Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zhvilloi sot homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, pjesë e ceremonialit shtetëror, në nderim të Ditës së Dëshmorëve.
Në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste, ministrja Xhaçka, e shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, vendosën kurorë me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”.
Ndër dëshmorët që prehen në ato varreza, gjenden 33 efektivë të Forcave të Armatosura, 32 prej të cilëve pilotë dhe kapiten Feti Vogli.
© Ministria e Mbrojtjes 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.