8 Marsi në Forcën e Armatosur, Xhaçka: Jepini zë edhe atyre që nuk kanë

Fotogaleria

080319 8marsi

Vajzat dhe gratë ushtarake të Forcës Tokësore, në takimin me rastin e 8-Marsit, organizuar në Zall-Herr bënë pjesë të tyren ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka si dhe Komandantët e Forcave. Ato kanë marrë këtë të premte të gjithë vëmendjen, pasi kolegët e tyre, burrat e djemtë u kujdesën për çdo detaj.

080319 8marsi

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjave në Forcën e Armatosur, duke u kthyer në një model për shoqërinë shqiptare.
“Ndajeni eksperiencën tuaj me të tjerat! Vazhdoni të ngrini zërin për të drejtat tuaja, për gjithçka që ju takon dhe meritoni, por jepuni zë edhe atyre që nuk kanë. Tregojuni motrave, vajzave, mikeshave tuaja për sakrificat dhe vështirësitë, në të cilat u është dashur të kaloni, por edhe për sukseset që keni korrur, të cilat janë vërtetë të admirueshme, kur ke parasysh një profesion kaq jokonvencional për gratë edhe për vajzat. Tregojini peshën edhe nderin e uniformës që mbani veshur, tregojuni atyre se është e domosdoshme të kenë besim te vetja. Është e domosdoshme që të guxojnë, që është e domosdoshme të sakrifikojnë për të mbërritur ato gjëra që meritojnë, jo vetëm në FA por në shoqërinë tonë”, tha ministrja në fjalën e saj.

080319 8marsi

Shifrat e viteve të fundit flasin për një numër në rritje të vajzave dhe grave në Forcën e Armatosur.
Ato përfaqësojnë 13% e efektivëve në uniformë, më shumë se sa 17% bashkë me vajzat dhe gratë që janë pjesë e stafit civil. Aktualisht janë duke ndjekur studimet e larta në akademitë ushtarakë jashtë vendit si në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Turqi, Greqi, Kosovë, të cilët përfundojnë studimet në vitet 2018 deri në vitin 2025 rreth 75 studentë. Nga ky kontingjent 14 janë gra e vajza dhe 61 janë meshkuj.

Në rekrutimet për oficer të rinj të periudhës 2018-2019, aktualisht janë 14 gra e vajza të cilat përbejnë 18.5 % të numrit të kandidateve për oficer.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shkurt 2019Ditari, të rejat kryesore shkurt 2019...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 02 (2019) Mars 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 mars 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Mars 2019
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31