Përfundon Kursi i X i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Xhaçka: Reflektim mbi sfidat e sigurisë të shekullit XXI

Fotogaleria

21218 klsm

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitje përmbylli me sukses Kursin e X të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Dhjetë ushtarakë të lartë dhe një civil nga 9 vende të ndryshme si Shqipëria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Gjeorgjia, Greqia, Gjermania, Italia, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, ndoqën për rreth 3 muaj kursin që iu rezervohet ushtarakëve dhe civilëve me detyra të larta në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

21218 klsm

Në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve të kursit ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Begaj, ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Italisë, komandantët e forcave, atashe të huaj ushtarakë etj.

21218 klsm

Ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e këtij kursi, i cili vit pas viti zgjeron hartën e pjesëmarrësve në të. “Duke parë statistikat e 10 kurseve, vërej se ky kurs ka formuar dhe konsoliduar profilin e tij, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Gjatë këtyre viteve, në këto kurse, janë diplomuar 168 ushtarakë dhe civilë nga Shqipëria dhe 15 vende të ndryshme nga rajoni dhe më gjerë.”- u shpreh zonja ministre.

Pjesëmarrjen e 11 ushtarakëve nga 9 vende të ndryshme, ministrja Xhaçka e cilësoi si një vlerë të shtuar për të kuptuar dhe përballur më mirë me sfidat e reja të sigurisë vitet e fundit. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se mjedisi strategjik sot po zhvillohet me ritme të shpejta dhe rrezikohemi njëkohësisht nga kërcënime të ndryshme, prandaj nevoja për bashkëpunim duke qenë së bashku në NATO dhe BE, është një domosdoshmëri për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të arritur qëllime të përbashkëta. Ne gjithashtu duhet të kuptojmë këtë mjedis të ndryshuar të sigurisë dhe të identifikojmë trendët, me qëllim që të sigurohemi që vendimet që duam të marrim sot, të jenë të përshtatshme për nesër. Duke sjellë së bashku 11 studentë nga 9 shtete, është arritja më e madhe e këtij kursi dhe tregon se sa afër po punojmë së bashku për t'i bërë vendet tona dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të sigurt.

21218 klsm

Kursi i X i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes u zhvillua nga data 10 shtator dhe u mbyll sot më 7 dhjetor 2018. Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit patën mundësi të merrnin leksione nga përfaqësues të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë dhe titullarë të institucioneve me fushë përgjegjësie, sigurinë dhe mbrojtjen.

Gjithashtu, pjesëtarët e kursit zhvilluan edhe vizita njohëse në institucione vendase dhe ndërkombëtare.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6