Ministrja Xhaçka pret zëvendëskryeministrin dhe njëherazi ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë z. Krstičević

Fotogaleria

Shqipëria dhe Kroacia shprehën gatishmërinë për të çuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e Mbrojtjes, por edhe për ndihmën reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në 9 - vjetorin e anëtarësimit në NATO të të dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë Damir Krstičević, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë.

Ministrja Xhaçka, i cilësoi Shqipërinë dhe Kroacinë si aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO, si dhe vlerësoi kontributin e dy vendeve në gjithë angazhimet e Aleancës.

Zonja Xhaçka shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Republikës së Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.

Dy personalitetet shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit, si dy vende që janë faktorë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Xhaçka e njohu bashkëbiseduesin e saj me synimet e vendit tonë për modernizimin Forcave të Armatosura, si dhe diskutoi edhe për rritjen e kapaciteteve të tyre. “E njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura. Në këtë kontekst stafet tona të do shohin mundësinë e zhvillimit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë frytdhënëse.”- theksoi ministrja.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ndihma reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, nga të cilat Shqipëria dhe Kroacia janë prekur së fundmi.

Zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Mbrojtjes i Kroacisë përkrahu ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, terroristë, për të cilën ministrja Xhaçka e ftoi që vendi i tij të kontribuojë në mirëfunksionimin e kësaj qendre.

Zyrtari i lartë kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e NATO-s, si dhe ofroi mbështetje dhe bashkëpunim konkret në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla.”- u shpreh zoti Krstičević.

Ministrja Xhaçka vlerësoi propozimin, duke u shprehur se do të diskutohet në të ardhmen.

Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, dy zyrtarët dhanë nga një deklaratë për mediat e pranishme.

VIDEO: 

Deklarata e plotë e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:

Të nderuar të pranishëm,

sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, zotin Damir Krstičević.

Kjo vizitë vjen në një simbolikë shumë domethënëse, siç është 9 - vjetori i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Që prej asaj kohe, ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku dhe sot jemi aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO. Këtë fakt e dëshmon edhe bashkëpunimi që kemi me Kroacinë në kuadër të Misionit të Përhershëm në Afganistan.

E falënderova kolegun Krstičević për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit euroatlantik. Njëherësh, i shpreha mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.

Prioriteti ynë kryesor është të avancojmë më tej bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që të promovojmë stabilitetin politik, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik. Ne e konsiderojmë atë si gur themeli për integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE

E njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura.

Në këtë kontekst stafet tona do të shohin mundësinë e zhvillimit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë frytdhënëse.

Folëm mbi kontributin shqiptar në misionet dhe operacionet e Aleancës si dhe ato të Bashkimit Evropian, si dhe me vëmendjen e shtuar për të adresuar rreziqet hibride, në mënyrë të veçantë në luftën kundër terrorizmit.

Një prej temave të diskutimit mes dy delegacioneve ishte iniciativa që ne kemi ndërmarrë për të finalizuar ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Në këtë aspekt vlerësojmë çdo mbështetje dhe pse jo një kontribut të vërtetë të Kroacisë në ngritjen dhe mirëfunksionimin e kësaj qendre.

Gjithashtu, e sigurova kolegun tim kroat, se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura do të vijojnë të marrin përgjegjësi e të kontribuojnë në kuadër të Aleancës, për përballimin e sfidave të sigurisë e mbrojtjes, në kontekstin e ri gjeopolitik, e në mënyrë të veçantë mbi veprimet destabilizuese në kufijtë lindorë të NATO.

Në funksion të kësaj vizite, shumë të rëndësishme për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, stafet tona do të vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të materializuar fushat e bashkëpunimit përmes planeve konkrete.

Faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës 27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka 14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel 8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018 Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 04 (2018) Prill 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria20 prill 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Prill 2018
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6