Ministrja Xhaçka pritet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria aleat i denjë, godet më fortë se pesha e saj

Fotogaleria


Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA u prit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis.
Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, - deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve.

Ai falënderoi Shqipërinë për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.

Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet e për këtë do të keni gjithmonë ndihmën tonë”, - vijoi më tej sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka, në emër të qeverisë shqiptare falënderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për personelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfidat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.

Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.
Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.”, - nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA ose e NATO në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, - tha ministrja Xhaçka.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra, por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

VIDEO:

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor korrik 2018Ditari, të rejat kryesore korrik 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 08 (2018) Gusht 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria10 gusht 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Gusht 2018
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2