Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO

Fotogaleria

Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës.

Në sesionin e hapjes së kësaj konference, mori pjesë edhe kryeministri z. Edi Rama, i cili shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka.
Në nisje të punimeve, u mbajt një minutë heshtje në nder të trupave të rënë në krye të detyrës në operacionet e NATO.

Fjala e hapjes u mbajt nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel, i cili në emër të të gjithë aleatëve, shprehu mirënjohjen për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë ndaj Aleancës, si dhe për kontributin në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO, përkatësisht misionet në Afganistan dhe Kosovë.

Gjenerali Pavel vlerësoi rolin e Shqipërisë në përkrahjen e bashkëpunimit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, siç tha ai "duke kontribuuar me mjete dhe pajisje në koalicionin global kundër ISIL dhe trajnuesit e Forcave Speciale në Irak."

Ai gjithashtu përmendi edhe këmbënguljen e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence të NATO në vendin tonë, e cila do të trajtojë fenomenin e "luftëtarëve të huaj".

Në fjalën e tij, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë, që Shqipëria mirëpret për herë të parë këtë konferencë dhe theksoi vendosmërinë e vendit tonë për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin si vend anëtar i NATO. “Ne jemi bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbiprofesional. Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë e lehtë për shkak të resurseve të kufizuara të vendit, por prania jonë do të fuqizohet me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, ashtu sikurse Forcat tona të Armatosura do të jenë prezent në çdo front ku do të thirren. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për angazhimet e NATO-s”.

Sa i përket situatës në rajon, kryeministri Rama ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë pro politikës së dyerve të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. "Hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Kjo zonë, ende e papërfshirë në arkitekturën e sigurisë europiane, përbën një territor, ku aktorë të tretë shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim."

Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganisatan dhe KFOR Kosovë.
Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.

Submit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn


Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Buletini mujor shtator 2018Ditari, të rejat kryesore shtator 2018...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2018Shkurt 2018 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 10 (2018) Tetor 2018Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria05 tetor 2018Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Tetor 2018
Ma En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4