Ministrja Xhaçka viziton zonën e prekur nga Tërmeti në Korçë: Do të rimëkëmbim çdo shtëpi

Fotogaleria

010

Çdo banesë e shembur ose e dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të datës 1 dhe 2 qershor në qarkun e Korçës do të rindërtohet. Ky ishte zotimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila bashkë me kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo dhe deputetin Niko Peleshi, ishin në fshatin Floq, epiqendrën e tërmetit të 3 ditëve më parë.

Ministrja Xhaçka pa nga afër banesat e shkatërruara dhe të dëmtuara në këtë fshat si dhe vizitoi mjediset ku janë akomoduar banorët e prekur.

020

Ministrja Xhaçka bisedoi me banorët për problemet e tyre dhe i siguroi ata në emër të qeverisë se çdo banesë e shkatërruar do të rimëkëmbet dhe çdo familje do të dëmshpërblehet për të riparuar shtëpitë e dëmtuara.

"Të gjithë aktorët nga qeveria qëndrore tek qeverisja vendore, tek deputetët e zonës, por edhe shumë fondacione dhe rrjete vullnetarësh, në fakt janë bashkuar në këtë përpjekje për t'u gjendur pranë këtyre njerëzve në këto ditë të para. Sigurisht që do të vazhdojmë t'i mbështesim dhe t'u gjendemi pranë deri në rimëkëmbjen e plotë dhe në kthimin në banesat e tyre. Është një situatë e vështirë, por fatmirësisht nuk kemi patur dëme ndër njerëz, edhe ky është një lajm i mirë.
Ditët në vijim do bëjmë çmos përmes koordinimit të të gjithëve, të përmirësojmë kushtet ku strehohen këta banorë dhe të marrim masa për të plotësuar të gjitha ato mangësi që kemi sot. Po një zotim në fakt duhet ta bëj edhe në emër të qeverisë edhe Kryeministrit që do të vijë vetë nesër këtu për të vizituar dhe banorët edhe zonat e tjera të dëmtuara, që do të rimëkëmbim çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë çdo banesë të dëmtuar, për të rikthyer normalitetin një orë e më parë në këto komunitete."- u shpreh ministrja Xhaçka.

020

Më herët, Xhaçka mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Korçës dhe kërkoi nga institucionet vendore koordinimin e duhur për t'u ardhur në ndihmë banorëve.

Në total janë 95 banesa të shkatërruara dhe 212 banesa me dëmtime të lehta.

Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë janë 18 banesa të shkatërruara dhe 71 të tjera me dëmtime të lehta.
Në fshatin Vidohovë të bashkisë Devoll janë 12 banesa të shkatërruara dhe 41 banesa me dëmtime të lehta.

Fillimisht 160 banorë të fshatit Floq u strehuan nëpër çadra, por pas vlerësimit të shkollës së fshatit, një pjesë e tyre u akomodua në nëpër klasa.

Pjesa tjetër e banorëve në Floq janë strehuar në çadra të pajisura me krevatë e ndriçim. Disa prej familjeve, kryesisht me fëmijëve të vegjël janë strehuar në Korçë përmes institucioneve vendore.

VIDEO:




Kryesimi i Nismave Rajonale SEDM dhe A5 Shtator 2019 Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të Nismave Rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit...
“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2019) Tetor 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 11 tetor 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2019
Ma En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3