Emergjencat, SHBA dhuron mjete e pajisje për Forcat e Armatosura, Xhaçka: Miku i mirë në ditë të vështira

Fotogaleria

Ushtarakët shqiptarë do të jenë më të përgatitur dhe më të mirëpajisur për të përballuar situatat e emergjencave civile. E gjithë kjo falë bujarisë dhe ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila iu përgjigj pozitivisht kërkesës për ndihmë të qeverisë shqiptare muajin e kaluar.

Në mjediset e Komandës Mbështetëse ku prej 2 muajsh është ngritur Qendra e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave, ministrja Xhaçka dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, morën pjesë në dorëzimin e pjesës së parë të ndihmave me një vlerë totale prej rreth 650 mijë dollarë.

Ministrja Xhaçka falënderoi vendet aleate për solidaritetin e treguar pas përmbytjeve të fundit, duke veçuar kontributin e Shteteve të Bashkuara për Forcat e Armatosura shqiptare.

”Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për aleatin dhe mikut strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Situata e vështirë që kaluam në muajin dhjetor tregoi mes të tjerash, solidaritetin mes miqsh dhe njëherësh edhe misionin e përbashkët për t’ju gjendur pranë më të pamundurve, në vështirësitë e shkaktuara nga moti e keq. Ambasador Lu, një shprehje e bukur e jona thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. ”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ajo i bëri thirrje pushtetit vendor që të marrin përgjegjësitë duke zbatuar ligjin për të siguruar jo vetëm burime financiare, por edhe njerëzore për emergjencat civile.

“Prej disa javësh siç e dini Emergjencat Civile janë tashmë fushë përgjegjësie e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo na e ka shtuar edhe më tepër përgjegjësinë e shërbimit dhe kujdesit, për çdo qytetar të vendit tonë, nga kryeqyteti deri në skajin më të largët. Bashkëpunimi me pushtetin vendor mbetet element i rëndësishëm i parandalimit dhe përballimit të emergjencave në kushtet e përkeqësimit të motit. Ndaj dua t’i bëj thirrje sot të gjitha bashkive, që në buxhetin e tyre, të kenë të parashikuar një fond dhe një strukturë të posaçme për përballimin e emergjencave ashtu sikundër parashikon edhe ligji. Çdo neglizhencë në këtë drejtim do vështirësonte punën e përbashkët e do pengonte ndihmën për të gjithë banorët, të cilët i kanë sytë nga ne, në ditët e tyre më të vështira.”

Nga ana e tij ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare në ndihmë të komunitetit, si dhe theksoi gatishmërinë e ushtrisë amerikanë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë nga qeveria shqiptare.

“Ju kemi parë të ndërtoni ura, të shpëtoni fëmije duke punuar me helikopterë dhe të kujdeseni për të sëmurët dhe të plagosurit. Pas përmbytjeve të tmerrshme të vitit të kaluar, ushtria e SHBA-së ju përgjigj kërkesës suaj të NATO-s për pajisje ndihme në raste katastrofash. Sot po i dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dërgesën e parë të pajisjeve që përdoren në përgjigje ndaj katastrofave, të cilat kanë një vlerë totale mbi 600 mijë dollarë. Ne besojmë në heroizmin e FA të Shqipërisë dhe jemi krenarë që i mbështesim në misionin e tyre për të shpëtuar jetë brenda dhe jashtë vendit.”- tha ambasadori Lu.

Pjesa e parë e ndihmës, e akorduar nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje (ODC) në Ministrinë e Mbrojtjes, përbëhet nga 37 artikuj dhe ka një vlerë prej më shumë se 260 mijë dollarësh. Kjo ndihmë konsiston në pajisje kërkim - shpëtimi ujor, kostume dhe pajisje palombari, pompa uji, si dhe mjaft produkte dhe pajisje humanitare. Pjesa e dytë e paketës së ndihmës që arrin një vlerë prej rreth 650 mijë dollarë pritet t’i dorëzohet Forcave të Armatosura muajt e ardhshëm.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka 14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel 8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018 Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 02 (2018) Shkurt 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 23 shkurt 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shkurt 2018
Ma En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4