngrihej ky mekanizëm e deri më sot po t’i shikoni këto numra kanë ardhur në rritje duke u disafishuar. Nëse në ditën e parë kemi mundur që të asistonim me pako ushqimore 1.290 familje, në ditën e pestë kemi mund të asistojmë 8.000 familje në ditë. 

Kështu që vlen të thuhet që është një mekanizëm që është perfeksionuar gjatë këtyre ditëve, është i kolauduar dhe tërësisht funksional.




Si të mbrohemi nga COVID -19? Mars 2020 Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e strukturave shtetërore, po ndjekin nga afër dhe kanë marrë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19...
Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2020Janar 2020 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 05 (2020) Maj 2020Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 15 maj 2020Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2020
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31