Fungo: Shqipëria, partneri shumë i besueshëm i KFOR

Fotogaleria

Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Giovanni Fungo, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Kryefjala e takimit ishte diskutimi i çështjeve kyçe të sigurisë, mbarëvajtjen dhe vijimin e mbështetjes së vendit tonë për Operacionin e NATO në Kosovë (KFOR). Zoti Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, duke i cilësuar, si një partner të besueshëm.

Zëvendësministri Koçi theksoi se KFOR konsiderohet si një histori suksesi e NATO. “KFOR garanton siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët e Kosovës. Por nga ana tjetër ne jemi avokatë të vendosur të shndërrimit të FSK në Forcë të Armatosur. Kjo do i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Kjo çështje duhet të vazhdojë të diskutohet në radhët e Aleancës” vijoi më tej Koçi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku vlerësoi rolin dhe lidershipin personal të komandantit për drejtimin e KFOR, menaxhimin me sukses të situatës në disa raste shume delikate dhe të vështira si dhe për bashkëpunimin e KFOR me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke e ndihmuar këtë forcë drejt transformimit të saj në një Forcë të Armatosur.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR gjeneralmajor Giovanni Fungo vlerësoi Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre në KFOR, sidomos me personel të mirëpërgatitur apo për mbështetjen e KFOR sidomos në sigurimin e rrugëkalimit nga pika hyrëse në portin e Durrësit deri në kufi.

Me përfundimin e takimit, gjeneralmajor Fungo nënshkroi librin e përshtypjeve. Të dy gjeneralët shkëmbyen dhurata dhe më pas vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura.



Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO 17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO 16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO 15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17” 14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen 13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel 29 qershor 2017Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli në Bruksel ku mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Angazhimi i FA gjatë përmbytjeve, nëntor 2016 8 - 13 tetor 2016FA u angazhuan me forca dhe mjete në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjithë vendin...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2015-2016 2016Misionet, Modernizimi, Stërvitjet e Përbashkëta, Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ai civil-ushtarak dhe rekrutimet....
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturë Shtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura janar 2015Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë 500 ushtarë/detarë aktivë në radhët e FA. Prej këtij kontingjenti, 250 ushtarë/detarë aktivë do të pranohen në fazën e parë ndërsa pjesa tjetër në gjashtëmujorin e dytë...
Bashoku edhe ti! Bëhu pjesë e nismës, #shqiperiajoduhanit
Strategjia e Sigurisë Kombëtare Korrik 2015Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2017 Janar 2017 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2017) Tetor 2017Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 20 tetor 2017Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2017
Ma En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5