Qendra e Ekselencës për fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë, Polonia mbështet Shqipërinë

Fotogaleria

Shqipëria do të ketë së shpejti Qendrën e Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, ku një prej ekspertëve do të jetë nga Polonia. Lajmi është bërë i ditur gjatë takimit që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pati me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewicz, në vizitën zyrtare të këtij të fundit të Tiranë.

Gjatë takimit dypalësh, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në NATO e tani në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Biseduam për iniciativën tonë për të finalizuar ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”, deklaroi ministrja gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp.

Ministri Macierewicz shprehu gatishmërinë e qeverisë polake për të emëruar sa më parë, atasheun ushtarak të Polonisë në Tiranë si dhe asistencën polake në funksionionimin e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, që do të ngrihet në Tiranë.

“Vendosëm që të forcojmë bashkëpunimin mes nesh, bashkëpunim i cili mund të sjellë rezultate shumë të prekshme për sigurinë evropiane. Ndaj, në këtë kontekst, ne do të mbështesim ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Ekselencës, pranë së cilës do të kemi një prej ekspertëve tanë”, tha ministri Macierewicz.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e njohu homologun polak edhe me vendimin e fundit të Kuvendit, miratimin e aktivit normativ, i cili mes të tjerash ligjëron shtesën në buxhetin e shtetit për vitin 2017.

“E njoha gjithashtu kolegun Macierewicz për shtesën në buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017 dhe trendin pozitiv të dakortësuar deri në vitin 2024. Katërqind milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes, duke arritur nivelin e 1.15 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto para do të shkojnë për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët ajrore. Por ajo që është më e rëndësishmja, është dimensioni kombëtar i përdorimit të këtyre parave. Në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është miratuar vendosja e radarit të vëzhgimit të hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Ministri polak dekoroi me medaljen “Yjet e Afganistanit” dy ushtarakët shqiptarë: nënkolonel Silvana Lahi dhe nënkolonel Dritan Muka akordohet nga presidenti polak për personelin e huaj ushtarak, që i atashohet personelit polak në misione jashtë vendit. Nënkolonel Silvana Lahi ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit si Këshilltare për Operacionet Speciale. Nënkolonel Dritan Muka ka shërbyer në Shtabin e Operacioneve Speciale në Afganistan. Duke shfrytëzuar legjislacionin e brendshëm të Republikës së Polonisë, eprorët dhe kolegët e tyre polakë në mision, kanë propozuar dekorimin.

***

Deklarata për shtyp e ministres  Olta Xhaçka

Të nderuar të pranishëm,

Jam sinqerisht e kënaqur që prita sot Ministrin e Mbrojtjes së Polonisë zotin Antoni Macierewicz dhe pata mundësinë të zhvilloj më të një takim, i cili përveçse i rëndësishëm, e them me bindje se ishte dhe i frytshëm.

Është vizita e parë e një Ministri të Mbrojtjes së Polonisë në Shqipëri, dhe sigurisht një fakt i tillë në vetvete është domethënës si për nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit, ashtu dhe për perspektivën e zhvillimit të tyre në të ardhmen.

E falënderova kolegun Macierewicz për vizitën e tij në Tiranë, ashtu si njëherazi e falënderova për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në NATO e tani në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. I shpreha mirënjohje dhe falënderim të veçantë për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës si shtet i pavarur si dhe për prezencën e rëndësishme të ushtarakëve polakë, jo thjesht si një kontribut për sigurinë e Kosovës por dhe për sigurinë e rajonit tone, që gjithsesi mbetet e brishtë.

Gjatë takimit patëm mundësinë të shkëmbejmë ide e mendime dhe të ndajmë edhe qëndrime që lidhen më së shumti me sfidat e sigurisë, kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen vendet tona respektivisht, por edhe aleanca jonë e përbashkët – NATO.

E njoha bashkëbiseduesin tim me zhvillimet në Forcat e Armatosura, në mënyrë të veçantë me synimet për modernizimin e tyre. Folëm mbi kontributin shqiptar në misionet dhe operacionet e Aleancës si dhe ato të Bashkimit Evropian, si dhe me vëmendjen e shtuar për të adresuar rreziqet hibride, në mënyrë të veçantë në luftën kundër terrorizmit. Biseduam për iniciativën tonë për të finalizuar ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.

E njoha gjithashtu kolegun Macierewicz për shtesën në buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017 dhe trendin pozitiv të dakortësuar deri në vitin 2024. Katërqind milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes, duke arritur nivelin e 1.15 përqind Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto para do të shkojnë për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët ajrore. Por ajo që është më e rëndësishmja, është dimensioni kombëtar i përdorimit të këtyre parave. Në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është miratuar vendosja e radarit të vëzhgimit të hapësirës ajrore të vendit tonë.

Ndamë të njëjtin mendim me kolegun Polak lidhur me mjedisin e sigurisë, i cili është gjithmonë e më i paparashikueshëm dhe me një sërë kërcënimesh e rreziqesh që vijnë nga kufijtë lindorë dhe ato jugorë të Aleancës sonë.

E sigurova kolegun tim Polak, se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura do të vijojnë të marrin përgjegjësi e të kontribuojnë në kuadër të Aleancës, për përballimin e sfidave të sigurisë e mbrojtjes, në kontekstin e ri gjeopolitik, e në mënyrë të veçantë mbi veprimet destabilizuese në kufijtë lindorë të NATO.

Për ta mbyllur, më lejoni të them se kjo vizitë, e zhvilluar në momentin e duhur, krijon vetiu një impuls të ri në intensitetin e bashkëpunimit midis dy Ministrive dhe Forcave tona të Armatosura. Stafet tona do të vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të materializuar fushat e bashkëpunimit përmes planeve konkrete. Bashkëpunimi është alternativë që garanton sukses dhe suksesi në bashkëpunimin mes aleatëve, është garanci për një botë më të sigurt.
Ju faleminderit!

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1