106 - Vjetori i FA, OFFA koncert në sheshin “Skënderbej”, Xhaçka: Ushtarakët, model i mrekullueshëm për t’u ndjekur

Fotogaleria

020

Me rastin e 106 - Vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Kombëtare, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura (OFFA) solli një atmosferë ndryshe në sheshin “Skënderbej”, të zbukuruar nga bashkia e Tiranës për festat e fundvitit.

OFFA luajti marshe ushtarake, por edhe pjesë festive për të pranishmit, mes të cilëve ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe mjaft qytetarë të kryeqytetit.

070

Ministrja Xhaçka përgëzoi zotin Veliaj për punën e tij në krye të bashkisë së kryeqytetit dhe vlerësoi kontributin dhe përkushtimin mbi njëshekullor të FA, si një shembull që duhet ndjekur. “Si qytetare e Tiranës dua të të falënderoj nga zemra për gjithë punën e jashtëzakonshme, për sakrificën, për përkushtimin, për vizionin dhe filozofinë tënde të drejtimit, që jam e bindur do të sjellin një qytet shumë më të mirë për të jetuar për secilin prej nesh që ka vendosur të jetojë këtu edhe të rrisë këtu fëmijët e vet. Dua të falënderoj ty edhe ekipin e talentuar të bashkisë që na jeni bashkuar sot këtu, që jeni bërë bashkë me ne për të festuar 106 – Vjetorin e Krijimit të FA. Kjo është një ditëlindje shumë e rëndësishme për Forcat tona të Armatosura, besoj se është një ditëlindje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, sepse FA u përkasin të gjithëve edhe modeli i tyre, është një model i mrekullueshëm për t’u ndjekur nga të gjithë” - u shpreh ministrja Xhaçka.

075

Nga ana e tij zoti Veliaj shprehu mirënjohjen për shërbimin që ushtarakët shqiptarë kanë dhënë në këto 106 vite, duke i cilësuar njerëzit në uniformë si një model që duhet ndjekur sa i përket respektit ndaj shtetit dhe ligjit. “Të shikosh flamurin tonë, të shikosh dinjitetin, respektin, disiplinën, aftësitë e Forcave tona në Irak, në Afganistan, apo në vende të tjera, është një krenari e jashtëzakonshme, se ti asnjëherë nuk mendon që do vijë dita që do shikosh brenda jetës tënde si i rritur sesi vendi yt, nga një vend inferior është sot një vend që eksporton paqe dhe përfaqëson këtë civilizim dhe këtë qytetari shqiptare, meritë e ushtarakëve tanë. Sot ka ardhur koha që të gjithë të mësojmë nga ushtarakët. Respekti ndaj shtetit, respekti ndaj uniformës, respekti ndaj flamurit ishte i njëjtë sepse një ushtarak e trajton punën e vetë si një mision për uniformën, për flamurin, për stemën dhe për dinjitetin e shtetit tonë. Sot kemi respekt për të 106 vitet shërbim me dinjitet kombit tonë, pavarësisht kush është pushteti, Shqipërisë i shërbehet shtetit.”- tha kryetari i bashkisë.

005

Koncerti i OFFA në sheshin “Skënderbej” ishte aktiviteti përmbyllës për festimet e 106 - Vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Kombëtare, të cilat nisën me nisjen e kontingjentit të radhës për në Afganistan dhe vijuan më pas me ekspozita fotografike dhe dokumentare të historisë së Forcave tona të Armatosura.

Gjithashtu, me rastin e këtij përvjetori, në garnizonin “Skënderbej” u zhvilluan disa aktivitetet sportive në disiplina të ndryshme, ku u dhanë edhe medalje për fituesit.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6