Ditë e Hapur në Batalionin e Parë të Këmbësorisë

Fotogaleria

230519

Në Batalionin e Parë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore (b1kFT), u zhvillua sot Dita e Hapur me pjesëmarrjen e gjimnazistëve të shkollave të mesme, në zonën e Vaut të Dejës ku ndodhet i dislokuar edhe b1kFT.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën e Rekrutim Personelit (QPR), në kuadër të programit “Rini-Mundësi-Talent-Dinjitet”, i cili ka si synim të informojë opinionin publik dhe kryesisht të rinjtë në lidhje me punën e përditshme të Forcave të Armatosura dhe me mundësinë e punësimit, që ato ofrojnë për një karrierë dinjitoze në shërbim të atdheut.

230519

Dita e Hapur, filloi me demonstrimet stërvitore në tre stacione respektivisht: stacioni luftimit trup me trup; reagimi në rastet e emergjencave civile si dhe reagimi në rastet e sulmeve komplekse terroriste.

Në të trija këto stacione, trupat e Batalionit të Parë të Këmbësorisë treguan përgatitjen e tyre të lartë nëpërmjet veprimeve të sakta dhe tepër profesionale duke merituar vëmendjen dhe kureshtjen e të gjithë pjesëmarrësve dhe sidomos të rinjvë nga gjimnazet.

230519

I pranishëm në këtë eveniment, ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, i cili duke marrë fjalën për të përshëndetur pjesëmarrësit, ndër të tjera u shpreh: “…ne duam që në Forcat e Armatosura të kemi djem dhe vajza, që janë të zotë, që janë të aftë, që përballojnë testimet intelektuale, psikologjike dhe fizike, por ajo që është kryesorja është, që ata të jenë patriotë të vërtetë, sepse t’i shërbesh Forcës së Armatosur do të thotë që, kur rekrutohesh, të bësh betimin që je i gatshëm të japësh edhe jetën për Republikën e Shqipërisë, për popullin shqiptar. Dhe ne jemi të bindur që në Qarkun e Shkodrës, por edhe në Qarkun e Lezhës, kemi plot djem dhe vajza, që janë të gatshëm të jenë pjesë e FARSH dhe që natyrisht janë të gatshëm të sakrifikojnë për vendin tonë…”

230519

Z. Koçi, në fjalimin e tij, shprehu falënderim dhe mirënjohje për komandantin e b1kFT nënkolonel Ali Malin, për organizimin e Ditës së Hapur dhe për elementët e përfshirë në të, sidomos për stacionet e mësimeve treguese.

Në përfundim të fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes i ftoi të rinjtë për t’u bërë pjestarë e FARSH, duke i garantuar ata se në FARSH do të gjejnë një punë dinjitoze, për të ardhmen e tyre.

Nga ana e tij, komandanti i Batalionit të Parë të Këmbësorisë nënkolonel Ali Mali duke bërë një spjegim të përmbledhur për të pranishmit në lidhje me demonstrimet që ata ndoqën, shprehu kënaqësinë e tij për praninë e të rinjve të shumtë, që kishin mbushur repartin këtë ditë.

230519

Me tej, ai bëri një përmbledhje të misionit dhe angazhimit të repartit, që ai drejton, si në misionet brenda vendit në kuadër të emergjencave civile ashtu edhe në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Nënkolonel Mali, iu bëri thirrje të rinjve të bashkohen me radhët e Forcave të Armatosura, duke i garantuar ata se do të ndihen krenarë për punën që do të bejnë dhe për edukimin që do të marrin.

230519

Të njëjtën ftesë për të rinjtë përsëriti edhe komandanti i QPR kolonel Isuf Hamati, i cili i siguroi ata se emocionin e përjetuar gjatë demonstrimeve, do ta ndjejnë dyfish nëse do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura. Më pas, të pranishmit vizituan stendat me armatimin dhe pajisjet në përdorim nga efektivi i Batalionit I të Këmbësorisë i Forcës Tokësore.

230519

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 09 (2019) Shtator 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 13 shtator 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2019
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6