Siguria në Ballkan, Xhaçka: Koha për bashkim forcash kundër tentativave për destabilizim

020

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në konferencë ndërkombëtare “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit”, organizuar nga Qendra George C. Marshall për Studime të Sigurisë, Albanian Policy Center dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Ministrja Xhaçka theksoi se arsyeja përse Ballkani është në fokus të këtyre përpjekjeve është e kuptueshme: “Ballkani është një shënjestër më e lehtë dhe një Ballkan i pasigurt, një Ballkan i destabilizuar, do të thotë edhe një Europë e kërcënuar”, - u shpreh ajo.

Më tej, ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria gjatë këtyre 10 vjetëve, padyshim e ndihmuar edhe nga statusi i saj si një vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar rolin e saj si një shtyllë stabiliteti në rajon: “Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe hapjen e rrugës për fqinjin tonë lindor për t’u anëtarësuar në NATO, sigurisht që të gjithë ne ndihemi sot me të sigurt dhe më imunë ndaj këtyre influencave”.

Të ftuar në konferencë ishin edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, dekani i Qendrës Europiane George C. Marshall për studime të Sigurisë, z. Andrew Michta, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz, atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ish - presidentja e Republikes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga etj.

010

***

Më poshtë gjeni të plotë fjalën e mbajtur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka:

Të nderuar ambasadorë,
të nderuar alumni,
të nderuar pjesëmarrës,

ju falënderoj për ftesën për të përshëndetur këtë konferencë dhe dua t’ju përgëzoj për punën e shkëlqyer që vazhdoni të bëni në studimet në fushën e Sigurisë.

Kjo konferencë prek një nga çështjet më të ndjeshme me të cilat përballemi sot të gjithë teksa punojmë për të garantuar sigurinë e vendeve tona.

Besoj që sot nuk ka më asnjë dyshim, në qarqet e atyre që çështjet e sigurisë i kanë profesion, por edhe në qarqet akademike, që vendet tona, shoqëritë tona, përballen me një kërcënim shumë real në formën e influencave të huaja, ku do të veçoja mbi gjithë të tjerat përpjekjet e Rusisë, të cilat synojnë të depërtojnë jo thjesht në qarqet politike, ekonomike apo institucionale, por edhe në mënyrë kapilare në shoqëritë e komunitetet tona. Janë përpjekje që synojnë avancimin e axhendave që bien ndesh me ato që janë prioritetet tona, bien ndesh me axhendën e integrimit evropian dhe që në thelb synojnë të dobësojnë themelet e modelit politik, ekonomik dhe shoqëror që kemi zgjedhur të ndërtojmë në vendet tona.

Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet anëtare të BE, na treguan fare qartë që askush nuk është imun ndaj këtyre përpjekjeve, apo ndaj këtyre influencave. Por siç është e vërtetë që edhe shoqëri e vende me një traditë demokratike e politike shumë më të konsoliduar se ne kanë rezultuar të cenueshëm ndaj këtyre influencave, po aq është e vërtetë që edhe Ballkani Perëndimor, për shkak të pozitës së tij gjeografike, por edhe për shkak të historisë e trashëgimisë se tij etnike, fetare e politike është, si të thuash, hallka më e dobët e zinxhirit.

Prandaj, nëse në BE fushatat për shtrirjen e influencës kanë marrë formën e “fake news”, apo tentativave për të financuar grupime politike të ekstremeve; në rajonin tonë, tentativat për shtrirjen e influencës, kanë qenë shumë më flagrante dhe kanë arritur deri në tentativa për grusht shteti, apo përpjekje të hapura për të kapur elitat politike dhe ato ekonomike.

Arsyeja përse Ballkani është në fokus të këtyre përpjekjeve është e kuptueshme. Siç e thashë më lart, Ballkani është një shënjestër më e lehtë dhe një Ballkan i pasigurt, një Ballkan i destabilizuar, do të thotë edhe një Europë e kërcënuar.

Por pikërisht tek Evropa duhet kërkuar jo vetëm motivi, por edhe shkaku i intensifikimit të kësaj fushate nga ana e këtyre aktorëve, apo këtyre influencave gjatë viteve të fundit. Sepse fatkeqësisht, për një kohë të konsiderueshme, duke konsumuar vëmendjen dhe energjitë e saj me krizat e brendshme, duke filluar të humbasë besimin tek zgjerimi, Evropa ka lejuar të krijohet në Ballkanin Perëndimor një vakum, ku aktorë që nuk e duan integrimin euroatlantik të rajonit, nxisin apo vazhdojnë të shtrijnë influencën e tyre

20 vjet më parë, do të kishte qenë e paimagjinueshme që, fjala që bie, një vend si Rusia, të cilën e dëgjojmë shumë, të arrinte të destabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor e të shndërrohej ne një rival, a një kërcënim për Bashkimin Europian, apo jo? Nëse sot ne diskutojmë seriozisht për rrezikun e destabilizimit të rajonit tonë si pasojë e ndërhyrjeve ruse, kjo shpjegohet edhe nga fakti që shumë qytetarë në të gjithë rajonin tonë sot besojnë se jetojnë në një xhep të paintegruar, të izoluar, ku perspektiva evropiane ka filluar të duket si një ëndërr e bukur, por shume e largët.

Gjate këtyre 10 vjetëve Shqipëria padyshim e ndihmuar edhe nga statusi i saj si një vend anëtar i NATO e ka konsoliduar rolin e saj si një shtyllë stabiliteti në rajon. Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe me zgjidhjen e çështjes se emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe hapjen e rrugës për fqinjin tonë lindor për t’u anëtarësuar në NATO, sigurisht që të gjithë ne ndihemi sot me të sigurt dhe më imunë ndaj këtyre influencave.

Vendimi për të ndërtuar në Shqipëri, në Kuçove, bazën e parë ajrore të NATO-s në rajonin tonë, padyshim që është një sinjal i fortë i vendosmërisë së Aleancës për të qëndruar në rajon, por edhe një sinjal i fortë i rëndësisë së madhe strategjike që po merr rajoni i Ballkanit Perëndimor, në raport me garantimin e sigurisë së Europës.

Duhet theksuar po ashtu, që edhe për shkak të historisë, Shqipëria dhe shqiptarët, janë ndoshta i vetmi popull në rajonin tonë, që gëzojnë një imunitet goxha të shëndoshë ndaj përpjekjeve të këtyre aktorëve të ndryshëm, veçanërisht Rusisë, që dëgjojmë shpesh, për të shtrirë influencën këtu.

Por, është po ashtu një fakt, që përfshirja e këtyre aktorëve në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë shumë e fortë dhe ç’është më shqetësuese, është fakti që objektivi kryesor që ata kanë zgjedhur për të avancuar axhendën e tyre gjeopolitike, është nxitja e destabilitetit në vendet tona, ku vërtet sot ka paqe dhe një thellim, si pasojë e një thellimi të bashkëpunimit e shkëmbimeve, por ku këto arritje vazhdojnë ende të jenë të brishta.

Bëhet fjalë për një përpjekje të mirëmenduar, të mirëplanifikuar, të mirëmenaxhuar dhe të mirëfinancuar për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë kështu, në njërën anë, penetrimit të mëtejshëm të këtyre influencave dhe aktorëve në rajon dhe, në anën tjetër, dobësimit të sigurisë së BE. Është një përpjekje që ka marrë formën e një sulmi frontal hibrid në arsenalin e instrumenteve që përdoren; instrumente që shkojnë, që nga incentivat ekonomike, tek përdorimi i mediave te komunikimit përmes famëkëqijave “fake news”, që synojnë të dobësojnë besimin e qytetarëve tek modeli demokratik, apo nxitja e tensioneve etnike, fetare, sociale apo politike dhe, siç e thashë më lart, në një rast ekstrem, u arrit deri në një tentative për grusht shteti ndaj një vendi kandidat për anëtarësim në NATO në atë kohë.

Sigurisht, pavarësisht vendosmërisë së Shqipërisë, apo edhe e vendeve te tjera te rajonit dhe, këtu duhet nënvizuar fort fakti, që në rast pas rasti qytetarët e një pjese të madhe rajonit kanë votuar forca, që i janë kundërvënë këtyre përpjekjeve, ky është një kërcënim që ne nuk mund ta adresojmë të vetëm.

Prandaj unë besoj që sot është një moment për të bashkuar forcat e për t’ju kundërvënë së bashku këtyre tentativave. Ky bashkim forcash mund të vijë në dy forma: së pari, duke formuluar një strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe të të gjithë rajonit nga ana e NATO që, në fakt, sot mungon; dhe së dyti, çka është besoj unë akoma më e rëndësishme, duke përshpejtuar integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.

Garantimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor, konsolidimi i arritjeve demokratike dhe i paqes e stabilitetit nga çdo sfidë, nuk mund te arrihet kurrsesi për aq kohë sa rajoni ynë do të mbetet si një xhep i izoluar e i paintegruar ne mes të hapësirës se Bashkimit Europian. Ky lloj vakumi ka qenë dhe do të mbetet një ftesë për rivalë të BE, rivalë të NATO për të shtrirë këtu influencën e tyre, ndaj bashkarish duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mos e lejuar një gjë të tillë.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


“Albanian Effort 19” 19 shtator 2019“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova...
Angazhimi i FA në shuarjen e zjarreve 09 shtator 2019Muajt korrik edhe gusht edhe pse më të nxehtët e vitit shënuan një numër të pazakontë zjarresh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur 324 varta zjarri...
68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 09 (2019) Shtator 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 13 shtator 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2019
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6