Përgatitja e oficerëve të rinj, Xhaçka: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së Forcave të Armatosura

Fotogaleria

Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) festoi 60 - vjetorin e krijimit të saj. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e pranishme në këtë aktivitet, shpjegoi se misioni i kësaj akademie do të vijojë të mbetet përgatitja, arsimimi e kualifikimi i specialistëve të lartë të personelit ushtarak e civil.

Në kushtet e zhvillimeve të reja të mjedisit të sigurisë në rajon e më gjerë, Akademia e Forcave të Armatosura do të vazhdojë të ketë për mision përgatitjen, arsimimin e kualifikimin e specialistëve të lartë e të aftë të personelit ushtarak e civil, për të gjitha nivelet e drejtimit të Forcave të Armatosura për fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Vëmendja duhet të përqendrohet tek përgatitja e oficerëve të rinj, duke filluar nga modeli që do të zgjedhim, model, i cili të jetë i integruar me arsimin e lartë kombëtar, por edhe me ato të vendeve të NATO”, - tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj theksoi se, në kuadër të detyrave të reja që qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtatë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.

Në kushtet kur qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura menaxhimin e emergjencave civile edhe të iniciativës së kryeministrit, për të promovuar në detyrat e prefektëve si edhe në institucionet e tjera të sigurisë në vend, oficerët në rezervë, detyra e akademisë është të përgjigjet edhe me ndryshimet përkatëse në kurrikulat e saj me qëllim të arsimojë e kualifikojë në fushën e Sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend.

Për të gjitha këto prioritete, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Akademia e Forcave të Armatosura do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, timen personalisht si dhe Shtabit të Përgjithshëm në përpunimin e një vizioni të ri të zhvillimit të institucionit në përputhje me zhvillimet në të ardhmen të Forcave të Armatosura dhe të shoqërisë, në ndryshimet e nevojshme strukturore e programore si dhe në promovimin e një stafi akademik të aftë për të përballuar këto ndryshime.”, - përfundoi fjalën e saj ministrja Xhaçka.

Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson nivelin më të lartë të arsimimit dhe kualifikimit në Forcat e Armatosura. Këtu zhvillohen kurset institucionale si Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kursi i Lartë i Oficerit, si dhe Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Akademia e Forcave të Armatosura u krijua më 10 maj 1958, në Tiranë, në rajonin e Rrapit të Treshit, fillimisht me emërtimin Shkolla e Lartë Ushtarake. Gjatë historisë së saj 60 - vjeçare, ajo ka ndryshuar disa herë emërtimin, por asnjëherë nuk ka ndryshuar misioni i saj në funksion të edukimit të brezave të tërë ushtarakësh për t’i shërbyer në çdo kohë dhe në çdo situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor tetor 2018Ditari, të rejat kryesore tetor 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2018) Nëntor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 16 nëntor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2