Xhaçka: E vetmja baltë në uniformën e FA ajo e punës së palodhur pranë komunitetit

Fotogaleria

121117 burrel

Qindra banorë të fshatit Muzhakë në Burrel dhe fshatrave përreth, nuk do të kenë më problem lëvizjen e përditshme sidomos gjatë stinës së dimrit.

Forcat e Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure tip "bailey", e cila lehtëson ndjeshëm lëvizjen e nxënësve drejt shkollës së fshatit, por edhe banorëve drejt qytetit, qendrës shëndetësore dhe zyrave të njësisë administrative.

Në përfundimin e punimeve të kësaj ure ishte i pranishëm vetë kryeministri i vendit Edi Rama, i cili shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe zëvendësministri Petro Koçi.

Ministrja Xhaçka falenderoi Forcat e Armatosura, jo vetëm për ndërtimin e kësaj ure dhe 5 të tjerave në qarkun e Dibrës, por edhe për angazhimin e tyre në zona të tjera të vendit, si dhe hodhi poshtë çdo akuzë ndaj Forcave të Armatosura.

"Një falenderim për FA-të që bëjnë një punë të palodhur në ndihmë të komunitetit, sigurisht pa zë, pa zhurmë, pa reklamë dhe portale nga ato që bëjnë pis përmes baltaxhinjëve profesionistë të politikës. E vetmja baltë në uniformën e tyre është ajo e punë së palodhur në drejtim të komunitetit. Ura që i dorëzojmë sot 1200 banorëve të Muzhakës dhe të fshatrave përreth, është një urë që i vjen shumë në ndihmë komunitetit, i vjen në ndihmë mbi 300 nxënësve të kësaj zone. Kjo është një nga 9 urat që ne këmi bërë në qarkun e Dibrës edhe falë kësaj pune të jashtëzakonshme, rreth 6 mijë banorë nga Peshkopia nga Bulqiza, Mati edhe nga Klosi e kanë shumë më të lehtë sot, që nxënësit të shkojnë në shkolla, që banorët të aksesojnë qëndat shëndetësore. Të njëtën mundësi e kanë edhe mijëra banorë të tjerë në 39 zona të tjera të thella të izoluara edhe malore ku FA-të kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në ndërtimin e urave të tipit "bailey" si kjo sot, por edhe në sistemimin dhe zgjerimin e rrugëve, atje ku mundësitë e pushtetit vendor kanë shteruar", - u shpreh ministrja Xhaçka.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur për lehtësimin e lëvizjes së përditshme të banorëve të kësaj zone, dhe vlerësoi bashkëpunimin me pushtetin vendor.

"Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga ky ankth i madh gjithë ato familje, prindër që kanë sjellë fëmijët në shkollë, duke bërë cirk këtu dhe më vjen shumë mirë po ashtu që jemi në një bashkëpunim shumë të mirë me bashkitë e zonës, me kryetarët e bashkive dhe është një shëmbull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive dhe të halleve, të shqetësimeve, të shpresave të njerëzeve, të jemi bashkë të majtë dhe të djathtë të bëjmë ura. Kur pastaj jemi në Paralament i japim kazanit zjarr. Unë jam me urat nuk jam me kazanin dhe më vjen shumë mirë që këtu jemi për një urë, kazani ndërkohë kushedi se çfarë zjen në Tiranë. Sigurisht që nuk është gjithçka, është diçka. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me pushtetin vendor."- u shpreh kryeministri.

Ura e ndërtuar në fshatin Muzhakë të njësisë administrative Komsi është e gjatë 21 m, ka një peshëmbajtje prej rreth 30 ton dhe u ndërtua në bashkëpunim me bashkinë e Matit. Gjithashtu ajo është e pajisur edhe me një bankinë për kalimin e këmbësorëve.



BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë 15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 11 (2017) Nëntor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 17 nëntor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Nëntor 2017
Ma En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3