Festa e FA në Pedonale, ja uniformat e reja të bandës së ushtrisë

Fotogaleria

291118 29nentori

Ndryshe nga çdo herë, Festa e Çlirimit për Forcat e Armatosura dhe qytetarët ka ardhur në një formë krejt ndryshe.

Zona pedonale e kryeqyetit për disa orë shërbeu si vendtakimi mes efektivëve të FA dhe qytetarëve, të cilët populluan të gjitha stendat, ku ishin vendosur pajime dhe efektivë nga të gjitha strukturat e FA.

Supriza e bukur e “Ditës së hapur me FA” ishin uniformat e reja të Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura (OFFA), e cila performoi gjatë gjithë paradites, duke sjellë një atmosferë festive për fëmijët dhe të rriturit. Uniformat e reja të OFFA me elementë tradicionalë shqiptar, me ngjyrat kuqezi, u prezantuan për herë të parë gjatë ditës së sotme dhe pjesëtarët e OFFA u përshëndetën në veçanti nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

291118 29nentori

Ministrja Xhaçka, gjatë fjalës së saj në prani të qindra qytetarëve tha se, Shqipëria e ka historinë e saj të mbushur me luftëra dhe sakrifica, por 74 vite pas Çlirimit, po përjetohet një situatë krejtësisht e ndryshme përsa i përket FA.

Ky moment na gjen të rreshtuar krah forcave aleate të NATO për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe shtetit ligjor, jo vetëm brenda vendit tonë por dhe hapësirës së NATO. Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta dhe veprimtaria e këtyre djemve dhe vajzave. Por ajo që ata bëjnë në realitet, ajo çfarë ata i ofrojnë vendit tonë, është e pamundur të përcillet në kaq pak hapësirë.” - tha ministrja Xhaçka.

Ajo theksoi se këta të rinj në uniformë janë përherë midis njerëzve, pranë komunitetit, atje ku jeta e njerëzve është në rrezik dhe ka nevojë për ndërhyrjen e tyre.

291118 29nentori

“Të jesh pjesëtar i këtyre forcave, do të thotë të jesh në frontin kryesor dhe më të vështirë në rastin e emergjencave civile, të rrezikosh jetën për të shpëtuar familje dhe fëmijë të rrezikuar nga katastrofat natyrore, të ndihmosh familje të shpërngulura nga këto katastrofa. Do të thotë të vesh jetën në rrezik për të pastruar hotspotet nga eksplozivat e rrezikshëm, të shkatërrosh masive shkëmbore, të ndërtosh rrugë dhe ura në kushte të vështira, për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar dhe punuar me një cilësi jete të përmirësuar”, - përfundoi ministrja.

291118 29nentori

Të gjithë kuriozët në stendat e ngritura, mundën të shohin nga afër shumë nga armët dhe mjetet e FA të ekspozuara dhe një ndër pjesët me tërheqëse të kësaj feste, ishte edhe maskimi i disa fëmijëve me bojëra taktike.

Aktiviteti u ndoq edhe nga ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri, por një interes të lartë shfaqën edhe të huajt që ndodheshin si vizitorë në Shqipëri.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor nëntor 2018Ditari, të rejat kryesore nëntor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2018) Dhjetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 30 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6