BE pranë popullit shqiptar pas tërmetit, Xhaçka: Mirënjohëse përjetë!

Fotogaleria

020

780 ekspertë nga 14 vende, kryesisht të Bashkimit Evropian, pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, mbërritën në Shqipëri pak orë pas lëkundjeve të tërmetit, për t’i ardhur në ndihmë ekipeve shqiptare të kërkim - shpëtimit.

Me përfundimin e operacioneve të kërkim - shpëtimit, një pjesë e këtyre ekspertëve po vijojnë punën për inspektimin objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka falënderoi kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca, për mbështetjen e dhënë që në çastet e para pas tragjedisë, duke bërë të mundur aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, i cili bashkë me Kombet e Bashkuara dërguan në vendin tonë një ekip ekspertësh të kryesuar nga Peter Glerum.

065

Mes zisë e dhimbjes së ditëve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit, e vetmja gjë e bukur që të mbushte zemrën e mendjen me shpresë e besim, ishte solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët për njëri - tjetrin, qofshin këta në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër dhe nga miqtë e partnerët tanë në BE dhe jo vetëm. Një ngjarje të atyre përmasave do të kishte qenë e vështirë për t’u përballuar për çdo vend, sado i fortë dhe i zhvilluar qoftë. Dhe do të kishim pasur më shumë jetë të humbura, po të mos kishte qenë për ndihmën e menjëhershme që morëm, me ekspertë që punuan me aq heroizëm e përkushtim në kushte aq të rrezikshme, për të shpëtuar jetë. Të 780 ekspertët nga 14 vende që luftuan aq shumë për shqiptarët, do të kenë përjetë mirënjohjen tonë. Unë jam shumë optimiste, nga mesazhet që kemi marrë, nga gatishmëria që na është komunikuar, e mbi të gjitha nga ndihmat që kanë ardhur ndërkaq dhe angazhimi i jashtëzakonshëm që kanë treguar vendet anëtare të BE, që ne nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë. Dhe që të gjithë së bashku do të arrijmë ta tejkalojmë këtë sfidë të jashtëzakonshme.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

060

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, tha se inxhinierë ndërtimi nga 6 vende janë në terren duke inspektuar ndërtesat e dëmtuara. Sipas tij përparësi po u jepet shkollave, spitaleve dhe infrastrukturave thelbësore. "Ne do të shikojmë se si do ta ndihmojë BE Shqipërinë për t’u rindërtuar në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë dhe kjo fazë do të nisë ditën e enjte me vizitën e Komisionerit tonë të ri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, i cili e ka filluar punën sot në Bruksel. Solidariteti është në thelb të Bashkimit Evropian.

Menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, vendet e BE si Franca, Greqia, Italia, Kroacia dhe Rumania bashkë me Republikën e Kosovës, Izraelin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë, dërguan ekipe të kërkim - shpëtimit për të kërkuar të mbijetuar apo viktima nën rrënoja.

140

Njëkohësisht, vendet e BE si Austria, Belgjika, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia dërguan ndihma materiale, kryesisht çadra, shtretër dhe batanije.

Me përfundimin e operacioneve të kërkim - shpëtimit, Mbrojtja Civile e BE ka dërguar për vlerësimin e dëmeve një ekip me inxhinierë, të cilëve u janë atashuar edhe ekspertët e OKB.

VIDEO




Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2019) Dhjetor 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 06 dhjetor 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2019
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5