Modernizimi i FA, Xhaçka: Edhe Forca Ajrore në proces reformimi

Fotogaleria

070418 faj

Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy “Dëshmove të Atdheut”, kapiten Florian Delias dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoni, bëri me dija se, në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore, ashtu si dhe në forcat e tjera vijon procesi i reformimit dhe i modernizimit.

070418 faj

Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO edhe Arma e Aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore. Specifika e profesionit të ushtarakut është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre. Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë, që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merr përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për t’i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij. Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve, që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën dhe, profesioni i pilotit mbetet një prej tyre. Sigurisht, trajnimi, taktika, pajisjet përdorimi i elementëve të tjerë që i janë shtuar ose përmirësuar me kalimin e kohës e kanë ulur probabilitetin e aksidenteve.” - u shpreh Xhaçka

070418 faj

Më pas, ministrja së bashku me shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçakun, komandantin e Bazës Ajrore Farkë Kuto Hasanin, si dhe familjarë e të afërm të dëshmorëve vendosën kurora dhe buqeta me lule në memorialin kushtuar pilotëve të rënë në Bazën Ajrore të Farkës.

VIDEO:

“Dëshmorët e Atdheut”, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës dy vite më parë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC -145 në Grizhë të Malësisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor, ku mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1