Fjala e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kuvend

051217 kuvend

Nuk e mora fjalën për të replikuar me kolegët lidhur me emergjencen që sapo kemi kaluar me sukses në përballjen e një situate reshjesh e prurjesh ujore, shumë më kercënuese sesa ajo e vitit 2015! Nëse kolegët e kanë të vështirë të mos bëjnë politikë edhe me motin e tërbuar, unë e kam të vështirë të mos e nënvizoj edhe këtu, sot, se sa mirë jam ndjerë kur zoti Basha iu përgjigj pozitivisht kërkeses sime për ta mbyllur seancën e parlamentit para kohe e për të na dhëne mundësi të jemi në terren, qysh në minutën e parë të krizës së sapokaluar.

Edhe njëherë faleminderit zoti kryetar i opozites, për atë moment arsyetimi racional dhe po ashtu, edhe njëherë faleminderit që ju vetë, personalisht, po edhe plot deputetë të partisë suaj, e latë mënjanë politikën në 72 orët e fundit dhe betë sa mundët për të lehtësuar motin e keq të debatit politik në funksion të lehtësimit të përpjekjes sonë për të lehtësuar vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga moti i keq në disa zona të vendit. Prandaj edhe nuk mendoj se do i’a vlente replika këtu, qoftë me parafolësit apo qoftë edhe me ndonjë fjalaman legjendar të kthyer në dixhital, që nuk na pengoi dot të bëjmë punën tonë po nuk i bëre dot asnjë nder opozites së vendit.

E thotë shpesh kryeministri, po edhe më shpesh e thonë qytetarët: Habi e madhe kur kush e kishte pushtetin deri dje flet sot sikur deri dje ishte në hënë! Ndërkohe që unë sot, as për replikë e as për krekosje gjithashtu, dua të them këtu meqë u fol për përmbytjet se:

Së pari, ne ia dolëm të bejmë më të mirën e mundshme këtë herë, sepse dy vjet me radhë pas përmbytjes së 2015-ës, kemi investuar e jemi organizuar shumë më mirë për këtë ditë.

Vazhdojmë të jemi maksimalisht të angazhuar me të gjitha strukturat përgjegjëse në të gjitha qarqet e prekura. Kanë vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit dhe ato të evakuimit në qarqet e Fierit dhe të Vlorës. Operacionet e ndihmës dhe mbështetjes për qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk janë ndërprerë për asnjë moment. Kemi vazhduar pastrimin e zonave dhe shtëpive me aq sa na lejojnë kushtet atmosferike.
Ministria e Mbrojtjes ka ngritur Qendrën e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave si dhe ka nisur administrimi I ndihmave të para të ardhura nga fqinj

Së dyti, kemi evakuuar 598 familje në gjithë Shqipërinë si dhe kemi shpëtuar 1552 persona. Akset rrugore i kemi mbajtur të lira, e megjithëse kemi gati 65 ura të dëmtuara, po punojmë që qarkullimi I njerëzve dhe materialeve jetësore të vazhdojë normalisht. Po shtrojmë ura ushtarake “Bailey” dhe sapo jam kthyer nga Darzeza, ku bëmë të mundur që atë komunitet ta rilidhim me jetën normale.

Së treti, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri 2917 njerëz e 539 mjete që janë në gatishmëri prej 5 ditësh. Ne kemi nisur bërjen e një vlerësimi të detajuar, për të gjithë situatën, si dhe për të përcaktuar investimet që duhen ndërmarrë. Në mënyrë që situate të ngjashme të shkaktojnë minimumin e dëmeve. Forcat e Armatosura po festojnë 105 vjetorin plotësisht të angazhuar, mes ujit, baltës të ftohtit e shiut. Respekt pa fund atyre grave e burrave në unirfomë.
Dhe se fundmi, po ju’a them sot dhe mbajeni mend mire:

Kur të ndodhë përsëri në të ardhmen që moti të vijë me kërcënimin për ta gjunjëzuar përsëri Shqipërinë siç ka ndodhur në të shkuarën, do të na gjejë edhe më të fortë, edhe më të përgatitur, edhe më të organizuar se këtë herë. Sepse ne nuk do t’u kthejmë kurrizin plagëve të hapura, po do të vazhdojmë përdite t’i kurojmë me dashuri për vendin, me përkushtim për detyrën dhe me vetëdijen se vetëm në mund ta bëjmë Shqipërinë që duam! Kur them ne, kam parasysh ne, shumicën e sotme, por patjetër që nëse opozita e sotme do të bëhej pjesë e NE-së kur vjen fjala për Shqipërine e për të ardhmen e saj, Shqipëria që duam do te bëhej edhe më shpejt një realitet i merituar për të gjithë shqiptarët. Sidoqoftë, me ju apo pa ju, ne po bëjmë e do të bëjme për këtë vend atë që ju as e bëtë e as e bëni dot.



Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeve Nëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare 24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 12 (2017) Dhjetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 08 dhjetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Dhjetor 2017
Ma En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31