Batalioni II i Këmbësorisë, stërvitje dislokuese në Gjirokastër

Fotogaleria

010

Rreth 100 mjete dhe 320 trupa të Batalionit II të Këmbësorisë (b2k) të Forcës Tokësore testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga baza e tyre në Zall - Herr, për në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive të Shtabit të b2k në planëzimin dhe zhvillimin e planeve për kryerjen e dislokimeve nga rajoni i përqendrimit të përhershëm, për në rajonin e përqendrimin të përkohshëm, për të marrë detyra operacionale sipas urdhrave dhe udhëzimeve për operacionet luftarake dhe joluftarake.

Testimi i kapaciteteve dislokuese të Batalionit II të Këmbësorisë, vjen edhe si rrjedhojë e të qenit pjesë e rezervës operacionale të misionit të NATO në Kosovë, KFOR.

020

Gjatë lëvizjes mbi 230 km larg rajonit të përqendrimit të përhershëm, trupat e b2k testuan aftësitë edhe për zënien dhe sigurimin e pikave kyçe të terrenit gjatë lëvizjes.

Përveç efektivëve të b2k, u testuan edhe kapacitetet e strukturave ndihmëse si Komanda Mbështetëse dhe Policia Ushtarake.

Stërvitja e koduar “Shqiponja 19-02”, kishte për qëllim edhe bashkëpunimin me autoritetet e pushtetit vendor dhe rritjen e besimit të popullsisë lokale ndaj Forcave të Armatosura.

Për këtë qëllim, trupat pjesëmarrës në stërvitje organizuan një ditë të hapur në sheshin “Çerçiz Topulli” në qytetin e Gjirokastrës ku u ekspozuan mjetet, armatimet dhe pajisjet në përdorim nga Forcat e Armatosura. Në ditën e hapur në Gjirokastër mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i cili shoqërohej nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai. Gjeneral brigade Kollçaku përgëzoi trupat për organizimin e këtij aktiviteti, ndërsa kryebashkiaku Golemi falënderoi FA për angazhimin në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile.

060

Më herët, efektivët e b2k ndërhynë për rehabilitimin e mjediseve sportive në shkollën e mesme të bashkuar “Bilal Golemi” në njësinë administrative Cepo.
Gjithashtu Qendra e Personel Rekrutimit ishte e pranishme për të informuar të rinjtë gjirokastritë për mundësitë që ofrojnë FA për t’u punësuar dhe për të shërbyer nën uniformë.

VIDEO:




Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2019) Nëntor 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 29 nëntor 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2019
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5