“Përdorimi i informacionit në kohën e 'lajmeve të rreme'”, Petro Koçi: Rusia rrezik për Ballkanin Perëndimor

Fotogaleria

005

Përdorimi i informacionit në kohën e 'lajmeve të rreme” ishte tema e konferencës dy ditore të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi, e cila nisi punimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo konferencë e organizuar nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ka si qëllim trajtimin e një game të gjerë çështjesh të lidhura me evidentimin, vlerësimin dhe trajtimin e disinformimit, lajmeve të rreme dhe influencës, që ushtrohet në rajonet e lartpërmendura.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi gjatë fjalës së tij tha se, jemi vazhdimisht duke u ndikuar nga “shpërthimi” në rritje i mjeteve të komunikimit, të cilat edhe keqpërdoren, si në rastin e Rusisë dhe ndikimit që po mundohet të krijojë në Ballkanin Perëndimor.

Në Ballkanin Perëndimor, lufta hibride po bëhet një kërcënim serioz për stabilitetin e vendeve tona. Rreziqe të tilla po ushqehen vazhdimisht nga prezenca e vazhdueshme e ndikimit rus, përmes disa mënyrave dhe mjeteve dixhitale, si Sputnik dhe jo vetëm dhe, për fat të keq, po marrin një mbështetje shumë të fortë nga disa nga vendet e rajonit, veçanërisht në Serbi dhe Bosnje-Hercegovina”, - tha zëvendësministri Koçi.

025

Zëvëndëskomandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO, gjenerallejtënant Christian Juneau tha se, lufta e ardhshme do të jetë më shumë një luftë informacioni se sa një luftë fizike.

Të gjitha veprimet dhe fjalët krijojnë efekte informative në perceptimin e popullsisë, qoftë me qëllim apo jo. Këto efekte janë bërë edhe më komplekse nga mjedisi i sotëm i informacionit global, i cili nivelon fushën e lojës së komunikimit, fuqizon kundërshtarët asimetrikë dhe komplikon mesazhet për shkak të ndërlidhjes së audiencave të ndryshme dhe medias 'në kohë reale'. Ka gjasa që lufta e ardhshme do të jetë një luftë informacioni sesa një luftë fizike. A është NATO gati për të? Kundërshtarët tanë të mundshëm përdorin informacionin dhe keqinformimin si një komponent kyç të luftës hibride”, - tha ai.

030
Ndërsa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku tha se, kjo konferencë do të jetë shumë produktive dhe e vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit. “Konferenca e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi, që trajton temën e mjedisit të informacionit në kohën e disinformimit, ka ardhur në një kohë të duhur dhe duke marrë parasysh pjesëmarrësit dhe eksperiencat e tyre kam besimin se do të jetë shumë produktive dhe vlefshme për të gjithë ne.”, - përfundoi gjeneral brigade Kollçaku.

Në këtë konferencë përveç përfaqësuesve nga Shtabi i NATO në Bruksel, SHAPE, marrin pjesë përfaqësues të shumë strukturave të NATO në rajonet e Ballkanit.

080

 

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor prill 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2019) Maj 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 10 maj 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2