Ministrja Xhaçka: Jo vetëm ura e rrugë. FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella

Jo vetëm ura e rrugë të zgjeruara por edhe kontribut e mbështetje për komunitetin përmes bazës materiale për shkollat e zonave të thella. Me këtë mision Forcat e Armatosura kanë mbërritur në fshatin Arrëz të bashkisë Devoll. Pak ditë më parë, efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios (bXh) të Komandës Mbështetëse përfundoi urën që lidh dy lagjet e fshatit prej 635 banorësh e lehtëson komunikimin e tyre me 900 banorët e fshatrave fqinjë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi urën që mes të tjerash bën më të sigurt rrugën e 65 fëmijëve drejt shkollës 9 vjeçare, pak metra larg urës.

“Unë jam krenare për forcat tona xhenio, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zgjerimin e rrugëve apo ndërtimin e urave, siç është rasti i sotëm në Arrëz. Në këtë fshat, me ndërtimin e urës ne po japim mundësi që banorët jo vetëm të komunikojnë me fshatrat fqinjë, por që zona të jenë me e arritshme nga turistët vendas dhe të huaj”, tha Ministrja.

Arrëza ka festuar këtë fundjavë 90 vjetorin e shkollës së parë shqipe. Në këtë ditë, nëpër klasa u vendosën soba për ngrohjen gjatë ditëve të vështira të dimrit si dhe kompjuterë, kontribut i Forcave të Armatosura.

“Forcat e Armatosura, me shumë dashuri dhe përkushtim, i ofrojnë fëmijëve, mundësinë për tu ngrohur gjatë muajve shumë të vështirë të dimrit apo për tu informuar dhe për të mësuar me metodat më bashkëkohore. Është një kontribut shumë i vogël por domethënës, që gjithsecili prej nesh duhet ta ketë përzemërt, kryesisht kur kemi të bëjmë me fëmijë që janë e ardhmja e vendit. Ne jemi zotuar që Forcat e Armatosura t’i kemi gjithnjë edhe më pranë komunitetit, dhe ky është një tregues i këtij vullneti”, deklaroi Ministrja Xhaçka

Ne aktivitetin për 90 vjetorin e shkollës, Ministrja e Mbrojtjes dha një tjetër lajm të mirë për banorët e Arrëzës, zgjerimin e rrugës që lidh fshatin me Dardhën.

“Ju ndoshta e dini që unë jam mbesë nga Devolli dhe për herë vij këtu me zemrën plot. Si Ministre e Mbrojtjes angazhohem, që bashkë me efektivin xhenio do të punojmë për zgjerimin dhe sistemin e rrugës, që lidh fshatin tuaj me Dardhën, që ndodhet vetëm pak kilometra larg jush. Përmes misionit të tyre nga veriu në jug të vendit, forcat xhenio dhe çdo strukturë tjetër e Forcave të Armatosura, po japin kontributin e tyre, që çdo fshat, sado i largët të bëhet i arritshëm, që banorët të mos braktisin tokat dhe shtëpitë e tyre për shkak të një ure apo të një rruge. Unë ju siguroj se, Forcat e Armatosura do të jenë përherë aty ku shumëkush, nuk ka mundësinë apo kushtet për të ndihmuar komunitetin apo për të rritur sigurinë e jetës, për çdo qytetar të Shqipërisë sonë”, tha Ministrja ne takimin me banorët e fshatit.

Në Arrëz, Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, Prefekti i Korçës, Pandi Papapando dhe deputetja Edlira Bode.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Buletini mujor maj 2018Ditari, të rejat kryesore maj 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO në Bruksel8-9 nëntor 2017Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 06 (2018) Qershor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria15 qershor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Qërshor 2018
Ma En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1