Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Kroaci: Hov i ri bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve

Fotogaleria

010

Shqipëria dhe Kroacia do të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstičević dhe ministres Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj zyrtare në Zagreb, që përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të të dy vendeve në NATO.

Në takimin mes zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të Mbrojtjes kroat Krstičević me ministren Xhaçka, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në vite, si dhe u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ka kontribuar më tej në qëndrueshmërinë e rajonit.

Ministri Krstičević u shpreh i lumtur për nënshkrimim memorandumit dhe shprehu mirënjohje për vendin tonë që, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kroacisë për një stërvitje të përbashkët në kuadër të 10 - Vjetorit të Anëtarësimit në NATO.

"Jam i kënaqur që nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e Mbrojtjes, i cili do të ofrojë stimul shtesë dhe do ët sigurojë një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. Falënderoj Shqipërinë, e cila konfirmoi pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake "Immediate Response 19", organizuar nga Kroacia me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO." - tha ministri kroat.

Nga ana e saj ministrja Xhaçka kërkoi nga Kroacia të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për të siguruar integrim të plotë, të të gjithë Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

061

Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e memorandumit, i cili nënshkruhet pas 16 vitesh dhe që i përshtatet sfidave të kohës.

Mbas 16 vjetësh jam e bindur që ky Memorandum do të sjellë një hov të ri të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, sikundër jam e bindur që ky Memorandum i ri Mirëkuptimi, do të riorientojë edhe fokusin e ndërveprimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet vendeve tona, duke iu përshtatur sfidave të reja, nevojave specifike, angazhimit të përbashkët bilateral, por edhe bashkëpunimit rajonal dhe atë NATO.

Jemi të sigurt që nga tani e tutje, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më cilësor, duke shërbyer si një element kyç në interes të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në zonën Euroatlantike.” - u shpreh ministrja Xhaçka.

010

Pjesë e bisedës mes dy ministrave ishte edhe bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe arsimimit ushtarak, në kuadër të së cilës, ushtarkët shqiptarë do të mund të bëhën pjesë e Qendrës së Studimeve Detare Ushtarake në Split.

Gjatë vizitës së saj në Kroaci, ministrja Xhaçka u takua edhe me kryetarin e Parlamentit Gordan Jandroković dhe zëvendëskryeministren, njëkohësisht ministre e Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Marija Pejčinović Burić.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor prill 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2019) Maj 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 10 maj 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Maj 2019
Ma En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2