Masat për sezonin turistik, Xhaçka: FA të angazhuara edhe në funksion të turizmit

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori pjesë në prezantimin e masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

Nga Orikumi ministrja Xhaçka prezantoi masat e ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes dhe kapacitetet që Forcat e Armatosura ofrojnë në përballimin sa më mirë të sezonit turistik veror.

***

Fjala e plotë e ministres Xhaçka:

Besoj se të gjithë biem dakord se Forcat e Armatosura janë shndërruar në një kontribues i rëndësishëm në shumë aspekte të jetës së vendit. Prania e uniformave të gjelbra në ndihmë të komunitetit është bërë tashmë më se e zakonshme dhe më se e mirëpritur.

Vendi ynë po përjeton një rritje të fluksit të turistëve dhe siç është bërë traditë këto vitet e fundit, me hapjen e sezonit turistik veror edhe Ministria e Mbrojtjes e Forcat e Armatosura janë të angazhuara të bëjnë më të mirën e tyre.
MM dhe FA kanë marrë masat e duhura për të vendosur në dispozicion të menaxhimit të fluksit të turistëve, të gjitha kapacitetet e mundshme, duke u ofruar atyre lehtësira për të vizituar parqe turistike në zona nën administrim të FA.
Për këtë qëllim, ne kemi bashkëpunuar me të gjitha strukturat e tjera shtetërore qendrore dhe vendore me të cilat bashkëmenaxhojmë këto parqe.
Përveç këtyre masave, ne, si FA, do të ofrojmë siguri gjatë sezonit turistik nëpërmjet strukturave që disponojmë. Kështu MM, si struktura përgjegjëse për Emergjencat Civile, me strukturat operacionale të FA do të jetë e pranishme për t’iu përgjigjur emergjencave civile sezonale, siç është rënia e zjarreve masive në pyje. Për këtë kemi në gatishmëri në çdo kohë trupa të reagimit të menjëhershëm për ndërhyrje me trupa tokësore, si edhe ndërhyrje nga ajri me anë të helikopterëve të Forcës Ajrore.
Për t’ia dalë mbanë kësaj pune, po bashkëpunojmë ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në bashki dhe prefektura për koordinuar masat si dhe për ndërgjegjësimin e popullsinë rreth rrezikut të zjarreve.
Në interes të sigurisë së turistëve vendas dhe të huaj, ne disponojmë kapacitetet tona të kërkim – shpëtimit në mal dhe në det, të cilat do t’ia ofrojmë për t’iu ardhur në ndihmë forcave të rendit në rast aksidentesh.
Gjithashtu, FA ofrojnë evakuim mjekësor ajror, për të përballuar nevojat që mund të lindin.
Edhe njëherë MM e vlerëson sezonin turistik si detyrë të rëndësishme, në aspektin ekonomik, të sigurisë dhe të imazhit të vendit tonë dhe për këtë qëllim është plotësisht e gatshme për të marrë përgjegjësi dhe për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e përfshirë.

 

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4