Zhvillohet Programi trajnues “Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes - CSDP

Fotogaleria

U zhvillua në Shqipëri programi trajnues “Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes (CSDP TP SAP 2017)”, ku morën pjesë përfaqësues nga vende të Ballkanit Perëndimor si dhe nga vende anëtare të Bashkimit Europian.

Ky program organizohet nga Kolegji Europian i Sigurisë dhe Mbrojtjes me mbështetjen e Ministrive të Mbrojtjes së Austrisë, Hungarisë dhe Shqipërisë, si dhe të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX) të BE.

Qëllim i këtij aktiviteti është ofrimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe krijimi i një komuniteti strategjik të informuar për organizimin dhe funksionimin e strukturave të BE lidhur me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe njohja me aspektin strategjik dhe planifikues të personelit civil dhe ushtarak të vendeve pjesëmarrëse, duke shkëmbyer dhe eksperiencat më të mira.

I pranishëm në këtë aktivitet, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, pasi falënderoi organizatorët e programit tha se ky program ka qëllim përhapjen dhe promovimin e kulturës evropiane të sigurisë. “Në ditët e sotme, siguria rajonale dhe ajo europiane po sfidohen nga një sërë kërcënimesh e rreziqesh që vijnë nga kufijtë lindorë dhe ata jugorë, duke përfshirë aktet terroriste, valët e migracionit, sulmet kibernetike dhe jo vetëm. Duke pasur parasysh këtë mjedis të paparashikueshëm, është e një rëndësie të madhe të krijojmë një komunitet të mirinformuar në lidhje me çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, të cilat do të përdoren për të ndërtuar institucione të bazuara në parimet e kulturës së përbashkët evropiane të sigurisë, duke mbajtur gjithashtu në konsideratë diversitetin e rajonit tonë”, - tha Koçi.

Duke foluar për rajonin tonë, zëvendësministri Koçi theksoi se vendi ynë po kontribuon në mënyrë aktive në misionet ushtarake dhe operacionet civile të drejtuara nga BE dhe NATO.

Në përfundim të fjalës së tij, Koçi nënvizoi se: “Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimet e saj, si në nivel NATO ashtu edhe ato të BE. Ne besojmë se BE dhe NATO, në bashkëpunim kanë gamën e nevojshme të mjeteve për të adresuar kërcënimet dhe sfidat shumëdimensionale në Evropë”.

Moduli i tretë dhe i fundit i këtij programi u zhvillua në Tiranë nga data 02 - 05 tetor 2017 me pjesmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mal i Zi, Serbia dhe Kosova), si dhe nga vende të BE.

Programi ofroi njohuri të detajuara lidhur me rolin dhe funksionin e institucioneve të BE, kapacitetet civile dhe ushtarake duke përfshirë misionet dhe operacionet që ndërmerren në kuadër të CSDP, Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE, implementimin e Strategjisë Globale të BE, përcjelljen e njohurive për menaxhimin e krizave, rritjen e ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, Migracionin, Terrorizmin, ndikimin e BREXIT në BE, bashkëpunimin NATO – BE dhe të ardhmen e marrëdhënies transatlantike.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1