106 - Vjetori i Krijimit të FA, Xhaçka: Së shpejti në misione paqeruajtëse edhe nën ombrellën e OKB

Fotogaleria

160

Në 106 - Vjetorin e Krijimit të Forcave të Armatosura, një kontingjent me 66 ushtarakë shqiptarë u përcoll për në misionin e NATO në Afganistan, Resolute Support.

Kontingjenti i radhës përbëhet nga një kompani, e cila përfshin dy toga të Batalionit Komando dhe Batalionit të Tretë të Këmbësorisë së Poshnjes (b3k). Në përcjelljen e trupave për në Afganistan morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Ahmet Yörük, komandantët e forcave dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision.

Ministrja Xhaçka uroi ushtarakët shqiptarë për 106 - Vjetorin e Krijimit të Forcave të Armatosura dhe kujtoi Ismail Qemalin burrin e madh të kombit shqiptar, i cili një nga dekretet e para dhe ndër më të rëndësishmit që firmosi, ishte krijimi i Ministrisë së Luftës më 4 dhjetor 1912.

130

Nisjen e trupave për në Afganistan, ministrja Xhaçka e konsideroi koincidencë shumë të bukur duke e quajtur “Kontingjenti i 106 - Vjetorit të Krijimit të Forcave të Armatosura”.

Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionet jashtë vendit, si dhe njoftoi angazhime të tjera ndërkombëtare për Forcat tona të Armatosura. “Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe profesionalizmi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat aleate, për të cilat unë personalisht kam marrë vlerësime maksimale dhe të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake dhe politike të Aleancës gjatë vizitave në teatrot e operacioneve, por edhe në takime të nivelit të lartë të NATO.
Ne jemi prezent në Afganistan, ku për herë të parë këtë vit forcat tona speciale po trajnojnë forcat speciale afgane. Njëherësh jemi kontribues edhe në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Letoni dhe së shpejti do të fillojmë angazhimet nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Djemtë tanë të Forcës vijojnë operacionet duke shpëtuar çdo muaj dhjetëra jetë njerëzish në detin Egje.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

090

Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në vendin tonë uroi njëkohësisht 106 - Vjetorin e Pavarësisë dhe Krijimit të Forcave të Armatosura, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të trupave shqiptarë nën komandën turke, por dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë, sidomos në fushën e Mbrojtjes.

050

Në përfundim, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontingjentit, major Kreshnik Bunguri.

Kontingjenti shqiptar do të shërbejë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit për një periudhë 6 - mujore, nën komandën e Forcave të Armatosura të Turqisë.

100

Gjithashtu, me rastin e 106 - Vjetorit të Krijimit të Forcave të Armatosura, në garnizonin “Skënderbej” u zhvilluan edhe disa aktivitetet të tjera.

Në Muzeun e Forcave të Armatosura u çel ekspozita fotografike për ministrin e parë të Mbrojtjes të Shqipërisë, Mehmet Pashë Dërralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Gjithashtu, Arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të papublikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura.
Në mjediset e tjera të garnizonit u zhvilluan disa aktivitete sportive, ku mori pjesë edhe ministrja Xhaçka.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6