Përcillet Dëshmori i Atdheut, major Klodian Tanushi

Fotogaleria

160519 klodian tanushi

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore dhe iu dha lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Major Klodian Tanushi ra në krye të detyrës si pasojë e një shpërthimi në bazën Adazi në Letoni, ku është i dislokuar grup-batalioni i NATO-s dhe kontingjenti shqiptar për asgjësimin e municioneve që ai drejtonte.
Për më shumë se dy orë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, u mbajtën homazhet për major Tanushin, ku morën pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e kabinetit qeveritar, zëvendësministri Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të partive politike, krerët më të lartë të FA, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashetë e huaj ushtarakë, kolegë ushtarakë kanadezë, letonezë e italianë në misionin e NATO-s në Letoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, qindra pjesëtarë të FA, punonjës të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, familjarë dhe shumë qytetarë të kryeqytetit.

160519 klodian tanushi

Pas homazheve, u zhvillua edhe ceremonia shtetërore në nder të dëshmorit të atdheut. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, veçoi përkushtimin dhe gatishmërinë e major Tanushit, për të cilin tha se “Forcat e Armatosura dhe çdo shqiptar, do mbajnë heshtje, do përulen, do qajnë dhe do mbajnë zi”.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e konsideroi humbje të madhe rënien në krye të detyrës të major Tanushit, si për familjen e tij edhe për Forcat e Armatosura. Gjithashtu, ministrja Xhaçka tha se komandant Tanushi e përmbushi mision e tij, pavarësisht detyrës së vështirë e të rrezikshme që i mori jetën.

160519 klodian tanushi

Klodiani zgjodhi t’i shërbente Forcave të Armatosura dhe vendit në një nga sektorët më të vështirë të saj, në strukturën e grupit special të asgjësimit të municioneve, aty ku rreziku për jetën përgjon në çdo hap e në çdo sekondë. Zgjodhi të shërbente në këtë repart të vështirë, por me një mision shumë fisnik e human, për të shpëtuar jetë të tjera që rrezikohen nga mjetet shpërthyese. Major Tanushi e përmbushi me nder këtë mision duke sakrifikuar edhe jetën e tij.

Kryeministri Edi Rama e krahasoi Dëshmorin e Atdheut major Tanushin me dëshmorët që dhanë jetën për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Një tjetër dëshmor nga radhët e Forcave të Armatosura do të shkojë sot, tek “Nëna Shqipëri” dhe nuk është e pamundur, përkundrazi është e natyrshme të bëhet lidhja mes atyre që janë simbol i një lufte heroike dhe vendimtare në 75 - Vjetorin e Çlirimit të vendit dhe Zarifes apo Klodianit, që u bashkohen në banesën e fundit, si pjesë e një historie të re që kërkon sakrifica të reja në një vend që i përket NATO.
Të dy, të dyja palët i bashkon ana e duhur e historisë. Dëshmorët e luftës janë dëshmorët e një përpjekjeje kombëtare në anën e duhur të historisë, sikundër dhe dëshmorët e rinj janë dëshmorët e një vetëdijeje kombëtare, të mishëruar në qëndrimin në anën e duhur të historisë. Të ishe dje përballë nazizmit, fashizmit, ishte të ishe i gatshëm të jepje jetën duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Të jesh sot, në krah të Shteteve të Bashkuara dhe të të gjitha vendeve të tjera, që janë pjesë e NATO-s, do të thotë të jesh i gatshëm të japësh jetën duke qëndruar në anën e duhur të historisë.

160519 klodian tanushi

Pas ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit, i mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendos në shtrat topi dhe nën tingujt e muzikës funebër të Orkestrës Frymore dhe me shoqërimin e Truprojës së Nderit të FA, u përcoll për në Varrezat e Dëshmorëve.

Pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, sipas traditës ushtarake, komandanti i Batalionit të Xhenios ku bënte pjesë major Tanushi, kreu apelin e fundit.

Zëvendësministri Petro Koçi lexoi vendimin e Komisionit Qendror të Statutit “Dëshmor i Atdheut”, i cili e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, “Dëshmor i Atdheut”.

160519 klodian tanushi

Më pas, komandanti i Batalionit të Xhenios, i dorëzoi babait të majorit Flamurin Kombëtar, me të cilin mbulohej arkivoli i Dëshmorit të Atdheut.

Pas Himnit të Flamurit, arkivoli me trupin e major Tanushit u vendos pranë venditö ku do të prehet përjetësisht dhe iu rezervua një ceremoni e shkurtër fetare nga familjarët dhe shokët e tij.

Përcjellja përfundimtare e major Tanushit u bë pas nderimit me tre breshëri automatiku nga skuadra e pushkatarëve të Forcave të Armatosura.

Major Tanushi la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Dita e enjte, 16 maj 2019 u shpall nga qeveria ditë zie kombëtare dhe në të gjitha institucionet publike e private, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe selinë e NATO-s në Bruksel, organizatat ndërkombëtare ku vendi ynë është anëtar, bazat ku shërbejnë kontingjentet shqiptare në misionet ndërkombëtare, Flamuri Kombëtar u ul në gjysmështizë.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor prill 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2019) Maj 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 10 maj 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2