Rikthehen përmbytjet, FA në terren, Xhaçka: Identifikim zonave problematike

Fotogaleria

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona të vendit. Kjo ka bërë që Forcat e Armatosura të zbresin në terren për të qenë pranë komunitetit dhe për të përballuar situatën e krijuar.

Bashkë me Forcat e Armatosura ishte në terren edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ndoqi nga afër punën e efektive në ndihmë të banorëve të prekur.

Veç angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Forcave të Armatosura gjatë përmbytjeve, ministrja Xhaçka vuri theksin te identifikimi i zonave me probleme, me qëllim parandalimin e pasojave të rënda.”Që prej momentit që Emergjencat Civile kaluan në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, informimi paraprak dhe koordinimi në kohë me pushtetin vendor dhe strukturave përkatëse të tyre për emergjencat, mbeten një hallkë shumë e rëndësishme. Por nuk mjafton vetëm kjo. Parandalimi i dëmeve është po kaq i rëndësishëm dhe eksperiencat e kaluara nuk duhet të mbeten vetëm eksperienca. I kam kërkuar drejtorisë së Emergjencave Civile dhe Institutit Gjeografik Ushtarak që të identifikojë të gjitha zonat me probleme në kanale, kulluese, kanalizime, tubacione, e me mundësi rrëshqitje dheu për të pasur hartën e plotë të zonave që kanë rrezikun e prekjes nga moti i keq. Kësisoj, do të kemi mundësi që të marrin në kohë masa për të ardhmen, nisur nga identifikimi i situatës aktuale.” - u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministrja Xhaçka foli gjithashtu edhe për dëmet në infrastrukturë dhe kërkoi cilësi më të mirë pune dhe më shumë përgjegjësi nga pushteti vendor. “Mediat kanë raportuar dëmtimin e disa urave, dy prej të cilave janë ndërtuar nga Forcat e Armatosura. Është shumë e rëndësishme që opinioni publik të informohet se bashkitë kanë përgjegjësi në cilësinë e urave të ndërtuara. Në bazë të ligjit, janë bashkitë ato që sipas kërkesave që dërgojnë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e urave, të sigurojnë bazamentin e urës, pra, këmbët e tyre. Sa më seriozë bashkitë të tregohen në cilësinë e punës për ndërtimin e këmbëve të urës, aq më të sigurt janë banorët që kalojnë në këto ura me elementë metalikë, të vendosura nga Forcat e Armatosura. Ritheksoj edhe një herë apelin e bërë pak ditë më parë për bashkitë, për të marrë seriozisht buxhetin që ligji u kërkon në dispozicion të emergjencave, ngritjen e strukturave të posaçme për emergjencat e mbi të gjitha, cilësi në punën për ndërtimin e këmbëve të urave për të mos rrezikuar jetën e banorëve dhe punën e efektivëve të FA, të cilët punojnë në kohë rekord për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Gjatë situatës së vështirë të krijuar nga reshjet, Forcat e Armatosura angazhuan në terren mbi 150 efektivë nga Shkolla e Trupës në Bunavi dhe Batalioni III i Këmbësorisë në Poshnje, ndërkohë që rreth 1000 efektivë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

Në Zall - Bastar të Tiranës, 15 udhëtarë u evakuuan nga ekipet e specializuara të Komandës Mbështetëse pasi mjetet me të cilat po lëviznin u bllokuan në lumë.
Në Novoselë 17 familjet më të rrezikuara u evakuuan nga Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit, të cilat gjithashtu evakuuan 2 persona në rrezik për jetën në fshatin Armen të Selenicës, ku u angazhua edhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Në Levan, varkat e Forcave të Armatosura evakuuan një nënë me dy fëmijë, ndërsa një mjet i tonazhit të rëndë nxorën nga uji një autoveturë me dy pasagjerë.

Në Ferras, efektivët e FA evakuuan 2 familje, disa pjesëtarë të të cilave i transportuan për ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore.

Në banesat më të rrezikuara, përveç banorëve, ushtarët e angazhuar evakuuan bagëtitë dhe orenditë shtëpiake.

Me përmirësimin e situatës në zonën e Urës së Mifolit, një kontingjent i Forcave të Armatosura të pajisur me 2 pompa thithëse, u angazhuan në fshatin Darëzezë për largimin e ujit, pasi ka rrezik për grumbullim të prurjeve në grykëderdhjen e Vjosës.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4